Lajmet

Specialistë të EULEX-it ndihmojnë policët në veri

Dislokimi do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit.

Published

on

Një Ekip i Specializuar (ES) prej gjashtë këshilltarësh policorë u dislokua të enjten në Kosovë për të përforcuar kapacitetin këshillues dhe monitorues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Dislokimi do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit derisa misioni ta ketë krijuar një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, në mënyrë të veçantë, ES e EULEX-it do ta këshillojë Policinë e Kosovës se si t’i kryejë më mirë aktivitetet e rregullta policore gjatë parandalimit dhe luftimit të krimit dhe ofrimit të sigurisë, duke e monitoruar gjithashtu respektimin e detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut, për t’i shërbyer komuniteteve që ata i mbrojnë dhe për ta rritur besimin e popullatës përmes punës policore të orientuar në komunitet.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se pjesëtarët e ES të EULEX-it janë të dërguar nga Holanda (tre) dhe Suedia (tre) dhe, duke u bazuar në përvojën dhe ekspertizën e tyre policore në komunitet, do të punojnë në komunat veriore në koordinim të ngushtë me kolegët e tyre të Policisë së Kosovës dhe me Këshilltarët e Lartë Policorë të EULEX-it, të cilët e këshillojnë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut dhe katër stacionet policore nën komandën e saj.

“Dislokimi i Ekipeve të Specializuara me ekspertizë dhe kapacitete të ndryshme, është një instrument i ofruar nga Kompakti i Politikës Civile të Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) i miratuar në maj 2023 për të dislokuar shpejt ekspertë në Misionet Civile të CSDP-së për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave operacionale dhe zhvillimeve të sigurisë në terren”, thuhet aty.

Lajmet

Mbi 4000 bimë kanabisi asgjësohen në Shkodër

Published

on

By

Në Qarkun e Shkodrës, Policia e Shtetit, në territoret e gjashtë njësive administrative, gjeti dhe asgjësoi 4291 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, penalisht u proceduan pesë 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Derisa ende po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër./D:B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar: Pasta e fëstëkëve me toksina të rrezikshme

Published

on

By

Kroacia ka bllokuar dhe asgjësuar një ngarkesë me pastë fëstëkësh të ardhur nga Shqipëria, pasi zbuluan një nivel të lartë të një toksine të rrezikshme.

Bazuar në njoftimin zyrtar të RASFF, ngarkesa u ndalua në kufi që më 8 shtator, pasi analizat laboratorike konfirmuan tejkalim të ndjeshëm të normave të lejuara të aflatoksinës, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Për pasojë, e gjithë ngarkesa është asgjësuar, ndërsa shtetet e tjera anëtare të BE-së janë njoftuar për të ndërmarrë masa parandaluese, në rast se produkti është shpërndarë edhe në territoret e tyre.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh që një produkt shqiptar ndalohet në kufijtë e BE-së për shkelje të sigurisë ushqimore, duke ngritur shqetësime serioze mbi efektivitetin e kontrollit cilësor dhe sistemeve të certifikimit në Shqipëri./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Del Piero kritikon Tudorin: Nuk ka ide të qarta në sulm

Published

on

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kritikuar hapur trajnerin Igor Tudor pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në javën e 6-të të Serie A.

Del Piero u shpreh se skuadra e Tudor nuk ka identitet të qartë në lojë, veçanërisht në repartin ofensiv.

“Tudor nuk ka një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë në sulm. I mungon identiteti dhe nuk ka asnjë sulmues të përshtatshëm për Juventusin sot.”, tha Del Piero.

Sipas tij, bardhezinjtë po vuajnë për kreativitet dhe shpejtësi në manovër. Ai veçoi Manuel Locatellin si të vetmin lojtar që përpiqet të japë ritëm në lojën e skuadrës.

“Juve ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Vetëm Locatelli sjell shpejtësi, ndërsa sulmuesit rrallë kanë raste për gol.”, shtoi ish-sulmuesi.

Del Piero theksoi gjithashtu se rotacionet e shumta të Tudorit po e bëjnë skuadrën të humbasë identitetin.

“Nëse ndryshon shumë, i jep besim të gjithëve, por humbet identitetin tënd. Ekipi e njeh veten vetëm në formacionin bazë, që sot mungon.”, vazhdoi ai.

Në fund, Del Piero lavdëroi Milanin për afrimet e verës si Modric dhe Rabiot, duke theksuar se kuqezinjtë kanë krijuar më shumë personalitet dhe qetësi në lojë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli tjetër i Arsenalit

Published

on

Martin Odegaard i Arsenalit është larguar nga skuadra e Norvegjisë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit.

Odegaard pësoi një dëmtim gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij në Premier League kundër Ëest Ham United të shtunën, dhe megjithëse u përpoq të vazhdonte, ai u zëvendësua përfundimisht nga Martin Zubimendi pas 30 minutash.

26-vjeçari do të humbasë ndeshjen kualifikuese të Norvegjisë për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit të shtunën si dhe ndeshjen miqësore kundër Zelandës së Re më 14 tetor.

Në një deklaratë, Arsenali tha se Odegaard kishte pësuar një dëmtim të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë.

“Martin do të vazhdojë të vlerësohet dhe trajtohet nga ekipi ynë mjekësor gjatë pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, me qëllim rikthimin në aksion sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Sezoni i Odegaard është ndikuar shumë nga dëmtimet, me mesfushorin që ka dëmtuar shpatullën kundër Leeds United në gusht dhe pësoi një përsëritje të atij dëmtimi kundër Nottingham Forest muajin e kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara