Magazinë

“Squid Game” rikthehet në Netflix me sezon final

Published

on

Yjet e serialit hit, “Squid Game”, parakaluan mbi qilimin ngjyrë rozë të shtruar në Londër, teksa entuziazmi i fansave sa vjen e rritet për sezonin e fundit të një prej projekteve më të popullarizuara të platformës Netflix.

Sezoni tretë i serialit korean të zhanrit triler vjen për publikun e gjerë pas një jave, duke vazhduar historinë aty ku kishte mbetur në sezonin e dytë.

Skenaristi dhe regjisori, Hwang Dong-hyuk, tha se u mundua shumë për fundin e projektit të jashtëzakonshëm televiziv, por nuk pranoi të zbulonte ndonjë informacion të detajuar.

“Sigurisht që u shqetësuam sepse është finalja e këtij seriali, kështu që përfundimi që krijuam është rezultat i gjithë asaj kohe dhe përpjekjeve të investuara në të, megjithëse nuk mund t’ua prish befasinë duke ndarë me shumë detaje me ju”, tha ai.

Lee Jung-Jae rikthehet në rolin e Seong Gi-hun, apo ndryshe i njohur si Lojtari 456, kumarxhiu naiv dhe i pavlerë i shndërruar në hero, i cili detyrohet të bëjë zgjedhje edhe më të vështira në lojërat vdekjeprurëse.

Lee Byung-Hun, i cili e luan rolin e kreut të hierarkisë së “Squid Game”, pati vlerësime të larta për krijuesin e shout, Hwang.

“Ai ka ide e tregime në mendjen e tij, sepse nuk kishte ndërmend të bënte sezon të dytë por brenda një kohe të shkurtër shpiku këtë histori të mrekullueshme. Ai është vërtetë një gjeni”, deklaroi Byung-Hun.

Kasta e aktorëve është përballur me sfida gjatë xhirimeve të serialit, përfshirë ruajtjen e sekretit rreth temës që trajtohet apo detajeve rreth personazheve që i portretizojnë. Lee Jung-Jae u ballafaqua me vështirësitë, teksa iu desh të qëndrojë sa më larg kolegëve në sheshin e xhirimeve. Ai e shpjegoi arsyen për këtë.

“Kur po xhironim, në fakt ndihesha i dëshpëruar. Ndihesha shumë i vetmuar por kjo ishte e pashmangshme sepse duhej ta ruaja gjendje emocionale. Nuk doja të kaloja shumë kohë duke u argëtuar me kolegët e serialit, sepse nuk doja të dilja nga roli, kështu që duhej të ruaja atë energji”, tha ai.

Sezoni final i serialit “Squid Game” do të transmetohet në Netflix më 27 qershor.

Magazinë

Pas 18 vitesh martesë, çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës

Published

on

Aktorja e njohur nga seriali “Melrose Place”, Courtney Thorne-Smith, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Roger Fishman, pas një martese që zgjati 18 vjet.

Dokumentet janë dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit më 17 qershor, ku aktorja ka përmendur si arsye “dallime të papajtueshme”.

Çifti është martuar në vitin 2007 në Nju Jork dhe sipas dokumenteve, janë të ndarë që nga viti 2021. Thorne-Smith i dorëzoi dokumentet pa përfaqësim ligjor, duke nënvizuar ndoshta një procedurë paqësore ndarjeje.

Para kësaj martese, Courtney ka qenë e lidhur me Andrew Conrad, me të cilin kishte nisur një romancë gjatë kohës së xhirimeve të “Melrose Place”.

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt: Do të punoja përsëri me Tom Cruise me një kusht

Published

on

Brad Pitt ka thënë se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Tom Cruise, por me një kusht: Jo më skena ekstreme.

“Nuk do të rri pezull nga avionët e Tomit.  Do të punojmë kur ai të bëjë diçka më praktike,” tha Pitt me shaka për E! News, gjatë promovimit të filmit të tij të ardhshëm me temë F1.

Pitt dhe Cruise luajtën në filmin kult Interview with the Vampire më 1994, dhe kujtoi me humor si garuan me go-kart pas xhirimeve të filmit. Ndërkohë, regjisori i F1, Joseph Kosinski, i cili qëndron pas suksesit Top Gun: Maverick me Cruise, vlerësoi të dy aktorët si shumë të aftë në drejtimin e makinave, por pranoi se Cruise “i shtyn gjithmonë kufijtë” më shumë.

Graham Kelly, përgjegjës për automjetet në F1, shtoi: “Nëse do të ishte Tom Cruise në vend të Bradit, do të kishim konflikt. Tomi e çon çdo gjë në ekstrem, gjë që për ne që ndërtojmë makina është stresuese. Ndërsa Bradi është më i vetëdijshëm për kufijtë e tij.”

Interview with the Vampire pati sukses të madh në vitin 1994, me kritika pozitive, dy nominime për Oscar dhe një nominim për Kirsten Dunst në Golden Globes për rolin e Claudias.

Continue Reading

Magazinë

Sa kushton dasma e njeriut të tretë më të pasur në botë?

Published

on

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez më në fund do ta thonë “Po”-në e tyre këtë javë, në një ceremoni madhështore në Venecia.

Çifti u fejua në maj 2023 e dasma është planifikuar për të shtunën, më 27 qershor, sipas mediave të huaja, festa do jetë spektakolare. Disa nga emrat më të mëdhenj pritet të jenë mes të ftuarve Katy Perry, Oprah Winfrey dhe Ivanka Trump.

Edhe pse vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se dasma do të kushtonte plot 600 milionë dollarë, Bezos e mohoi këtë.

Por raportet e reja sugjerojnë se kostoja totale do të jetë ende jashtëzakonisht e lartë, midis 15 dhe 20 milionë dollarëve, raporton Mail Online.

Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për programin argëtues është e mundur që Bezostë paguajë deri në 5 milionë dollarë për një performancë nga artistë si Beyoncé ose Andrea Bocelli, zbuloi Kunal Madan, CEO i DressPreservation.com.

Continue Reading

Magazinë

Artisti kritikon Madonnën nga skena e Hamilton

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara