Lajmet nga UBT

Studentët e vitit të tretë në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT përfundojnë me sukses trajnimin praktik “Micro Business Game”

Published

on

Studentët e vitit të tretë në programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT kanë përfunduar me sukses trajnimin intensiv “Micro Business Game”, një iniciativë e dizajnuar për të zhvilluar aftësitë praktike dhe njohuritë e nevojshme në menaxhimin e bizneseve të vogla dhe startup-eve.

Ky trajnim, i cili u mbajt në dy sesione paralele me mbështetjen e organizatës gjermane German Sparkassenstiftung, përmbante një program të pasur teorik dhe praktik. Studentët patën mundësinë të punojnë në simulime reale të menaxhimit të biznesit, duke përfshirë fusha të rëndësishme si:

  • Menaxhimi financiar: Menaxhimi i buxhetit, kontrolli i fluksit të parasë dhe vendimmarrja për investime strategjike.
  • Menaxhimi i operacioneve: Organizimi i inventarit, optimizimi i proceseve të prodhimit dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit.
  • Marketingu dhe shitjet: Krijimi i fushatave të marketingut, përcaktimi i politikave të çmimeve dhe strategjitë e shitjes.
  • Shërbimi ndaj klientit: Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave për të përmirësuar përvojën e klientit.
  • Burimet njerëzore: Procesi i rekrutimit, trajnimit dhe menaxhimit të stafit për performancë optimale.
  • Trajnimi “Micro Business Game” është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të programit MBE për të përgatitur studentët me aftësi të avancuara praktike që do t’i ndihmojnë ata të përballen me sfidat e tregut të punës dhe të zhvillojnë karriera të suksesshme në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.Ky trajnim u realizua nga trajnerët e kualifikuar Arta Mulliqi, Ardian Uka, Mentor Shaqiri dhe Kujtim Zylfijaj, të cilët udhëhoqën studentët nëpërmjet një procesi interaktiv dhe sfidues.

    Përmes këtij programi, UBT konfirmon angazhimin e tij për të ofruar një edukim cilësor, i cili kombinon njohuritë teorike me përvojën praktike, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësi të nevojshme për menaxhimin efikas dhe inovativ të biznesit.

Lajmet nga UBT

Nga Kosova në Valencia: Ekspertiza e UBT-së në fokusin e Evropës shkencore

Published

on

Profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Visar Hoxha dhe Prof. Dr. Fisnik Laha, realizuan një vizitë zyrtare në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Politeknik të Valencias (UPV) dhe në Instituto Universitario de Investigación – ICITECH.

Prof. Dr. Visar Hoxha zhvilloi sesione strategjike me studiues të UPV-së për thellimin e bashkëpunimit në kërkime eksperimentale mbi përdorimin e mbetjeve organike me aciditet të lartë, me qëllim rritjen e efikasitetit energjetik të tullave dhe materialeve ndërtimore, duke përdorur modelimin parashikues me inteligjencë artificiale.

Prof. Dr. Fisnik Laha zhvilloi diskutime shkencore mbi mbrojtjen kundër korrozionit të materialeve ndërtimore nga kloruret, një fushë kritike për ndërtimet në mjedise me përmbajtje të lartë kripërash dhe në zona bregdetare.

Gjatë vizitës, u realizuan gjithashtu takime me doktorantë nga Universiteti i Pekinit, i renditur i 14-ti në botë sipas renditjes prestigjioze QS World University Rankings, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor.

Një nder dhe kënaqësi e veçantë për profesorët e UBT-së ishte të dëgjonin nga stafi akademik i Universitetit Politeknik të Valencias vlerësimet maksimale për dy studentët e UBT-së, Diellza Vishi dhe Leart Shabani, të cilët kanë shënuar rezultate të shkëlqyera gjatë mobilitetit të tyre.

UBT po thellon partneritetet akademike dhe kërkimore me universitetet më të njohura në botë, në funksion të zhvillimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë dhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Arkitektura dhe Ndërtimtaria bashkojnë forcat për zgjidhje kreative urbane në Akademitë Verore në UBT

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, u zhvilluan me sukses aktivitetet e ditës së dytë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërdisiplinor mes studentëve të të dy fushave.

Dita nisi me një ligjëratë të veçantë nga Prof. Bledian Nela, ekspert i njohur i fushës së ndërtimtarisë, i cili trajtoi qasjet moderne dhe inovative në planifikimin e hapësirave urbane, me fokus të veçantë në ndërtimet nëntokësore dhe strukturat funksionale për trafikun urban. Në këtë sesion mori pjesë edhe shkrimtari Elvi Sidheri, si shembull frymëzues për studentët në aspektin e dizajnit bashkëkohor dhe zgjidhjeve të qëndrueshme arkitektonike.

Aktivitetet vazhduan me punë intensive të studentëve, të cilët ishin të ndarë në grupe të përbashkëta të përbëra nga arkitektë dhe inxhinierë ndërtimi. Qëllimi i bashkëpunimit ishte krijimi i zgjidhjeve të integruara për parkime urbane, nënkalime, menaxhim të trafikut dhe përmirësim të transportit publik, duke reflektuar nevojat reale të qyteteve të Kosovës dhe më gjerë.

Studentët po përdorin metoda të avancuara të projektimit, duke analizuar terrenin dhe fluksin e qarkullimit për të ofruar propozime konkrete dhe funksionale, të cilat do të prezantohen në fund të Akademisë përballë një paneli profesional vlerësues.

Ky bashkëpunim ndërdisiplinor jo vetëm që forcon aftësitë praktike dhe analitike të studentëve, por shërben edhe si një model i suksesshëm i edukimit të integruar, që i përgatit ata për sfidat reale të tregut të punës dhe për ndërtimin e qyteteve të së ardhmes.

Continue Reading

Kërkime

Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA

Published

on

Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, ka realizuar një tjetër sukses akademik me publikimin e punimit shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Global Perspectives on Society, Culture, and Development (JGPSCD), e cila botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga MK Science Set Publishers, me ISSN 3067‑8358 dhe me sistem vlerësimi shkencor “double-blind peer review”.

Punimi me titull “A janë lajmet e rreme (dezinformimi) armiku më i madh i Etikës, në gazetarinë profesionale në Kosovë?” trajton një tematikë aktuale dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e gazetarisë etike dhe profesionale në Kosovë, në një kohë të mbushur me sfida të dezinformimit dhe lajmeve të rreme.

Ky punim, i cili është i pajisur me DOI zyrtar, përbën një kontribut domethënës në fushën e studimeve të gazetarisë dhe etikës mediale, duke pasuruar kështu literaturën akademike dhe duke rritur profilin ndërkombëtar të UBT-së në kërkim shkencor.

Profesori Sabedini është autor i tre librave shkencorë në fushën e gazetarisë dhe etikës, përfshirë:

  • Etika, mburojë e gazetarisë profesionale (2025), promovuar në UBT
  • Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon: Etika dhe sfidat e vetërregullimit (2024)
  • Mediet, etika, raportimet për situata të ndjeshme (2023)

Ai ka prezantuar mbi 11 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare dhe gëzon mbi 33 vite përvojë në gazetarinë informative dhe hulumtuese. Është themeltar dhe redaktor i portalit RajoniPress, i njohur për raportime profesionale mbi çështje të ndjeshme si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Për angazhimin e tij në gazetari, Sabedini është katër herë fitues i çmimit “Gazetari i Vitit” në Kosovë, ndërsa ka ndjekur trajnime të avancuara në SHBA, përfshirë edhe në University of Missouri – Columbia, në fushën e gazetarisë hulumtuese dhe luftës kundër korrupsionit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Punëtori praktike në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Juridik: “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Juridik në UBT, u mbajt një punëtori me temën “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”, ku studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike përmes diskutimit të rasteve konkrete dhe simulimeve profesionale.

Punëtoria u pasurua me pjesëmarrjen e dy mysafirëve të veçantë nga institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë:

  • Ismail Dibrani, Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • Arsim Tahiri, Drejtor i Shërbimit Sprovues të Kosovës

Të ftuarit ndanë përvojat e tyre profesionale dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Ata vlerësuan lartë këtë iniciativë të Fakultetit Juridik, duke kontribuar me diskutime dhe këshilla konkrete që ndihmuan studentët të thellojnë njohuritë e tyre praktike në këtë fushë të specializuar të së drejtës.

Continue Reading

Të kërkuara