Lajmet nga UBT

Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës mbjellin bimë dekorative në Kopshtin Botanik të UBT-së

Në këtë pjesë të serrës janë mbjellur disa lloje të luleve sezonale pranverore.

Published

on

Në vendin e posaçëm të Kopshtit Botanik të UBT-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në kuadër të lëndës: “Bimët dekorative”, me profesorin Nexhat Balaj, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, kanë bërë mbjelljen e disa farërave të bimëve dekorative, në hapësirat e serrës eksperimentale të luleve.

Në këtë pjesë të serrës janë mbjellur disa lloje të luleve sezonale pranverore duke përfshirë lulet: Lule Petunia, Lule Kadife, Ageratum, Begonia e Gladiola, e ku synohet që të mbillen lule dhe bimë për qëllime eksperimentale për katër stinët e vitit.

Përmes Kopshtit Botanik të UBT-së, i cili me ndërlidhjen e akademisë dhe shkencës, është duke iu përcjellur gjeneratave të reja rolin e bimëve në mjedis dhe marrëdhëniet midis njerëzve dhe bimëve.

Mbjellja e bimëve në këtë kopsht, i cili ka pasuruar shumë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, është duke u fokusuar për kërkimet shkencore për studentët e UBT-së, nga ku përmes kësaj studentët do të përgatiten profesionalisht për tregun e punës në fushën e kultivimit, dhe rritjes së bimëve dekorative.

Lajmet nga UBT

Nxënësit e UBT-së dhe studentët e psikologjisë organizojnë aktivitete edukative dhe kreative për fëmijët e kopshtit “Borëbardha”

Published

on

Sot, në kopshtin “Borëbardha” u zhvillua një aktivitet i veçantë, i cili solli një bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet brezave dhe institucioneve edukative. Aktiviteti u organizua nga nxënësit e gjimnazit të UBT dhe studentet e psikologjisë, Kosovare Hamiti dhe Shqipe Shala, si dhe studenti i aktrimit, Denis Arifi. Ky bashkëpunim kishte për qëllim të ofronte një përvojë edukative dhe argëtuese për fëmijët e vegjël të kopshtit “Borëbardha”, ndërsa shërbente edhe si mundësi për zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale për të rinjtë pjesëmarrës.

Gjatë aktivitetit, nxënësit dhe studentët udhëhoqën një sërë lojërash grupore, aktivitete artistike dhe ngjyrosje, që ndihmuan fëmijët në zhvillimin e aftësive të motorikës së hollë dhe të trashë. Ata u mësuan fëmijëve disa aktivitete të thjeshta që stimulonin kreativitetin dhe aftësinë për të punuar me materialet e ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e koordinimit dhe përqendrimit të fëmijëve.

Për nxënësit e gjimnazit dhe studentët, ky aktivitet ofroi mundësinë për të zhvilluar aftësi udhëheqëse dhe për të mësuar si të punojnë në grupe me individë të moshave të ndryshme. Ata patën mundësinë të rrisin empatinë dhe të kuptojnë më mirë nevojat dhe emocionet e fëmijëve, duke krijuar një lidhje më të thellë me ata.

Nga ana tjetër, fëmijët e kopshtit shijuan një atmosferë të ngrohtë dhe energjike, ku ata mund të shpreheshin lirshëm dhe të krijonin lidhje të reja me të rinjtë që ishin pjesë e aktivitetit. Aktivitetet kreative dhe lojërat grupore i ofruan atyre mundësinë për të mësuar në një mjedis argëtues dhe të sigurt. Ky përvojë ishte e rëndësishme për zhvillimin e aftësive sociale dhe ndërveprimeve pozitive mes fëmijëve, të cilët u ndihmuan të rrisin besimin në vetvete dhe të zhvillojnë një sens të bashkëpunimit.

Ky aktivitet i sotëm theksoi rëndësinë e ndërveprimeve ndërmjet brezave të ndryshëm, duke ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi të përbashkët mësimi dhe rritje. Aktivitetet e organizuara kontribuan në forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve, duke nxitur aftësitë sociale dhe emocionale dhe duke krijuar mundësi për rritjen dhe zhvillimin e të gjithëve. Ky bashkëpunim i shkëlqyer është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve edukative dhe ndihmës për të rinjtë dhe fëmijët në zhvillimin e aftësive të tyre.

Ky aktivitet ka dhënë një shembull të shkëlqyer për forcimin e lidhjeve ndërmjet brezave dhe ka treguar rëndësinë e krijimit të një shoqërie më të bashkuar dhe të kujdesshme për nevojat e të gjithëve./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ceremonia, e organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, mblodhi personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, akademisë, kulturës dhe shoqërisë civile për të nderuar trashëgiminë e paharruar të Presidentit Rugova.

Rektori Hajrizi vlerësoi rolin vendimtar të Presidentit Rugova në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokracisë. Ai theksoi se vizioni dhe filozofia paqësore e Rugovës mbeten një burim frymëzimi për brezat e rinj, duke u bërë shembull i një lidershipi që ndërtoi ura mirëkuptimi dhe qëndroi gjithmonë besnik ndaj aspiratave të popullit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së përcjell punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si anëtar digjital dhe pjesëmarrës në Forumin Botëror të Davos-it përmes Open Forum po përcjell me pjesëmarrje aktive punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025, i cili po mbahet këtë javë në Zvicër.

UBT vazhdon të jetë një kontribues i fuqishëm në ndërlidhjen mes arsimit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, duke sjellë përvoja dhe vizione që mbështesin avancimin e Kosovës në arenën globale.

Temat e Forumit në këtë vit janë më me interes strategjik edhe për UBT-në edhe për Kosovën. Forumi i sivjetmë, që bashkon liderë globalë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, ka si temë kryesore “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e avancuara dhe inteligjenca artificiale.

Bashkëpunimi global, interdisciplinariteti dhe inovacioni janë përgjigjie për sfidat e sotme dhe të ardhmes së njerëzimit, e të planetit tonë në përgjithësi.

UBT me ekosistemin inovativ të mençur dhe me fokus në reziliencë dhe zhvillim të qëndrueshëm po ofron një platformë konveregjente për edukim, shkencë, inteligjencë artificiale, teknologji e biznes, me të cilat mund të gjenerohen kushte reale për shkathtësitë e së ardhmes, vende të reja të punës, potencial për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm”, potencoi Rektori Hajrizi.

Për këtë arsye, UBT vitet e fundit është vlerësuar për kontributin dhe ndikimin në edukim, cilësi, ndërmarrësi, teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm e punë pionire.

Continue Reading

Kulturë

Histori të pathëna nga fotografët e rinj të UBT-së në Festivalin e Fotografisë Digjitale

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua për herë të parë Festivali i Fotografisë Digjitale, i titulluar “Beyond the Lens: Stories Untold”, një ngjarje që ofroi një shikim të thellë në fuqinë e fotografisë si mjet për tregimin e historive të pathëna dhe për eksplorimin e temave bashkëkohore që prekin shoqërinë. Ky festival, i organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Mediave Digjitale në UBT, i dha mundësinë studentëve të shprehin përmes artit të tyre vizual mendimet dhe pasionet për çështje që formësojnë botën tonë.

Pjesëmarrësit, 50 studentë të talentuar nga të gjitha drejtimet e studimit, prezantuan punimet e tyre kreative dhe të menduara, duke eksperimentuar me forma të ndryshme narrative që trajtonin tematika të rëndësishme, si identiteti, kujtesa kolektive, sfidat mjedisore dhe zërat e margjinalizuar. Çdo punim ishte një pasqyrë e ndryshme, një rrëfim që shfaqte thellësinë e mendimit dhe angazhimit të brezit të ri përmes një teknologjie moderne dhe të avancuar që ata mundën të shfrytëzonin në laboratorët e UBT-së.

Ky festival u bë një shenjë e fuqisë transformuese të artit dhe teknologjisë, duke sjellë në pah rolin e kamerës jo vetëm si një instrument për kapjen e imazheve, por si një dëshmitare e kohës, një medium që mbart mesazhe të fuqishme dhe që ndihmon në zhvillimin e industrive kreative. Me çdo foto të ekspozuar, studentët shpalosën një botë më të gjerë, një botë që thotë histori që ndoshta do të ishin harruar, duke kontribuar kështu në një pasqyrë të qartë dhe të sinqertë të realiteteve të ndryshme që ndodhin rreth nesh./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara