Sport

Southgate: Trippier është më i mirë se Alexander-Arnold

Komentet e Southgate ka të ngjarë të zemërojnë tifozët e Liverpoolit.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka sugjeruar se Trent Alexander-Arnold tani është zgjidhja e tij e katërt sa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes, pasi që shpjegoi se pse Kieran Trippier është para tij te “Tre Luanët”.

Alexander-Arnold u grumbullua nga Southgate për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë, por pasi që ishte një zëvendësim në humbjen 1:0 në “San Siro”, ylli i Liverpoolit u la jashtë skuadrës në barazimin 3:3 kundër Gjermanisë në “Wembley”.

Në vend të Alexander-Arnold, Southgate aktivizoi Reece James të Chelseat dhe gjithashtu preferon që të përdorë Kyle Walker të Manchester Cityt dhe Kieran Trippier të Newcastle para mbrojtësit të Liverpoolit.

Southgate tha se beson që në përgjithësi loja e Trippier është më e mirë se ajo e Alexander-Arnold, i cili tani duhet të luftojë për të zënë një vend në skuadrën e Anglisë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Kam pasur bisedime të gjata me të gjithë. Natën e kaluar kundër Italisë, neve nuk na duhej zëvendësues i krahut të majtë. Kundër Gjermanisë neve na duhej për shkak të stilit të lojës, kështu që neve na duhej Chilwell në bankën rezervë, dhe kishim Kieran, për të cilin momentalisht unë besoj që loja e tij është më e mirë se Alexander-Arnold”, tha Southgate.

Komentet e Southgate ka të ngjarë të zemërojnë tifozët e Liverpoolit, me Alexander-Arnold që luan një rol të madh në suksesin e klubit në sezonet e fundit.

23-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 62 asistime në 235 ndeshje për Liverpool, duke ndihmuar klubin e tij të fitojë Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Kupën e Botës për Klube, FA Cup dhe Kupën e Ligës nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara