Lajmet

Tahiri-Kurtit: As ministrja Haxhiu s’të ka marrë seriozisht

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së Abelard Tahiri tha se Qeveria prioritet i ka donacionet pastaj angazhimet për blerjen e vaksinave, raporton Ekonomia Online.

Edhe Tahiri ka pasur kritika sa i përket programit qeverisës duke e quajtur të përsëritur.

Madje ai i tha kryeministrit Kurti se as ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk e ka marrë seriozisht,

“Kryeministër është  që kritika vjen nga e ardhmja pra një vizion i kryeministrit si e mendon ai përballien me pandeminë. Nuk po shohim se çfarë rritje ekonomike e pret vendin në të ardhmen, si do t’i mbështetur bujqit dhe çfarë investitorë të huaj presim”.

“Një vizion i tillë me këtë program nuk ekziston dhe programi po del të jetë një listë e përsëritur dhe nuk ka asnjë risi ka gabime logjike, ju sot prioritet i keni donacionet dhe pastaj angazhimin e qeverisë për blerjen e vaksinave”.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në proceset evropiane dhe ka kërkuar trajtim të barabartë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në deklarimin e saj para mediave, ajo theksoi se e ardhmja e rajonit është brenda Bashkimit Evropian. Pjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit Haxhiu e quajti shumë të rëndësishme.

“Siç e dini, sot do të diskutojmë tema të rëndësishme që lidhen me sigurinë dhe zgjerimin e BE-së. Duhet të theksoj se e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian i bashkuar dhe më i gjerë është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që duan të krijojnë paqëndrueshmëri në Evropë”, u shpreh ajo.

Haxhiu ka thënë se Kosova ka bërë reforma të rëndësishme dhe se po punon për të ardhmen evropiane, duke qenë plotësisht në përputhje me forumin e BE-së dhe politikën e sigurisë.

“Nga ky samit presim diskutime të frytshme nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Kjo është arsyeja pse Kosova meriton pyetësorin, statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Duhet të theksoj se integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik. Ka të bëjë me prosperitetin, ka të bëjë me paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Evropën dhe për popullin tonë”, ka thënë Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 100 prokurorë do të mbikëqyrin zgjedhjet e 7 qershorit

Published

on

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të angazhohen për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe për sigurimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe transparent.

“Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe organizatave që të raportojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim apo manipulim të votës.

“Ftojmë qytetarët dhe të gjitha palët e përfshira që të denoncojnë çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre”, theksohet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Aktori i Hollywood-it James Handy vdes në moshën 81-vjeçare pas sulmit me thikë

Published

on

Aktori veteran i Hollywood-it, James Handy, ka vdekur në moshën 81-vjeçare pasi u sulmua me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Tarzana të Los Angelesit, ka raportuar The Guardian.

Sipas Policisë së Los Angelesit (LAPD), Handy është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij me plagë të shumta në kraharor.

Për rastin është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së aktorit, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij dhe viktimën. Ai po hetohet për vrasje.

Sipas autoriteteve, personi që kishte telefonuar në numrin emergjent 911 ka deklaruar: “Unë jam biri i njeriut, sapo e vrava njeriun e mëkatit”. Ndërkohë, i dyshuari më vonë u ka thënë policëve: “Jam personi që po kërkoni”, kur ata mbërritën në vendngjarje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari banonte në këtë adresë së bashku me nënën e tij, e cila ishte partnerja e viktimës.

James Handy ka lindur në New York dhe ka ndërtuar një karrierë që ka zgjatur pothuajse pesë dekada. Ai është bërë i njohur për role në filma si “Jumanji”, “Logan” dhe “Top Gun: Maverick”, si dhe në seriale të njohura si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”.

Karrierën e nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2022 me “Top Gun: Maverick”.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për motivin e ngjarjes vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit.

Haxhiu kërkoi mbështetjen e Çekisë edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

“U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar”, u njoftua nga zyra.

Continue Reading

Të kërkuara