Lajmet

Hotelet e Kosovës pritën mbi 54 mijë vizitorë vetëm në dhjetor

Sipas të dhënave, në këtë periudhë hotelet patën mbi 54 mijë vizitorë.

Published

on

Biznesi i hotelerisë çdo muaj është duke realizuar profit, pasi duket se hotelet janë mjaft të frekuentuara. Sipas të dhënave të ASK-së, vetëm në muajin dhjetor numri i vizitorëve nëpër hotele ishte për 40 për qind më i lartë sesa në po të njëjtin muaj të vitit 2022. Sipas të dhënave, në këtë periudhë hotelet patën mbi 54 mijë vizitorë.

“Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42 042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 30,4%. Numri i net qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43,9% nga vendorët dhe 56,0% nga të huajt”, thuhet në raport.

Ndërsa, numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve nga vijnë.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (dhjetor 2022) ka rritje të vizitoreve për 25,1%. Në total 32 835 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raport.

Lajmet

Kryeprokurori themelon dy mekanizma për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e integritetit të prokurorëve

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për themelimin e dy mekanizmave të rinj brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit: Mekanizmit Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit dhe Mekanizmit të Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit.

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mekanizmi mbikëqyrës do të analizojë cilësinë e aktakuzave që janë hedhur me vendim të formës së prerë, si dhe rastet që kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese, me fokus të veçantë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Prokurorët e angazhuar në këtë mekanizëm do të japin rekomandime profesionale bazuar në gjetjet e tyre, të cilat do t’ia përcjellin Kryeprokurorit të Shtetit për vlerësimin e ligjshmërisë dhe unifikimin e praktikave institucionale.

Ndërkaq, Mekanizmi i Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit do të ofrojë mbrojtje institucionale dhe profesionale për prokurorët në rastet kur pretendohet ndikim i paligjshëm, cenohet pavarësia profesionale apo ndaj tyre zhvillohen sulme dhe fushata denigruese për shkak të vendimeve të marra gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas njoftimit, krijimi i këtyre dy mekanizmave ka qenë një nga prioritetet e paraqitura nga Gashi në konceptdokumentin e tij.

Gashi ka caktuar gjithashtu prokurorin Veton Shabani si Koordinator Nacional për Zgjedhje, ndërsa prokurorin Ersan Qavolli si Koordinator Nacional për rastet e Dhunës në Familje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Published

on

Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë, Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në një votim mesnatën mes të martës dhe të mërkurës. Ajo pati mbështetjen e Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekipi i Kosovës mbërrin në Kore të Jugut, gati për FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Ekipi i Kosovës, First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, ka mbërritur në Incheon të Koresë së Jugut, ku nga 7 deri më 10 tetor do të marrë pjesë në FIRST Global Challenge 2026, një prej garave më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës për të rinj.

Në mesin e ekipeve nga mbi 190 vende të botës, gjashtë të rinjtë që përfaqësojnë Kosovën janë tashmë të gatshëm për sfidën e madhe ndërkombëtare, e cila këtë vit zhvillohet me temën “Igniting Innovation” dhe fokusohet në përdorimin e teknologjisë dhe inxhinierisë për parandalimin, menaxhimin dhe rimëkëmbjen nga zjarret e egra.

Ekipi kosovar përbëhet nga Klea Hajrizi, Amar Rama, Melos Grainca, Jon Thaçi, Marta Çerkini dhe Ylli Osmani, nën udhëheqjen e mentoreve Elita Hajrizi dhe Leona Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Kush është Justina Shiroka-Pula, Presidentja e re e Kosovës?

Published

on

Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, akademike dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave. Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Presidente të Republikës së Kosovës me 81 vota. Pas zgjedhjes, ajo dha edhe betimin para deputetëve.

Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1984 ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik në Universitetin e Zagrebit.

Ajo është doktoruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”. Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa nga viti 1978 është angazhuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku ka zhvilluar karrierën akademike.

Gjatë karrierës së saj akademike, Shiroka-Pula ka ndjekur studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe trajnime të ndryshme profesionale jashtë vendit.

Ajo ka pasur edhe angazhime në shoqërinë civile, veçanërisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Në politikë, Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës nga viti 2008 deri më 2011, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Në ASHAK, ajo është zgjedhur anëtare korrespondente në vitin 2016 dhe akademike e rregullt në vitin 2020. Në vitin 2026 ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, para se të zgjidhej Presidente e Republikës.

Me zgjedhjen në këtë post, Justina Shiroka-Pula është Presidentja e re e Kosovës dhe pason Vjosa Osmanin. Ajo do të ushtrojë detyrën e kreut të shtetit në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara