Botë

Stuhia e borës mbërthen SHBA-në

Published

on

Një stuhi e madhe e borës, akullit, erërave dhe ulja e temperaturave në Shtetet e Bashkuara ka krijuar kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara e deri në Bregun Lindor, duke detyruar autoritetet që të mbyllin shkolla dhe zyra qeveritare në disa shtete.

Bora dhe akulli kanë mbuluar rrugët kryesore në mbarë Kansasin, perëndimin e Nebraskës dhe pjesë të Indianas, ku Garda Kombëtare ka aktivizuar ekipet për të ndihmuar rreth kësaj situate. Pritet që në këto shtete të bjerë të paktën 20 centimetra dëborë, teksa erërat pritet të arrijnë deri në 72 kilometra në orë.

Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka lëshuar paralajmërime për stuhi dëbore nga Kansasi dhe Misuri e deri në Nju Xhersi. Nga ky shërbim thanë se ka mundësi që të ketë reshje më të mëdha që janë regjistruar në një dekadë.

Vorbulla polare e ajrit ulra të ftohtë zakonisht rrotullohet rreth Polit të Veriut. Banorët në SHBA, Evropë dhe Azi përjetojnë të ftohtin e saj intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

Studimet kanë treguar se ngrohja e shpejt e Arktikut pjesërisht është fajtore për intensifikimin e vorbullës polare që po zgjeron ndikimin e saj.

Të hënën, më 6 janar, pritet që edhe në pjesë të tjera të vazhdojë mbyllja e shkollave për shkak të motit.

Në Marilend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme një ditë më parë dhe përveç shkollave, atje është mbyllur edhe qeveria shtetërore. Autoritetet në Kentaki po ashtu kanë vendosur këtë masë.

Për shkak të akullit dhe dëborës janë raportuar për aksidente trafiku, teksa vetëm në Virxhinia janë raportuar të paktën 135 aksidente trafiku të dielën dhe autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve të qëndrojnë në shtëpi. Po ashtu, për shkak të motit është prekur edhe transporti ajror, teksa autoritetet kanë anuluar edhe fluturime.

Stuhia pritet të lëvizë të hënën drejt Ohajos dhe temperaturat e ftohta pritet të arrijnë deri në Florida në jug.

Nga 6 janari, dy e treta e shteteve lindore të SHBA-së pritet të përballen me temperatura të ulëta dhe erëra të ftohta, thanë meteorologët. Temperaturat, sipas tyre, mund të jenë nga 7 deri 14 gradë Celcius nën normale.

Shtetet verilindore amerikane me gjasë do të përballen me disa ditë të ftohta, thanë nga Shërbimi Kombëtar i Motit./REL/

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Botë

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Published

on

Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.

Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.

24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.

Continue Reading

Të kërkuara