Lajmet

SBASHK-u kundër testimit

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jashari, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe nga qeveritë e kaluara, është përmendur ideja për testimin e mësimdhënësve.

Ai tha se SBASHK-u ka qenë dhe do të jetë gjithmonë kundër testimit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve. Por Jashari tha edhe se puna e mësimdhënëseve, duhet të monitorohet nga inspektorët e arsimit.

“Një testim i tillë është degradues dhe nënçmues për punëtorët e arsimit, ngase ata janë testuar dhe kanë dëshmuar për njohuritë e tyre në fakultete dhe janë kuadro të diplomuar. Në vend të kësaj, ne kemi insistuar vazhdimisht që të forcohet sektori i inspektorëve të arsimit, të cilët do të shkojnë të inspektojnë orët dhe të shohin nga afër punën e mësimdhënësve që e bëjnë me nxënës”thotë Jashari.

Continue Reading

Lajmet

Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datat 26 dhe 27 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi tavan i naftës për këto dy ditë është caktuar 1.66 euro për litër.

Ndërkohë, qytetarët që përdorin benzinën do të paguajnë deri në 1.44 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit është fiksuar në 0.86 euro për litër.

Ky vendim i ministrisë synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe rregullimin e tregut të karburanteve në vend.

Continue Reading

Lajmet

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton Kosovën, Policia njofton për kufizime në trafik

Published

on

By

Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës më 27 dhe 28 prill 2026.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit publik dhe rregullimin e trafikut përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës.

Gjatë kësaj kohe, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në intervale të shkurtra kohore, si dhe riorientim të automjeteve në rrugë alternative.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për këto kufizime, të cilat do të aplikohen sipas agjendës zyrtare të delegacionit të lartë të aleancës.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Rritje financimesh për start-upet dhe bashkëpunim më i madh me shkollat

Published

on

Në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se qeveria po punon për rritjen e ndjeshme të financimeve për start-upet dhe për mbështetjen e të rinjve me potencial në fushën e inovacionit.

Ai u shpreh se synimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm mbështetës për projektet e reja, duke përfshirë edhe financime për ide që janë ende në fazat fillestare, por që mund të zhvillohen në të ardhmen. Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet dhe shkollat e mesme, me qëllim rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e projekteve dhe aksesimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos me një projekt inovativ që lidhet me rëndësinë e bletëve dhe ndërthurjen e teknologjisë me natyrën, i vlerësuar për qasjen kreative dhe mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 10:10 në fshatin Nashec, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar teksa ai ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara