Kulturë

Tamil Nadu, idhulli i shekullit të 12-të që u vodh nga një tempull në Indi, u gjet në ShBA pas 50 vjetësh

Idhulli i shekullit të 12-të i perëndeshës hindu Parvati u gjet në Shtëpinë e Ankandit Bonhams.

Published

on

Një statujë që u vodh në vitin 1971 nga një tempull në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u gjet në New York, konfirmoi policia. Idhulli i shekullit të 12-të i perëndeshës hindu Parvati u gjet në Shtëpinë e Ankandit Bonhams, u tha tutje në njoftimin e policisë.

Bonhams është një shtëpi ankandesh ndërkombëtare në pronësi private, me seli në Londër. Një zyrtar i lartë i policisë tha se Tamil Nadu ka “gati letrat” ​​për të rikthyer idhullin.

Gjatë viteve të fundit, India ka përforcuar përpjekjet për të rikthyer idhujt dhe objektet e tjera që janë vjedhur ose kontrabanduar nga tempujt.

Në muajin shkurt, kryeministri Narendra Modi tha se “më shumë se 200 idhuj të çmuar” janë kthyer me sukses në Indi që nga viti 2014.

Në vitin 2020, Britania e Madhe i ktheu qeverisë indiane tre skulptura bronzi të vjedhura nga tempulli Tamil Nadu më shumë se 40 vjet më parë./UBTNews/

Lifestyle

Si të kujdeseni për flokët, sa shpesh duhet të priten?

Published

on

Prerja e flokëve është një pjesë thelbësore e kujdesit personal, dhe mënyra se si bëhet duhet të përshtatet me tipin e flokëve dhe stilin që dëshironi.

Edhe pse çdo person ka nevojat e tij, ekspertët rekomandojnë disa udhëzime për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të bukur.

Flokët e shkurtër kërkojnë më shumë vëmendje dhe duhen prerë çdo 3-7 javë, në varësi të shpejtësisë së rritjes.

Nëse dëshironi të ruani një gjatësinë të caktuar, mund ta shtyni pak më shumë prerjen, deri në 4-5 javë.

Flokët e gjatë mund të presin më shumë, çdo 2-3 muaj, përveçse nëse janë shumë të dëmtuar.

Majat e flokëve të gjatë janë më të ndjeshme ndaj dëmtimit, ndaj prerjet e rregullta ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të tyre.

Flokët kaçurrela kërkojnë më pak prerje, çdo 10 javë, flokët me onde kanë nevojë për prerje më të shpeshtë për të hequr majat e dëmtuara.

Flokët e dëmtuar janë më të ndjeshëm dhe duhen prerë çdo 8 javë për të larguar majat e djegura e stimuluar rritjen e flokëve të rinj.

Për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur, është e rëndësishme të merrni parasysh jo vetëm stilin që dëshironi, por edhe gjendjen dhe ritmin e rritjes së flokëve tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Del në ankand rezidenca verore e Benito Musolinit në Rimini

Published

on

Rezidenca verore e ish-diktatorit italian Benito Musolini, e njohur si “Villa Mussolini”, që ndodhet pranë qytetit Rimini në bregdetin e Adriatikut, do të dalë në ankand, raportojnë mediat italiane.

Pronari aktual ka vendosur ta nxjerrë vilën në shitje, ndërsa ofertat mund të paraqiten deri më 22 dhjetor.

Bashkia e Rixhonës ka shfaqur interes për të blerë pronën, që është përdorur falas për aktivitete kulturore dhe ekspozita, me leje nga pronarët e mëparshëm.

Bashkia synon ta blejë përfundimisht dhe të kryejë restaurime në ndërtesë.

Vila, e ndërtuar rreth vitit 1890, përfaqëson stilin tipik të shtëpive të pushimit në bregdetin e Adriatikut. Pronësia e saj ka ndryshuar disa herë, derisa në vitin 1934, Rakele Musolini, bashkëshortja e diktatorit, e bleu dhe e shndërroi në rezidencë verore të familjes.

Pas ekzekutimit të Musolinit nga partizanët italianë në 1945 dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vila kaloi në pronësi të shtetit.

Edhe pse emri i pronës ka qenë shkak debatesh dhe polemikash, bashkia e Rixhonës ka vendosur të ruajë emrin historik “Villa Mussolini”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Hapet Java e Filmit të Frankofonisë në Prishtinë

Published

on

Në Prishtinë u hap Java e Filmit të Frankofonisë, një ngjarje e cila këtë vit zhvillohet nën temën “Moda dhe Kultura”.

Aktivitetet u çelën zyrtarisht me premierën e filmit “Couture” të Angelina Jolie, duke i dhënë tonin artistik dhe estetik këtij edicioni.

Publiku u magjeps nga një performancë artistike unike, që ndërthurte modën dhe teatrin, me synimin për të reflektuar ndikimin e kinematografisë franceze në botën e modës.

Në qendër të kësaj performance u shqua aktorja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arta Selimi, e cila u paraqit me një veshje të veçantë dhe simbolike.

Veshja e saj ishte e frymëzuar nga filmi klasik francez “Peau d’âne” (Lëkura e gomarit), duke sjellë në skenë një atmosferë përrallore, elegante dhe magjike. Ajo përfaqësoi një bashkim harmonik midis modës bashkëkohore dhe estetikës filmike franceze.

Ky kombinim mes artit të filmit dhe dizajnit të modës shënoi një moment kulmor në hapjen e Javës së Filmit të Frankofonisë, duke dëshmuar fuqinë e bashkëpunimit kulturor dhe artistik ndërmjet vendeve frankofone dhe krijuesve kosovarë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si ta heqësh stresin natyrshëm?

Published

on

Nëse nuk dimë si të përballemi në mënyrë të shëndetshme me stresin, plakemi më shpejt, dëmtojmë aftësitë tona kognitive, humbasim energjinë dhe bëhemi më pak aktivë e të paqartë në mendime.

Për ta shmangur këtë, më poshtë gjeni disa këshilla të dobishme për menaxhimin e stresit:

Ruani një qëndrim pozitiv.

Pranoni se ka situata që nuk mund t’i kontrolloni.

Shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja me qetësi në vend që të reagoni në mënyrë agresive ose pasive.

Mësoni dhe praktikoni teknika relaksimi, si frymëmarrja e thellë, meditimi apo joga.

Bëni aktivitet fizik rregullisht. Një trup në formë ndihmon edhe mendjen të përballojë më mirë stresin.

Ushqehuni shëndetshëm. Trupi ka nevojë për ushqim të mirë për t’u rikuperuar pas situatave stresuese.

Shmangni përdorimin e alkoolit si mënyrë për të lehtësuar stresin.

Kërkoni mbështetje nga miqtë dhe njerëzit e afërt.

Menaxhoni kohën në mënyrë efektive, në mënyrë që të shmangni ngarkesën dhe presionin e panevojshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara