Botë

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

Published

on

Sulmet e fundit ajrore me dronë të Ukrainës kanë krijuar një kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë gjatë fundjavës, duke detyruar aeroportet kryesore të ndërpresin ose kufizojnë aktivitetet e fluturimeve. Aeroportet më të mëdha që shërbejnë Moskën dhe Shën Petersburgun janë përfshirë në këtë valë ndërprerjesh.

Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 të dielën, rreth 400 fluturime ishin anuluar për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerët janë këshilluar që të përdorin trenat si një alternativë për të udhëtuar, pasi shumë fluturime u bënë të pamundura.

Në Aeroportin Sheremetyevo në Moskë, 171 fluturime u anuluan dhe 56 të tjera u vonuan për më shumë se dy orë. Po ashtu, në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg, 90 fluturime u anuluan dhe 37 të tjera u shtynë për një periudhë të ngjashme.

Ministria theksoi se udhëtarët mund të përdorin linjat hekurudhore për të udhëtuar mes Shën Petersburgut dhe Moskës, pasi bileta janë të disponueshme për trenat me distancë të gjatë dhe me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, anulime fluturimesh janë regjistruar edhe në aeroporte të tjera të Rusisë, përfshirë Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov.

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet ruse po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe po marrin masa shtesë për sigurinë e udhëtarëve.

Botë

​Ushtria amerikane harton plane ndërhyrjeje në Nigeri pas urdhrit të Trump

Published

on

By

Ushtria amerikane ka përgatitur opsione për një ndërhyrje të mundshme në Nigeri pasi presidenti Donald Trump urdhëroi veprime për të mbrojtur të krishterët nga sulmet e synuara nga grupet terroriste, sipas raporteve të medias.

Zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se Komanda Amerikane e Afrikës (AFRICOM) ka hartuar tri plane përshkallëzuese për Nigerinë, duke përfshirë opsione të lehta, të mesme dhe të rënda, dhe ia paraqiti ato Shtabit të Përbashkët në Pentagon, raporton New York Times.

Zhvillimi i fundit erdhi pasi Trump shkroi në platformën e tij Truth Social të shtunën se nëse qeveria nigeriane “vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve”, Uashingtoni do të ndërpresë menjëherë të gjithë ndihmën.

Trump tha se SHBA-të mund të “hyjnë në atë vend tani të turpëruar, ‘me armë zjarri'” dhe urdhëroi Pentagonin të “përgatitet për veprime të mundshme”.

Sipas zyrtarëve, opsioni i lehtë do të përfshinte operacione “të mundësuara nga partnerët”, me ushtrinë amerikane dhe Departamentin e Shtetit që mbështesin forcat nigeriane kundër Boko Haram dhe grupeve të tjera militante.

Opsioni i mesëm parashikon sulme me dronë në kampet dhe konvojet e militantëve, megjithëse forcat amerikane nuk kanë më baza të afërta në Nigerin fqinj dhe do të përballen me sfida logjistike dhe diplomatike.

Opsioni i rëndë do të vendoste një grup transportuesish aeroplanësh dhe asete sulmi me rreze të gjatë veprimi, por zyrtarët thanë se një veprim i tillë nuk është aktualisht një përparësi e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Në Nigeri, siguria kërcënohet nga një përzierje grupesh terroriste, duke përfshirë Boko Haram dhe ISWAP, si dhe bandat e armatosura, milicitë etnike si Populli Indigjen i Biafrës (IPOB) dhe konfliktet midis barinjve dhe fermerëve, shpesh të rrënjosura në tensionet ekonomike dhe sociale.

Sipas Projektit të të Dhënave të Vendndodhjes dhe Ngjarjeve të Konflikteve të Armatosura (ACLED) me bazë në SHBA, këtë vit ka pasur 1.923 sulme ndaj objektivave civilë në Nigeri, me vetëm 50 të lidhura drejtpërdrejt me identitetin e krishterë./KP

Continue Reading

Lajmet

114 të vdekur nga tajfuni, Filipinet shpallin gjendje katastrofe

Published

on

Të paktën 114 persona kanë vdekur nga tajfunët më të fortë të këtij viti, ku shkaktoi përmbytje të mëdha në Filipinet qendrore. Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe në territor.

Stuhia ka përmbytur qytete të tëra në Cebu, ishullin më të populluar të rajonit, ku u raportuan 71 vdekje. 127 të tjerë janë të zhdukur dhe 82 të plagosur, sipas zyrtarëve.

Autoritetet provinciale të Cebu-s raportuan 28 vdekje të tjera, të cilat nuk u përfshinë në numrin e publikuar nga zyra kombëtare e mbrojtjes civile, sipas AFP-së.

Kalmaegi u nis nga Filipinet të enjten në mëngjes dhe po lëviz drejt Vietnamit qendror, ku banorët janë ende të tronditur nga përmbytjet që vranë dhjetëra persona./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Lansohet sateliti i ri që do të regjistrojë Tokën ditën edhe natën

Published

on

Radari-vëzhgues që operohet nga një qendër kontrolli dhe më vonë do të zëvendësojë satelitin e vjetër Sentinel si pjesë e programit Copernicus.

Ai do të jetë në gjendje të regjistrojë sipërfaqen e Tokës në të gjitha kushtet, ditën dhe natën, pavarësisht nga moti.

Kreu i qendrës së kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) në Darmstadt të Gjermanisë, Josef Aschbacher, kujtoi se programi Copernicus lejon monitorimin e gjendjes së akullit, zhvillimit bujqësor, klimës dhe ndryshimeve klimatike, stuhive dhe përmbytjeve, dhe radari në anijen kozmike mund të depërtojë në re.

Ai shtoi se sonda, e cila kushton midis 200-300 milionë euro, mund të zbulojë ndryshime në Tokë deri në shkallën milimetrike nga një lartësi prej rreth 700 kilometrash.

Sonda garanton vazhdimësinë e të dhënave kritike për shërbimet e Copernicus, siç janë monitorimi i përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut, ndryshimeve në bujqësi ose monitorimi i detit.

Sentinel-1D duhet të përmirësojë më tej frekuencën dhe mbulimin e imazheve në bashkëpunim me Sentinel-1C të lansuar nga ESA në fund të vitit 2024. Sipas Katrin Molch, drejtuese e menaxhimit të misionit në ESA, Sentinel-1D është sateliti i dymbëdhjetë në orbitë si pjesë e programit Copernicus.

Kohëzgjatja nominale e misionit është shtatë vjet, dhe Molch tha se ajo dhe kolegët e saj shpresojnë ta arrijnë në dhjetë, raporton KosovaPress.

Copernicus është një projekt i përbashkët i Komisionit Evropian dhe ESA-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria mbyllet në SHBA për 36 ditë, amerikanët pa paga dhe fluturimet anulohen

Published

on

Mbyllja e qeverisë federale të SHBA-së është më e gjata në historinë e këtij vendi, duke hyrë në ditën e 36-të të mërkurën, ndërsa Kongresi vazhdon të dështojë të miratojë një buxhet federal.

Mbyllja e mëparshme më e gjatë në historinë e SHBA-së ishte gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, e cila ndaloi shumë operacione federale për më shumë se pesë javë në fund të vitit 2018 dhe fillim të vitit 2019.

Sa do të zgjasë mbyllja varet nëse të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje, dhe senati pritet të mbajë raunde të reja votimi të mërkurën, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve, dhoma e dytë e Kongresit, nuk është planifikuar të mblidhet këtë javë, megjithëse mund të mblidhet në varësi të rrethanave.

Bllokada e ka lënë qeverinë federale pa fonde për operacionet e përditshme dhe pagat.

Shpenzimet federale praktikisht janë ndalur, gjë që ka vënë në rrezik shumë agjenci dhe zyra. Vetëm ato agjenci që konsiderohen thelbësore janë të përjashtuara. Kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme në jetën e përditshme në Shtetet e Bashkuara.

Shumë punonjës federalë nuk kanë marrë pagat e tyre që nga tetori. Ka radhë të gjata në disa aeroporte sepse regjistrimi i pasagjerëve nuk po zhvillohet si zakonisht. Për shkak të mungesës së kontrollorëve të trafikut ajror që kanë kërkuar punë të tjera, fluturime të shumta po anulohen çdo ditë.

Kongresi i SHBA-së duhej të binte dakord për një buxhet të ri federal deri në fund të shtatorit, por projektligji i buxhetit kalimtar i propozuar nga Partia Republikane nuk mori shumicën e nevojshme. Propozimi demokrat u refuzua edhe më parë,/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara