Lajmet nga UBT

UBT ka filluar pranimin e abstrakteve në Konferencën e Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë

Edicioni i 10-të i konferencës.

Publikuar

Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion e UBT-së, edhe këtë vit po vjen me edicionin e 10-të, nga ku në Kosovë po sjellë një numër të madh të shkencëtarëve dhe hulumtuesve nga e gjithë bota.

Me këtë rast UBT ka filluar pranimin e abstrakteve në fushën e Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, konferencë në të cilën do të prezantohen tema të ndryshme që ndërlidhen me agrikulturën, kualitetin e ushqimit, teknologjinë ushqimore, e tema të tjera që vijnë nga këto fusha.

Temat të cilat do të trajtohen në fushën e Agrikulturës, Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë janë:

  • Food quality and safety
  • Food science and packing
  • Food technology engineering
  • Innovative food products and processes
  • Food, culture and agro-tourism
  • Food marketing and management
  • Food economics and statistics
  • Food contamination, hygiene and toxicology
  • Food nutrition
  • Nutraceuticals, functional foods and functional ingredients
  • Soft and top fruits
  • Chemistry, microbiology and biotechnology aspects of food

Lajmet nga UBT

Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesion informues në American School of Kosova

Drejtori Bashota i njoftoi nxënësit edhe me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratoret për fusha të ndryshme studimi, Poliklinikën e UBT-së, Bibliotekën me mbi 250 mijë tituj, si dhe për sallat e hapësirat e tjera rekreative për studentët dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

Publikuar

nga

Qendra e Karrierës në UBT ka zhvilluar sesionin e radhës informues para nxënësve të American School of Kosova, lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT drejt një karriere profesionale.

Nxënësit e American School of Kosova u njoftuan nga drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, lidhur me Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, që gjendet në Lipjan, si dhe për degët e tjera të UBT-së në Kosovë, nga ku patën rastin të mësojnë edhe për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Drejtori Bashota i njoftoi nxënësit edhe me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratoret për fusha të ndryshme studimi, Poliklinikën e UBT-së, Bibliotekën me mbi 250 mijë tituj, si dhe për sallat e hapësirat e tjera rekreative për studentët dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

Ndër të tjera, ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo renditje tregon përkushtimin e UBT-së në promovimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend dhe përtej tij.

Publikuar

nga

UBT vazhdon të jetë lider i arsimit të lartë privat në Kosovë dhe rajon, në fushën e kërkimeve shkencore, sipas Renditjes Kombëtare të H-indeksit (National H-index Ranking) të Kosovës për tremujorin e dytë të vitit 2024.

UBT është një prej institucioneve kryesore që kontribuojnë në zhvillimin e njohurive shkencore në vend.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo renditje tregon përkushtimin e UBT-së në promovimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend dhe përtej tij. Ai shtoi se UBT është vendi ku talenti dhe inovacioni takohen, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e kërkimeve shkencore.

“Në UBT, ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis ku talenti dhe inovacioni takohen për të promovuar shkencën dhe kulturën e kërkimit. Renditja e lartë në Renditjen Kombëtare të H-indeksit të Kosovës është dëshmi e qartë e angazhimit tonë të përhershëm në përparimin e dijes dhe shkencës në vend dhe përtej tij”, ka thënë Hajrizi.

UBT vazhdon të jetë një pikë referimi për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e kërkimeve shkencore në Kosovë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në caktimin e prioriteteve për zhvillimin e kërkimeve në vend.

Ky sukses i UBT-së në renditjen e H-indeksit të Kosovës shërben si një shembull frymëzues për të gjithë komunitetin kërkimor në Kosovë dhe përtej tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer foli rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në një ligjëratë me studentët e UBT-së

Publikuar

nga

 Ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer ishte i ftuari i radhës në ligjëratat e Institutit të Ballkanologjisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike në UBT.

Në prezantimin e tij, ai shpalosi me detaje marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të tyre në fusha të ndryshme, si politika, ekonomia, arsimi, dhe kultura.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Schnetzer u përqendrua në historinë e miqësisë së thellë midis dy vendeve dhe përparimin e arritur në bashkëpunimin bilateral. Ai gjithashtu përshëndeti sukseset e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në këtë drejtim.

Në këtë kontekst, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, falënderoi Ambasadorin Schnetzer për kontributin e tij në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se Austrisë i takon një vend i rëndësishëm në historinë e Kosovës dhe se mbështetja e saj në shumë fusha, përfshirë arsimin, ka qenë e jashtëzakonshme.

“Ne shprehim falënderimin tonë për popullin e Austrisë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhduar ndaj popullit të Kosovës. Austria gjithmonë ka qenë në gatishmëri për të na ndihmuar edhe në procesin e zhvillimit të arsimit dhe edukimit”, është shprehur Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi gjithashtu u shpreh se UBT ka ndërtuar partneritete të rëndësishme ndërkombëtare me institucione arsimore edhe nga Austria, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe akademike.

Instituti i Ballkanologjisë ka planifikuar ligjëratat e tjera për tema të ndryshme, duke ofruar emra të rëndësishëm nga fushat e shkencës, diplomacisë, politikës dhe publicistikës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Përfito nga partneriteti prestigjioz UBT – “University of Northern Iowa”

Të gjithë studentët e regjistruar në programet e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe në programin e Mekatronikës në UBT, do të kenë mundësinë e rrallë për të marrë diplomë të dyfishtë nga prestigjiozi University of Northern Iowa!

Publikuar

nga

Falë partneritetit dhe të arriturave të përbashkëta, UBT dhe University of Northern Iowa ofrojnë mundësinë e jashtëzakonshme për studentët e tyre.

Të gjithë studentët e regjistruar në programet e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe në programin e Mekatronikës në UBT, do të kenë mundësinë e rrallë për të marrë diplomë të dyfishtë nga prestigjiozi University of Northern Iowa! Ky program inovativ zgjat për 2 vite në UBT dhe vazhdon për 2 vitet e fundit në SHBA në University of Northern Iowa.

Për më tepër, kjo mundësi shkollimi ofrohet me kosto shumë më të ulët se sa studimet e rregullta, duke e bërë një zgjedhje financiare të arsyeshme për studentët tanë. Në të njëjtën kohë, University of Northern Iowa me një reputacion të lartë për programin MBA që ofron, është i njohur për shkollën e tij të lartë të biznesit, e vlerësuar si një nga “Shkollat më të mira të biznesit” nga Princeton Review.

University of Northern Iowa ofron një eksperiencë akademike të jashtëzakonshme, duke e bërë këtë partneritet një rrugëtim të jashtëzakonshëm për të ndjekur ëndrrën tuaj të arsimit të lartë dhe për të ju përgatitur për një karrierë të suksesshme në botën e biznesit dhe teknologjisë!

Përfitoni nga kjo mundësi e rrallë që ofron UBT për të ngritur nivelin tuaj akademik dhe për të hedhur hapin e parë drejt një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme. Ky është rasti juaj për të shkëlqyer, për të përmirësuar veten, dhe për të bërë gjëra të mëdha!

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara