Lajmet

Studim: Meditimi mund të ketë ndikim pozitiv te zorrët dhe shëndeti i përgjithshëm

E thotë shkenca.

Published

on

Është një praktikë që pëlqehet nga Lena Dunham, Tom Hanks dhe Lady Gaga për të përmirësuar përqendrimin dhe për të sjellë qetësi në një botë shpesh të ngarkuar.

Edhe shkenca thotë se meditimi i shpeshtë brenda disa vitesh mund të ndihmojë në ndryshimin e zorrëve të njeriut – duke rritur sistemin imunitar të trupit dhe duke reduktuar rrezikun e ankthit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Në një studim të vogël të murgjve budistë, studiuesit zbuluan se meditimi i thellë mund të ndihmojë në rregullimin e mikrobiomës së zorrëve dhe në uljen e rrezikut të shëndetit fizik dhe mendor. Gjetjet u publikuan në revistën General Psychiatry, e cila është botuar nga British Medical Journal.

“Mikrobiota e pasuruar te murgjit u shoqërua me një rrezik të reduktuar të ankthit, depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund të përmirësojë funksionin imunitar”, shkruajnë studiuesit.

“Në përgjithësi, këto rezultate sugjerojnë se meditimi luan një rol pozitiv në kushtet psikosomatike dhe mirëqenien e njeriut”.

Kryesisht meditimi përdoret për të trajtuar abuzimin me substanca, stresin traumatik, çrregullimet e të ngrënit dhe dhimbjen kronike. Por deri më tani nuk dihej nëse mund të ndryshojë përbërjen e mikrobiomës së zorrëve.

Studiuesit e udhëhequr nga Qendra e Shëndetit Mendor të Shangait në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Shanghait Jiao Tong analizuan mostrat e jashtëqitjes dhe gjakut të 37 murgjve budistë tibetianë nga tre tempuj dhe 19 banorë laikë në zonat fqinje.

Meditimi budist tibetian e ka origjinën nga sistemi i lashtë mjekësor indian i njohur si Ayurveda dhe është një formë e trajnimit psikologjik, thanë studiuesit./UBTNews/

Lajmet

Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë drejtim, Osmani shprehu mirënjohje angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së.

“Në takim u diskutua gjithashtu për një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

Përndryshe,masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik të vitit të 2023, ende nuk janë larguar për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Vlera e pasurive të sekuestruara arrin mbi 3.7 milionë euro në tre muajt e fundit të 2024

Published

on

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, janë raportuar pasuri të konfiskuara me vlerë mbi 200 mijë euro, ndërsa vlera totale e pasurive të sekuestruara në periudhën tetor-dhjetor ka arritur mbi 3.7 milionë euro në 51 raste. Ky informacion u shpalos nga Kryesuesi i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Fazliu theksoi se ka pasur një progres në procesin e sekuestrimit dhe konfiskimit, duke përfshirë edhe 28 kërkesa për shitjen e aseteve gjatë këtij tremujori. Megjithatë, ai ngriti shqetësime për dështimin e disa prokurorëve në paraqitjen e kërkesave për shitjen e aseteve, duke theksuar se ky dështim po dëmton buxhetin e shtetit dhe funksionet prokuroriale.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial miratoi rregulloren për themelimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit dhe për organizimin e administratës së brendshme të KPK-së.

Continue Reading

Lajmet

​Në Aeroport me afër 150 pako me cigare, tentoi të udhëtonte drejt Londrës

Published

on

By

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje, ku e njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare.

“Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare. Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës. Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore. Institucionet e Kosovës vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Rriten shpenzimet e Qeverisë, për tre muaj u hargjuan 1134.0 milionë euro

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024, ku shihet se gjatë këtyre muajve u shpenzuan 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në muajt e njëjtë të vitit 2023, ishin 1062.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

“Rriten të hyrat e Qeverisë në TM4 2024 krahasuar me TM4 2023. Gjithsej të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në TM4 2024 ishin 941.6 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milionë euro. Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, aktivet dhe detyrimet financiare 12%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM4 2024 ishin 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1062.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, formimi i kapitalit bruto 22%, kompensimi i punëtorëve me 18%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Të kërkuara