Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së po zhvillojnë vizita të ndryshme në kuadër të Eurotrip-it

Vizita e studentëve të UBT-së në eksperiencën e sivjetshme të Eurotrip-it, do të vazhdojë në Paris dhe vende të tjera të Evropës.

Publikuar

Studentët e Fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Dizajn i Integruar dhe Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, të udhëhequr nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti dhe profesori Ajhan Bajmaku, janë duke realizuar Eurotrip-in e sivjetshëm në disa shtete të Evropës.

Së pari, studentët kanë zhvilluar një vizitë në Slloveni, me ç’rast janë mirëpritur nga drejtoresha e Galerisë së Arteve Bashkëkohore “Cukrarna”, Alenka Gregorič, e cila i njoftoi ata lidhur me objektin dhe fazat e ndërtimit, si dhe ekspozitat të cilat realizohen në këtë institucion.

Pas vizitës në Slloveni, ata kanë vazhduar Eurotrip-in në Venecia të Italisë, ku kanë vizituar disa pavijone të shteteve të ndryshme, si dhe pavijonin e Kosovës që këtë vit është duke prezantuar punimet e profesorit Jakup Ferri, i cili i ka mirëpritur studentët dhe i ka njoftuar ata më gjerësisht lidhur me punimet e tij.

Vizita e studentëve të UBT-së në eksperiencën e sivjetshme të Eurotrip-it, do të vazhdojë në Paris dhe vende të tjera të Evropës.

Lajmet nga UBT

UBT organizon forumin për Ditën e Tokës, lufta kundër plastikës në fokus

Ngjarja do të mbahet në kampusin inovativ në Lipjan, duke filluar nga ora 14:00.

Publikuar

nga

UBT të hënën e 22 prillit organizon një forum/debat të rëndësishëm për shënimin e Ditës së Tokës. Ngjarja do të mbahet në kampusin inovativ në Lipjan, duke filluar nga ora 14:00. Pjesëmarrësit do të angazhohen në një diskutim të pasur mbi temën “Planeti Kundër Plastikës”.

Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT në organizimin e kësaj ngjarjeje shënon një hapat e rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për shkatërrimin që plastika i shkakton mjedisit tonë. Qëllimi i këtij forumi është të inkurajojë një diskutim të frytshëm dhe të sjellë ide inovative për të luftuar këtë shqetësim global. Kjo platformë ofron një mundësi të rëndësishme për të ndarë ide dhe përvoja të ndryshme për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemin e plastikës.

Ky debat është një hap i rëndësishëm në angazhimin e UBT-së për të kultivuar një kulturë mjedisore të qëndrueshme. Me fokus në ndërtimin e një bote më të pastër dhe më të shëndetshme për të ardhmen tonë dhe brezat e ardhshëm, kjo ngjarje synon të ndërtojë ndërgjegjësimin dhe të kontribuojë në një planet më të qëndrueshëm.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Ligjëratë tematike për të shënuar muajin për ndërgjegjësimin e spektrit të autizmit

Duke u mbështetur në rastet e saj klinike, Fatime Sahiti – Bekteshi solli për studentët përvojën e saj mbi 10-vjeçare në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit.

Publikuar

nga

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë tematike me Fatime Sahiti – Bekteshi, specializante e psikologjisë klinike, njëkohësisht udhëheqëse e Klinikes Emos.

Duke u mbështetur në rastet e saj klinike, Fatime Sahiti – Bekteshi solli për studentët përvojën e saj mbi 10-vjeçare në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit. Ajo ndër të tjera, së bashku me dekanen e Fakultetit të Psikologjisë, Prof. Denis Celcima dhe Prof. Violeta Zefi, diskutuan për se afërmi më studentët për çrregullimet e spektrit të autizmit, rëndësinë e ndërhyrjes se hershme të fëmijët e diagnostikuar, si dhe teknikat bashkëkohorë të trajtimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Refleksione nga UBT: Rëndësia e Pronësisë Intelektuale në shoqërinë e inovacionit

Ahmet Maloku, dekan i Fakultetit Juridik, shpreh rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në zhvillimin shoqëror dhe inovacionin.

Publikuar

nga

Duke reflektuar mbi temën e rëndësisë së Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, të martën në Parkun Shkencor Innovativ të UBT-së, në Lipjan u bë një forum i diskutimit të thellë dhe reflektimit mbi këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë.

Ahmet Maloku, dekan i Fakultetit Juridik, shpreh rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në zhvillimin shoqëror dhe inovacionin. Ai shpjegoi se në kohën e ndryshimeve të shpejta teknologjike, mbrojtja e pronësisë intelektuale është e rëndësishme për të siguruar që krijuesit dhe inovatorët të kenë mbështetje.

“Pronësia intelektale është themelore për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe innovative. Ajo na jep mundësinë të mbrojmë dhe të shpërblejmë krijmtarinë e inovacionit. Në kohërat e sotme të ndryshimeve të shpejta teknologjike të zhvillimit të informacionit, mbrojtja e pronësisë intelektuale është më e rëndësishme se kurrë. Është detyrë e jona si individ dhe si shoqëri të sigurojmë që krijuesit dhe inovatorët të kenë mbështetje dhe motivim për të krijuar dhe për të ndarë idetë e tyre me botën”, deklaroi Maloku.

Isa Dukaj nga Agjencia për Pronësi Industriale sqaron procesin e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale dhe nevojën për mbrojtjen e tyre. Dukaj përshkroi procesin e regjistrimit si një mjet për të siguruar mbrojtjen e objekteve të tyre nëse ato fillonin të keqpërdoren ose nëse dikush tjetër përpiqej t’i merrte ato si pronë të tyre.

“Të gjitha objektet e pronësisë industriale për përjashtim të drejtës së autorit regjistrohen. Në secilin shtet ekzsiton një institucion që mirret me regjistrimin e tyre dhe pronarët e këtyre objekteve që ti realizojnë të drejtat e tyre patjetër se duhet ti regjistrojne këto objekte. Regjistrimi i tyre nuk është se bëhet për ti kontestuar apo shikuar nëse ato objekte janë apo nuk janë të tyre, mirëpo nëse fillon e keqpërdoret një objekt i tyre ose i merret një patentë, një markë, një dizajn, atëherë ai duhet të dëshmojë dikund kush është pronari i tyre”, deklaroi Isa Dukaj.

Sadie Topojani nga Dogana e Kosovës vë në pah rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të krijuesve, duke u bazuar në legjislacionin e Kosovës, siç është Kushtetuta. Ajo citonte Kushtetutën e Republikës së Kosovës si burim kryesor i mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

“Pse është e rëndësishme krijueshmëria, krijuesit duhet ti mbrohet ajo e drejtë, për cfarë arsyje duhet ti mbrohet ajo e drejtë, që të gjenerojë të hyra, nxit konkurencën, inovacionin. Organet ligj-zbatuese janë shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave. Burim kryesor i mbrojtjes së këtyre të drejtave në Kosovë është akti më i lartë- Kushtetuta e Republikës së Kosovës.  Neni 46 i Kushtetutës ‘mbron të drejtën e pronës’ dhe Paragrafi 5. thotë se ‘Prona intelektuale mbrohet me ligj’. Neni 48 thotë se ‘liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar”, deklaroi Topojani.

Ky diskutim u bë një platformë e rëndësishme për të sensibilizuar publikun dhe aktorët e ndryshëm në shoqëri për rëndësinë e Pronës Intelektuale dhe për nevojën për të forcuar legjislacionin dhe institucionet./UBTNews/

Dionesa Ebibi

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesion informues në American School of Kosova

Drejtori Bashota i njoftoi nxënësit edhe me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratoret për fusha të ndryshme studimi, Poliklinikën e UBT-së, Bibliotekën me mbi 250 mijë tituj, si dhe për sallat e hapësirat e tjera rekreative për studentët dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

Publikuar

nga

Qendra e Karrierës në UBT ka zhvilluar sesionin e radhës informues para nxënësve të American School of Kosova, lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT drejt një karriere profesionale.

Nxënësit e American School of Kosova u njoftuan nga drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, lidhur me Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, që gjendet në Lipjan, si dhe për degët e tjera të UBT-së në Kosovë, nga ku patën rastin të mësojnë edhe për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Drejtori Bashota i njoftoi nxënësit edhe me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratoret për fusha të ndryshme studimi, Poliklinikën e UBT-së, Bibliotekën me mbi 250 mijë tituj, si dhe për sallat e hapësirat e tjera rekreative për studentët dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

Ndër të tjera, ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara