Lajmet nga UBT

Studio Studime të Sigurisë në UBT

Published

on

UBT ofron programin Studime të Sigurisë, program ky që studentëve u ofron njohuri të gjera në fushën e institucioneve të sigurisë, akterëve të sigurisë, rreziqeve si dhe kërcënimeve të sigurisë.

Nga ky program studimi, studentët e UBT-së do të përfitojnë shkathtësi konkrete në analizimin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme që lidhen me nivelin kombëtar ose specifik të sigurisë, duke i bërë ata profesionistë të kësaj fushe, përmes një kurrikule moderne të zhvilluar nga UBT.

Zhvillimi akademik dhe profesional në këtë fushë i përgjigjet plotësisht nevojave të tregut, ndaj studimi në këtë fushë është një përparësi shumë e madhe për secilin studentë për qasje më të lehtë në tregun e punës.

Diploma e UBT-së njihet ndërkombëtarisht dhe kjo studentëve u jep një përparësi për depërtimin e tyre akademik në tregun ndërkombëtar përmes fushës Studime të Sigurisë, duke i bërë ata ndër profesionistët e rrallë të sigurisë që depërtojnë jashtë vendit.

Lajmet nga UBT

Jeta studentore dhe inovacioni në zemër të Kampusit të UBT-së në Lipjan

Published

on

By

Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan po kthehet në epiqendrën e inovacionit, teknologjisë dhe jetës studentore në Kosovë dhe më gjerë. Me një qasje unike multidisiplinare dhe një infrastrukturë moderne, ky kampus ofron një mjedis të pasur për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve nga të gjitha nivelet e arsimit – që nga shkollat fillore e deri në programet pasuniversitare.

Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së në Lipjan përfshin mbi 40 laboratorë të specializuar, hapësira bashkëpunuese, qendra kërkimore dhe bibliotekën më të madhe në vend – duke shërbyer si një hapësirë kreative ku idetë marrin jetë dhe studentët sfidohen të mendojnë ndryshe. Ky park është projektuar për të lidhur teorinë me praktikën dhe akademinë me industrinë, duke u ofruar studentëve mundësinë që të angazhohen në projekte reale, start-up-e, kërkime shkencore dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Jeta studentore në këtë kampus është dinamike, e gjallë dhe plot mundësi. Përveç mësimeve, studentët janë të angazhuar në klube inovative, gara ndërkombëtare të teknologjisë, aktivitete kulturore dhe projekte sociale që kontribuojnë në zhvillimin e tyre të gjithanshëm. Partneritetet me mbi 300 institucione ndërkombëtare dhe mundësitë për shkëmbim akademik e bëjnë këtë kampus një portë drejt botës për të rinjtë kosovarë.

Drejtoresha e Kampusit të Lipjanit, Lirigzona Morina, thekson rëndësinë që UBT i jep zhvillimit gjithëpërfshirës të studentëve:

Ne punojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis ku secili student ndjehet i frymëzuar, i mbështetur dhe i sfiduar për të arritur potencialin e tij maksimal. Kjo është një platformë ku formohen liderët e së ardhmes“, thotë Morina.

Përmes këtij angazhimi dhe përkushtimi ndaj cilësisë, UBT jo vetëm që po transformon arsimimin në Kosovë, por edhe po ndërton një kulturë të inovacionit dhe ekselencës që ndikon pozitivisht në të gjithë rajonin.

Studentët tanë janë inovatorë, krijues dhe kontribues aktivë në zhvillimin e së ardhmes. Misioni ynë është t’u japim atyre mjetet, hapësirën dhe mbështetjen që u nevojitet për të ndërtuar diçka me vlerë“, përfundon Morina./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Fat Taraku: Falë UBT-së arrita ta jetoj realitetin, nga nostalgjitë e studimeve deri përvoja ime në Universitetin e Padovës në Itali

Published

on

Fat Taraku, nga student i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT tanimë po vazhdon studimet Master në Universitetin e Padoves në Itali.

“n’RITËM” me autore dhe moderatore Albina Zeneli në Campus Radio ka realizuar një intervistë me studentin, ku ai mes tjerash ka kujtuar me nostalgji kohën e studimeve në UBT.

“UBT ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunime me studentët, dhe kanë ofruar ndihmesë përgjatë 3 viteve, na kanë motivuar edhe më shumë për të qenë më të mirët në drejtimin e zgjedhur”, tha Fati.

Përndryshe, Taraku është edhe nutricionist i klubit të basketbollit @kbpejaofficial dhe tregon planet më të ardhmen edhe në këtë fushë

Çdo ditë pune, nga e hëna në të premte me fillim nga ora 13:00-15:00.

Pjesë nga intervista:

https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/567135363109400

 

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë vazhdojnë ligjëratat e përbashkëta me Universitetin e IOWA-s

Published

on

By

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT kanë vazhduar me ligjëratat e përbashkëta me studentët nga Universiteti i IOWA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të lëndës “Mjedisi Biznesor Ndërkombëtar”.

Ligjëratat janë udhëhequr nga Prof. Erin Johnson dhe Prof. Enver Krasniqi dhe janë zhvilluar në formë online, duke ofruar një përvojë ndërkulturore dhe akademike të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

Kjo është gjenerata e shtatë me radhë që merr pjesë në këtë bashkëpunim, ku studentët kanë pasur qasje në platformën akademike të Universitetit të IOWA-s, përmes së cilës kanë punuar në detyra, diskutime dhe aktivitete të tjera relevante që kontribuojnë në certifikimin e tyre nga ky program.

Gjatë ligjëratave, studentët nga të dy universitetet kanë bashkëpunuar në grupe, duke treguar angazhim dhe performancë të jashtëzakonshme në prezantimet e tyre. Temat e trajtuara filluan me prezantime ndërkulturore për jetën studentore në IOWA dhe në UBT, duke krijuar një ambient bashkëpunues dhe të hapur për shkëmbim përvojash.

Në përfundim të ciklit të ligjëratave, secili grup përgatiti dhe prezantoi një infografik për një produkt ose shërbim që aktualisht mungon në njërën nga vendet, por që do të kishte potencial suksesi në tregun tjetër. Prezantimet e dhjetë grupeve u vlerësuan si shumë të suksesshme dhe përmbushën të gjitha objektivat e sesioneve të përbashkëta, duke reflektuar një nivel të lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të aftësive të fituara nga studentët.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT merr pjesë si institucion partner në Kongresin e 9-të Ndërkombëtar të Infermierisë Ligjore

Published

on

By

Kongresi i 9-të Ndërkombëtar i Infermierisë Ligjore do të mbahet më 20-22 maj 2025 në Universitetin e Kırıkkale-s dhe do të shërbejë si një pikë e rëndësishme takimi në fushën e shkencave ligjore dhe infermierisë. Kongresi organizohet në bashkëpunim me Universitetin Katip Çelebi të Izmirit, Universitetin Bozok të Yozgatit dhe Shoqatën e Shkencëtarëve Ligjorë.

Këtë vit, UBT merr pjesë në kongres si institucion partner. Pjesëmarrja e UBT-së në këtë ngjarje nënvizon edhe një herë rëndësinë që institucioni i kushton bashkëpunimeve akademike në fushën e shkencave shëndetësore dhe atyre ligjore.

Kongresi synon zhvillimin e mëtejshëm të infermierisë ligjore dhe zgjerimin e fushëveprimit të saj. Në një kohë kur rastet e dhunës dhe krimeve po rriten, infermieria ligjore luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të viktimave, ndriçimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve. Ky kongres do të bashkojë studiues nga vendi dhe bota për të forcuar kapacitetet e profesionistëve të fushës.

Gjuha zyrtare e kongresit do të jetë turqishtja dhe anglishtja.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë organizim të rëndësishëm përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe kontributit në shkëmbimin e njohurive shkencore.

Continue Reading

Të kërkuara