Art

Statuja e vjedhur e Lord Ernest Rutherford do të rikthehet në lokacionin e saj

Ajo u vodh në komunitetin e vogël të Ishullit Jugor të Brightwater.

Publikuar

Statuja e vjedhur e Lord Ernest Rutherford është gjetur nga policia dhe do të kthehet lokacionin e mëparshëm, sipas policisë.

Statuja e shkencëtarit legjendar Lord Ernest Rutherford u vodh në komunitetin e vogël të Ishullit Jugor të Brightwater, pranë Nelson të premten.

Grabitja natën vonë u kap nga kamera. Hajduti rreth kaloi gjysmë ore duke tundur statujën derisa ajo u këput, duke lënë pas palë çizmet e saj prej bronzi.

Vjedhja e Rutherford tronditi komunitetin Brightwater gjatë fundjavës, por Këshilli është i lumtur që e ka kthyer atë.

“Ne jemi mjaft të kënaqur për komunitetin që [statuja] është kthyer në vendin e tij të duhur”, tha një zëdhënës i këshillit të Tasman./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Ngjyroset me bojë të kuqe monumenti i Washingtonit

Struktura ikonë në National Mall është emëruar sipas George Washington, presidentit të parë të vendit.

Publikuar

nga

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se monumenti i Washingtonit është mbyllur përkohësisht dhe një burrë është dërguar në paraburgim për ngjyrosjen me bojë të kuqe të monumentit. Ai spërkati monumentin me bojë të kuqe dhe shkroi një mesazh profan në bazën e monumentit në Washington DC.

Policia tha se nuk e di nëse kjo mbyllje e përkohshme e monumentit do të ndikojë në numrin e vizitorëve, ndonëse është paraparë që ai të hapet nesër, në ora 10:00.

Me riparimin dhe largimin e bojës do të merren kujdestarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar.

Struktura ikonë në National Mall është emëruar sipas George Washington, presidentit të parë të vendit. Obelisku u përfundua në vitin 1888./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Brad Pitt debuton si skulptor në ekspozitën e Finlandës

Veprat artistike të aktorit u shfaqën së bashku me ato të muzikantit Nick Cave dhe artistit Thomas Houseago.

Publikuar

nga

Brad Pitt ka debutuar si skulptor në një ekspozitë në Muzeun e Artit Sara Hildén në Tampere të Finlandës.

Veprat artistike të aktorit u shfaqën së bashku me ato të muzikantit Nick Cave dhe artistit Thomas Houseago për ekspozitën “We”, e cila do të jetë e hapur deri më 15 janar të vitit 2023.

Ylli i “Bullet Train” filloi të realizonte art nga qeramika pas ndarjes nga aktorja Angelina Jolie, në vitin 2017.

Në Tampere, Houseago, i cili njihet si skulptor, tregon një sërë pikturash, me të cilat filloi të eksperimentonte vitet e fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Fermeri nga Gaza zbuloi një mozaik nga periudha bizantine teksa po mbillte pemë

Salman al-Nabahin tha se ai dhe djali i tij ishin duke gërmuar kur hasën në këtë relikt.

Publikuar

nga

Një fermer palestinez ka zbuluar një mozaik nga periudha bizantine ndërsa po përpiqej të mbillte një pemë ulliri në tokën e tij në Rripin e Gazës.

Salman al-Nabahin tha se ai dhe djali i tij ishin duke gërmuar kur hasën në këtë relikt. Më pas ata zbuluan edhe disa seksione tjera që shfaqnin kafshë dhe zogj shumëngjyrësh. Ekspertët e kanë quajtur atë një nga thesaret më të mëdha arkeologjike të gjetura ndonjëherë në Gaza.

Nabahin i tha agjencisë së lajmeve Reuters se e kishte kuptuar se mozaiku i përkiste epokës bizantine pas kërkimit në internet.

Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mund të gjurmohet në vitin 330 pas Krishtit dhe mbijetoi për më shumë se 1 mijë vjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Izraeli zbulon një dorëshkrim në papirus që daton nga epoka e hekurit

Fragmenti përbën katër rreshta që fillojnë “Dërgo Ismaelin”.

Publikuar

nga

Autoriteti i Antikiteteve i Izraelit shfaqi të mërkurën një dorëshkrim të rrallë papirusi në hebraishten e lashtë që daton rreth 2700 vjet më parë, i sjellë së fundmi në Jerusalem pas zbulimit të rastësishëm në Shtetet e Bashkuara.

Fragmenti i letrës, i shkruar në paleo-hebraisht, i përdorur gjatë epokës së Tempullit të Parë, përbën katër rreshta që fillojnë “Dërgo Ismaelin”, me pjesën tjetër të fjalëve të paplota.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po dërgohej dhe ku”, thotë Joe Uziel.

Në epokën e hekurit, hebrenjtë përdornin fragmente argjile për të skalitur shënime të shkurtra dhe lëkurë kafshësh për shkrimet e shenjta, me papirusin të rezervuar zakonisht për korrespondencën zyrtare, tregon Eitan Klein, zëvendësdrejtor i njësisë së autoritetit për parandalimin e vjedhjeve të antikiteteve.

Papiruset e mbetura në shkretëtirën Judease mund të kishin mbijetuar në shekuj, por kishte vetëm dy dorëshkrime prej papirusi nga epoka e Tempullit të Parë të njohur për studiuesit përpara zbulimit të fundit, tha Klein.

“Ky papirus është unik, jashtëzakonisht i rrallë”, tha ai.

Pronari i dorëshkrimit e kishte trashëguar papirusin nga nëna e tij e ndjerë, e cila në vitin 1965 e bleu ose e mori si dhuratë (nuk dihet saktë) nga Joseph Saad, kurator i atëhershëm i Muzeut Arkeologjik Palestinez.

Saad e kishte marrë atë nga tregtari legjendar i antikiteteve në Betlehem, Halil Iskander Kandu, për të cilin Klein tha se me shumë mundësi e kishte blerë nga beduini që e gjeti në një shpellë në shkretëtirën e Judesë.

Në Shtetet e Bashkuara, gruaja e kishte kornizuar papirusin poshtë një fotografie të Saad dhe Kandu dhe e kishte varur në shtëpinë e saj.

Autenticiteti dhe mosha e artefaktit u përcaktua duke përdorur datimin paleografik dhe me karbon-14, tha Uziel, duke vënë në dukje shqetësimin e studiuesve për heqjen e papirusit nga pjesa e pasme e kornizës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara