Lajmet

Testimi i mësimdhënësve si ‘vetting’ në arsim

Published

on

Të gjithë ata mësimdhënës që janë punësuar në shkolla të ndryshme të Kosovës me ndihmën e partive politike, nuk duhet t’u japin mësim nxënësve, thotë Ymret Reshitaj kryetar i Këshillit të Prindërve i Kosovës.

Sipas tij, në Kosovë ka shumë mësimdhënës, të cilët janë punësuar në baza partiake, familjare dhe pa meritë në njëzet vjetët e fundit dhe kjo ka bërë që jo profesionalizmi i tyre, të reflektohet në mësimnxënie te nxënësit.

Ditëve të fundit, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka kundërshtuar idenë për testimin me shkrim të mësimdhënësve në Kosovë.

Duke folur për këtë proces, Ymret Reshitaj tha për Radion Evropa e Lirë, se mësimdhënësit të cilët e kanë të merituar vendin e punës, nuk duhet të kenë frikë nga asnjë vlerësim i performancës.

“Kjo është ide e mirë, që të bëhet një vlerësim dhe të dallohet ai person që ka ardhur në mënyrë të merituar, pa të njohshëm, pa ndikim të politikës, që të jetë mësimdhënës dhe ta vazhdoj detyrën dhe ata të cilët rastësisht i ka sjellë politika ose lidhjet familjare, të cilët konsiderojmë se është e dëmshme ata të qëndrojnë në arsim dhe t’u japin mësim fëmijëve, kur e dimë që atyre u mungon përgatitja që të jenë mësimdhënës”thotë Reshitaj.

Në Programin për vlerësim ndërkombëtar PISA, në vitin 2019, Kosova është renditur në vendin e 77-të për cilësi të dobët në arsim, nga 79-të vende të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi. Kosova ka gjithsej 22,585 mësimdhënës.

MASHTI thotë se u keqkuptua

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), thonë se ministrja Arbërie Nagavci, nuk e ka hapur këtë debat në lidhje me testimin e mësimdhënësve. Përmes një përgjigje me shkrim nga zyra për media e kësaj ministrie, thuhet se “prioritet i MASHTI-t, është përfundimi me sukses i këtij viti shkollor dhe përmirësimi i mangësive të shkaktuara nga pandemia.

“Na vjen keq që përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, kanë përhapur tema të paqena. Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është një nga qëllimet tona dhe do të bëhet bazuar në një planifikim të mirë dhe në konsultim me të gjitha palët me interes”, thuhet më tej në përgjigje.

Rinor Qehaja, drejtor në Institutin për Studime të Arsimit “EdGuard”, tha se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve, është i përcaktuar ligjërisht dhe ky vlerësim sipas tij nuk parasheh testimin.

Qehaja tha se testimi nuk është prezantuar as si objektiv qeveritar dhe nxitja për debat sipas tij, ka për burim një keqkuptimin institucional mes MASHTI-t dhe SBASHK-ut.

“Testimi paraqet një instrument të kufizuar që edhe po të prezantohej, nuk do të mund të përcaktonte me saktësi përgatitjen profesionale të mësimdhënësve. Mësimdhënia përbëhet nga shumë komponentë, vlerësimi i të cilave kërkon përkushtim dhe kapacitet profesional”, tha Qehaja.

Sektori i arsimit në Kosovë për vite me radhë, është përballur me probleme të mëdha dhe pa përmirësim të duhur në fusha të caktuara. Nxënësit në Kosovë, sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar në shtator të vitit të kaluar, kanë ngecje të theksuar në mësimnxënie.

Sipas Bankës Botërore, një fëmijë që ka shkuar në shkollë plot 13 vjet, deri kur i ka mbushur 18 vjet, në realitet ka bërë vetëm 7.5 vjet mësim. Pra, sipas BB-së, ka një hendek të mësimnxënies prej 5.3 vjetësh.

Institucionet e vendit, janë kritikuar për mosndarje të mjaftueshme të mjeteve financiare për arsimin. Nga 2.3 miliardë euro të buxhetit të Kosovës, në vitin 2019, për shpenzimet në arsim ishin ndarë jo më shumë se rreth 300 milionë euro.

Continue Reading

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara