Lajmet

Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të bashkohen me NATO-n

“I mirëpresim të dyja vendet si anëtarë të plotë të NATO-s në të ardhmen e afërt”, tha shefi i NATO-s.

Published

on

Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet e dakordësuar me Turqinë në qershor dhe duhet të lejohen të bashkohen me aleancën sa më shpejt, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Stamboll.

“Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet. Mendoj se ka ardhur koha për t’i bërë ata anëtarë të plotë të aleancës”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“I mirëpresim të dyja vendet si anëtarë të plotë të NATO-s në të ardhmen e afërt”, tha shefi i NATO-s, duke shtuar se do ta diskutojë këtë çështje në takimin me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të mbërrijë në Ankara javën e ardhshme për bisedime.

Hungaria dhe Turqia janë dy anëtarët e mbetur në bllokun prej 30 vendesh që ende nuk kanë ratifikuar pranimin e dy vendeve nordike.

“Të dy shtetet bashkëpunojnë me Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shtoi Stoltenberg.

“Hapat e ndërmarrë nga të dy vendet deri më tani nuk janë ende të kënaqshëm”, tha diplomati i lartë turk, Çavusoglu, duke shtuar se Ankaraja kërkon një zbatim konkret të tyre.

Vendi

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq, sulmoi një burrë në gjendje të dehur

Published

on

By

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Leposaviq pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar një burrë kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Nga ky sulm nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Pse të rinjtë e Kosovës duhet të zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit?

Published

on

By

Tregu i punës po ndryshon me ritme të shpejta, ndërsa nevoja për profesionistë të kualifikuar në sektorët e ushqimit, bujqësisë, teknologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit po rritet vazhdimisht. Këto fusha nuk janë vetëm profesione të së ardhmes, por edhe shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e Kosovës.

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT u ofron studentëve përgatitje profesionale në teknologjinë ushqimore, sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, bioteknologjinë dhe inovacionin në industrinë ushqimore.

Në një kohë kur siguria ushqimore dhe standardet e prodhimit janë bërë prioritete globale, të diplomuarit e këtij fakulteti gjejnë mundësi punësimi në industrinë ushqimore, laboratorë, institucione publike, kompani private, organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe në projekte kërkimore e zhvillimore.

Ndërkohë, Fakulteti i Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit përgatit inxhinierë të aftë për të projektuar dhe zbatuar zgjidhje moderne në bujqësi, për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. Me zhvillimin e teknologjive të reja, mekanizimit bujqësor dhe praktikave të qëndrueshme, kërkesa për ekspertë në këtë fushë është në rritje, si në Kosovë ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.

Zgjedhja e këtyre drejtimeve është një investim në një karrierë me perspektivë. Studentët fitojnë njohuri teorike të mbështetura nga përvoja praktike, zhvillojnë aftësi profesionale të kërkuara nga punëdhënësit dhe krijojnë mundësi për punësim, sipërmarrje, studime të avancuara dhe pjesëmarrje në projekte shkencore e zhvillimore.

Kosova ka nevojë për profesionistë që do të kontribuojnë në prodhimin e ushqimit cilësor, zhvillimin e industrisë agro-ushqimore, modernizimin e bujqësisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Pikërisht për këtë arsye, këto dy fakultete ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme dhe të japin kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit.

Nëse kërkoni një profesion me vlerë, me perspektivë punësimi dhe me ndikim real në shoqëri, Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit janë zgjedhje që hapin dyert drejt së ardhmes.

Continue Reading

Vendi

Pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë e Pejë, arrestohen disa persona

Published

on

By

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në Prishtinë dhe dy të tjera në Pejë gjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër. Po ashtu në kryeqytet, një burrë tjetër është arrestuar për dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij, e cila ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e tretë në Prishtinë, një burrë ka demoluar shtëpinë dhe ka shtyrë një grua, e cila ka pësuar lëndime por ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Pejë, një grua është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj një burri. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, bazuar në udhëzimin e psikiatrit, është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë.

Po ashtu në Pejë, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua dhe një burrë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë dhe ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari qëllon me armë drejt veturës në Lipjan, arrestohet nga Policia

Published

on

By

Në Lipjan është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht ka tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën burrë, i cili ndodhej në veturë.

Në momentin kur viktima ka tentuar të largohet, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara