Sport

Statistikat: Bajerni favorit, por Interi di si t’i tregojë derën

Published

on

Ja ku jemi në fazën vendimtare të Ligës së Kampioneve. Bajerni dhe Interi do të sfidohen në “Allianz Arena” për një sfidë të jashtëzakonshme dhe me shumë kujtime të bukura. Do të jetë e dhjeta mes tyre, çka e ngre në piedestal sfidën italo-gjermane.

Kjo do të jetë përballja e 10- të ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Interit në kompeticionet evropiane, me skuadrën gjermane që ka fituar pesë nga nëntë të mëparshmet (B1, H3), përfshirë më të fundit në Ligën e Kampionëve (sukses 2-0 në secilën prej ndeshjeve në fazën e grupeve 2022/23).

– Interi ka humbur katër nga 7 ndeshjet e tij kundër bavarezëve në Ligën e Kampioneve (F2, B1), megjithëse eliminoi skuadrën gjermane në dy rastet në të cilat u ndesh në fazën eliminatore të turneut: 2-0 në finalen e edicionit 2009/10 dhe kualifikim falë golave në transfertë në turin e 1/8-ave të turneut (2013-13-10).

– Vetëm Real Madrid (shtatë) e ka eliminuar Bajernin e Mynihut në raundet më eleminim të Ligës së Kampioneve më shpesh se sa zikaltrit (dy herë); Ajo italiane është një nga 5 skuadrat që kanë pasur sukses më shumë se një herë (Barcelona, Çelsi dhe Milan, gjithashtu kanë dy).

– Ekipi i Vinsent Kompani ka mbetur i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampioneve (17 fitore, 5 barazime). Humbja e fundit e bavarezëve në shtëpi daton në prill të vitit 2021, kundër PSG-së (3-2 në çerekfinalen e parë).

– Ndër klubet që kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në një edicion të vetëm të Kupës së Kampioneve/ Champions, përqindja e portave të paprekura nga ana e Interit (80%) këtë sezon, është më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip në një edicion të vetëm të turneut (tetë ndeshja pa pësuar nga 10 për kampionët e Italisë në fuqi).

– Bajerni i Mynihut ka regjistruar nivelin më të lartë të presionit në 1/3-tën e fundit të fushës për ndeshje në këtë edicion të Champions-it (121.8). Në fakt, mesatarja e gjermanëve prej 12.8 rikuperime sulmuese për ndeshje, këtë sezon është më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip që nga ajo e vetë Bajernit në edicionin 2021/22 (13.2).

– Herri Kejn është përfshirë drejtpërdrejt në 50 gola në 55 paraqitje në Champions (39 gola, 11 asistime), duke përfshirë 12 gola në 11 ndeshje në këtë edicion. Vetëm Robert Levandovski ka qenë i përfshirë në më shumë gola në një sezon të vetëm në turneun për Bajernin e Mynihut (20 në 2019/20, 16 në 2021/22).

– Lautaro Martinez ka shënuar 6 herë në nëntë paraqitje në këtë Ligë të Kampioneve; lojtari i fundit që ka shënuar më shumë në një edicion të turneut ishte Samuel Eto në 2010/11 (tetë), goli i fundit i të cilit i atij sezoni erdhi pikërisht kundër ekipit bavarez në turin e 1/8-tave.

– Joshua Kimish ka kryer 1015 pasime në këtë Champions; një rekord në një edicion të vetëm të turneut që nga viti 2013/14 (1080, Toni Kros dhe 1020, Ksavi në atë rast). Në të njëjtën kohë, mesfushori aktual i Bajernit është ai që ka krijuar më shumë raste për shokët e skuadrës (35) dhe ka bërë më shumë pasime vertikale për të kapërcyer presionin e kundërshtarit (201) në këtë turne.

– Në tri edicionet e fundit të Champions-it (që nga 2022/23), Ashraf Hakimi është i vetmi mbrojtës anësor që ka dhënë më shumë asistime se Federico Dimarko i Interit (gjashtë). Pasimet për gol ishin për lojtarë (Xheko, Çalhanoglu, Mkhitarian, Korrea, Martinez, Turam).

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara