Lajmet

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Mbledhja fillon nga ora 11:00.

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja fillon nga ora 11:00.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Procedimi i tri (3) Propozim-amendamenteve Kushtetuese, me nr.28, 29 dhe 30

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 shkurt 2024:

18. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

19. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,

22. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

23. Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,

24. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

28. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

33. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,

43. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

44. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

45. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,

46. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,

47. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,

48. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,

49. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,

50. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

51. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.

IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
  6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
  7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
  8. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
  9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
  10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
  11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
  12. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  13. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
  14. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056  për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-277 për sport,
  18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile.V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lajmet

Abazoviq dhe Adzhiq intervistohen për shtetësinë e biznesmenit Naser Ramaj

Published

on

By

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Filip Adzhiq, janë marrë në pyetje nga Departamenti Special i Policisë (SPO) në kuadër të hetimeve paraprake lidhur me dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit nga Kosova, Naser Ramaj.

Sipas gazetës “Vijesti”, Abazoviq dhe Adzhiq u morën në pyetje rreth dhjetë ditë më parë lidhur me dokumentacionin dhe bazën mbi të cilën i ishte miratuar shtetësia malazeze Ramajt, pak para përfundimit të mandatit të qeverisë së tyre në vitin 2023. Ish-kryeministri Abazoviq e ka konfirmuar dhënien e deklaratës në cilësinë e qytetarit, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Prokuroria Speciale e Shtetit dhe SPO-ja po hetjnë nëse ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë përdorimit të së drejtës diskrecionale për dhënien e kësaj shtetësie. Procedura kishte kaluar me propozim të kryeministrit të atëhershëm, pas mendimit pozitiv nga Ministria e Financave dhe verifikimit të sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB).

Shtetësia e nderit i ishte dhënë Ramajt me arsyetimin se ai ishte investitor në kompleksin “Porto Budva”, me vlerë prej 80 milionë eurosh. Megjithatë, Prokuroria tashmë e akuzon atë për evazion fiskal, nën dyshimin se si përgjegjës në kompaninë “Alart Centar Budva” nuk ka deklaruar të ardhurat nga shitja e hapësirave në këtë kompleks.

Për këtë arsye, kryeministri aktual i Malit të Zi, Millojko Spajiq, pati kërkuar më parë nisjen e procedurave urgjente për heqjen e shtetësisë së Ramajt.

Naser Ramaj njihet në Kosovë edhe si ish-pronar i klubit të futbollit Feronikeli. Klubi kishte grumbulluar borxhe mbi 700 mijë euro ndaj lojtarëve dhe trajnerëve nga viti 2019, gjë që e shtyu FIFA-n të obligojë pasardhësin e tij, Feronikeli 74, për shlyerjen e këtyre detyrimeve financiare.  /Vijesti/

 

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Arshi Pipa”.

Sipas Policisë, në orën 23:00 është pranuar informata se një person ka rënë nga një lartësi. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Burimi: KOHA.

D.L

Continue Reading

Lajmet

IHMK me paralajmërim për motin sot: Priten reshje shiu, rrufe e mundësi për breshër

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme, më 21 korrik, mbi territorin e vendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, të cila vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.

“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë,” sqaron IHMK.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 31°C dhe 33°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, e cila mund të fuqizohet përkohësisht në zonat me stuhi.

IHMK u rekomandon qytetarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të stuhive apo erërave të forta.

Continue Reading

Lajmet

ESTOFEX vendos Kosovën në nivelin më të lartë të rrezikut për stuhi dhe breshër të madh

Published

on

By

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3) sipas parashikimit të publikuar nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX). Ky alarm paralajmëron mundësinë e motit ekstrem gjatë të martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Sipas ESTOFEX-it, niveli 3 është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri i madh, erërat shkatërruese dhe, në raste të izoluara, tornadot. Meteorologët theksojnë se situata atmosferike mund të sjellë një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem këtë verë në rajon.

Në analizën e tyre thuhet se stuhitë e formuara mbi Detin Adriatik mund të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës, ku aktiviteti mund të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se Niveli 3 nuk do të thotë se çdo zonë do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive të fuqishme. Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet zyrtare dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara