Lajmet

Spitalet gjermane të mbingarkuar nga fëmijët e sëmurë, një nga arsyjet është mungesa e stafit

Shumë fëmijëve i’u është dashur të transportohen me helikopter në rajone më të largëta.

Published

on

Kur Debora Zilz e çoi foshnjen e saj të vogël Andreas në një spital të Berlinit për shkak të një sëmundjeje të rëndë të frymëmarrjes, ajo u trondit.

“Nuk kishte hapësirë”, kujton ajo. Mjekët në mënyrë të dëshpëruar kanë telefonuar spitalet e tjera në kryeqytetin gjerman dhe shtetin fqinj të Brandenburgut në përpjekje për të gjetur një shtrat për foshnjen 13-ditëshe.

“Më në fund, pas një nate në departamentin e aksidenteve dhe urgjencës, ne mundëm të qëndronim këtu”, tha nëna 33-vjeçare.

Djali i saj, pesha e të cilit në një moment ra nën peshën e lindjes prej 3.1 kilogramësh përpara se të rikuperohej, tani është në kujdesin intensiv.

Ai po lufton me bronkiolitin, pasi Gjermania përballet me një valë dimërore të rasteve të infeksionit të gjoksit tek foshnjat, duke i vënë spitalet tashmë të ngarkuara nën presion shtesë.

Pas dy viteve të pandemisë së koronavirusit, disa vende evropiane po shohin një rritje të bronkiolitit.

Situata është veçanërisht e keqe në vitin 2022 pasi të porsalindurit dhe foshnjat ekspozohen për herë të parë ndaj virusit respirator sincicial (RSV), i cili zakonisht shkakton bronkiolitin.

Ekipi i kujdesit pediatrik në Saint Joseph në Berlin, ku foshnja po trajtohej, po përpiqet të përballojë rritjen me një numër më të vogël të stafit se kurrë më parë.

“Ne jemi nën ujë”, tha Beatrix Schmidt për AFP, kreu i departamentit të pediatrisë dhe neonatologjisë në spital.

“Një stuhi faktorësh kanë kontribuar në problemin”, tha Schmidt — “një numër i jashtëzakonshëm fëmijësh të sëmurë, kujdestarë të infektuar dhe e gjithë kjo në të njëjtën kohë me mungesat kronike të stafit”.

‘Fëmijët paguajnë çmimin’
Në lagjen më të ulët të Tempelhof, afër Berlinit qendror, Saint Joseph’s zakonisht ka 80 shtretër për fëmijët e sëmurë. Por për shkak të mungesës së stafit, aktualisht mund të përdoren vetëm 51.

Edhe në njësinë e kujdesit intensiv, shtretërit është dashur të mbyllen — dhe të 18 që kanë mbetur janë të zënë.

Ashtu si në rastin e Andreas, mjekët shpesh zbulojnë se nuk kanë hapësirë për pacientë të rinj dhe duhet të telefonojnë spitale të tjera.

Shumë fëmijëve të sëmurë madje i’u është dashur të transportohen me helikopter në rajone më të largëta.

Sipas shifrave të institutit shëndetësor Robert Koch, 9.5 milionë njerëz në Gjermani u prekën javën e kaluar nga një lloj sëmundjeje respiratore, në të gjitha grupmoshat, në një vend prej 84 milionë banorësh.

Shifra është shumë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe është më e lartë se në kulmin e epidemisë së gripit gjatë viteve 2017-18.

Schmidt beson se shumë probleme shkaktohen nga ulja e kostove.

“Për vite me radhë kemi bërë kursime për sistemin tonë shëndetësor. Dhe fëmijët janë të parët që paguajnë çmimin”, tha 63-vjeçarja.

Paga të ulëta, investime të pakta
Aktualisht ka 18,000 shtretër spitalor për fëmijë në Gjermani, nga 25,000 në 1995, sipas agjencisë federale të statistikave.

Gjermania, me një popullsi në plakje dhe më pak fëmijë se shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka investuar pak në kujdesin pediatrik, sipas Schmidt.

Reformat e kujdesit shëndetësor që synojnë reduktimin e kostove kanë qenë veçanërisht të dëmshme për kujdesin pediatrik, ndërkohë që profesionet mjekësore po luftojnë për të tërhequr hyrje të reja, thonë kritikët.

“Shumë mjekë pediatër do të dalin në pension në vitet e ardhshme”, tha Schmidt, e cila vetë po përgatitet të largohet nga pozicioni i saj.

Brezi i ri dëshiron të kombinojë punën dhe familjen, një sfidë në një profesion që shpesh kërkon orë të gjata dhe të paparashikueshme, tregon ajo.

Dhe në një vend të pasur si Gjermania, pagat e kujdestarëve shpesh lënë shumë për të dëshiruar.

“Për mendimin tim, ata janë të paguar tejet pak”, thotë Schmidt. “Ata punojnë shumë — natën, fundjavën”./UBTNews/

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara