Lajmet

Dështoi edhe zgjedhja e Donika Gërvallës për kryeparlamentare

Published

on

Lajm i përditësuar:

11:30

Ka dështuar sërish zgjedhja e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ku në seancë nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Propozimi tjetër nga LVV, ishte emri Donika Gërvalla por që as kjo e fundit nuk arriti të grumbullojë votat, 57 votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Seanca e rradhës mbahet më datë 22 gusht 2025.

11:25

Kryetari i Nismes Fatmir Limaj tha se partia e parë Vetëvendosje duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar këto kapacitete të një shumice parlamentare.

“Ne e kemi dhënë një mundësi, mundësitë janë të hapura. Dëshira dhe angazhimi ynë është për t’i ofruar Kosovës mundësi për institucione. Tash edhe me dy aktgjykime të gjykatës tregon edhe një herë gjykata se interesi publik i Kosovës është të gjenden rrugë për të ndërtuar kapacitete qeverisëse. Partia e parë duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar këto kapacitete të një shumice parlamentare. Nisma nëse këtu veprohet sipas udhëzimit të Gjykatës Kushtetuese derisa nuk ka një marrëveshje politike votimi ynë është ai që ka qenë para se me hy në komision e fshehtë. Ne nuk kemi votë pa një marrëveshje politike, e cila prodhon ndërtimin e institucioneve”, tha Limaj.

Ndërkaq, ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, ka deklaruar para gazetarëve se do të votojë pro për çdo kandidaturë që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Si në çdo seancë tjetër edhe në këtë seancë, kandidati që propozohet votohet pro dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kam nevojë të bëj analiza hipotetike, çdo propozim që vjen prej VV-së unë e votoj,” tha ai.

11:10

Kryetari i AAK-së Ramush Haradiniaj para seancës së Kuvendit tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar disa pika, por që prapë se prapë nuk kanë votë për Albulena Haxhiun por, kanë votë për ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja.

“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të Gjykatës, tashmë dihet është sqaruar se duhet të jetë votim i hapur dhe njëkohësisht është sqaruar se një kandidat që nuk merr votën s’mund të kandidojë mbi tri herë , po ashtu është edhe afati 30 ditor edhe njëherë”, deklaroi Haradinaj.

Edhe deputeti i PDK-së Jakup Nura, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se
se Vetëvendosje ka pasur kohë të reflektojë dhe të shoh dëmet që i ka shkaktuar.

“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion do ta votojmë”, theksoi Nura.

09:50

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili u publikua të hënën si i plotë, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur sot në ora 11:00, ku deputetët e legjislaturës së nëntë do të mblidhen sërish në tentimin e radhës për konstituim të Kuvendit.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si urgjencë shtetërore edhe nga presidenca e cila përmes një përgjigjje për KosovaPress tha se duhet të ketë sa më parë institucionet në periudhën sfiduese globale dhe rajonale.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca.

Kujtojmë që deri para aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës dështoi konstituimin në 54 tentativa.

Seanca e fundit konstituive ishte e datës 26 korrik datë kjo që shënoi edhe fundin e rrjedhjes së afatit të konstituimit nga Kushtetuesja. Pas kësaj Gjykata Kushtetuese caktoi masë të përkohshme me të cilën nga datat 27 korrik deri 8 gusht deputetëve iu pamundësua thirrja e një seance tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi Komunal i Prishtinës shqyrton taksën 2-euroshe për trafikun në qendër

Published

on

By

Propozimi për vendosjen e një tarife prej 2 eurosh për automjetet që hyjnë në zonën qendrore të Prishtinës ka nxitur diskutime të ashpra në Kuvendin Komunal.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Luftar Braha, e mbrojti idenë duke theksuar se masa të tilla përdoren në shumë qytete botërore si Ljubljana e Tirana për të menaxhuar trafikun. Sipas tij, drejtuesit e mjeteve mund të shfrytëzojnë parkingun te Pallati i Rinisë pa u nënshtruar kësaj takse.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi propozimin me arsyetimin se kufizimi do të mbingarkojë rrugët alternative dhe do të rrisë ndotjen e ajrit. Po ashtu, edhe nga Partia Demokratike e Kosovës u kërkua që të shqyrtohen përjashtime për banorët e Prishtinës, në mënyrë që tarifa të mos aplikohet njëtrajtshëm për të gjithë.

Zona e planifikuar e lëvizjes së kufizuar përfshin rrugët kryesore brenda unazës së brendshme të kryeqytetit, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në duart e asamblistëve të Kuvendit Komunal.

Continue Reading

Vendi

Shoqëria civile e akademikët i kërkojnë Avokatit të Popullit dërgimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kushtetuese

Published

on

By

Një grup prej 24 përfaqësuesish nga shoqëria civile, komuniteti akademik dhe organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kërkesa në emër të grupit është dërguar nga Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Përmes këtij dokumenti kërkohet të sqarohet nëse mandati i Dhomave të Specializuara në Hagë është zgjeruar përtej autorizimit që garanton neni 162 i Kushtetutës së Kosovës.

Në kërkesë theksohet se Kushtetuta ka lejuar themelimin e një mekanizmi të specializuar vetëm për të përmbushur obligimet lidhur me Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, e jo për krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal mbi strukturën, historinë apo veprimtarinë e UÇK-së. Nënshkruesit kërkojnë nga Avokati i Popullit të sqarojë nëse lidhja me këtë raport duhet të dëshmohet për krime dhe persona konkretë, si dhe nëse shtrirja e juridiksionit të Speciales po cenon parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Grupi i ekspertëve sqaron se kjo nismë nuk synon shqyrtimin e provave apo përcaktimin e fajësisë individuale në rastet aktuale, por ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit kushtetues të vendit. Ndër 24 nënshkruesit e kërkesës janë figura të njohura si Prof. Dr. Enver Hasani, Lulzim Peci, Ismet Kryeziu, Nevenka Tromp, Visar Ymeri, Naim Rashiti, Leonora Kryeziu, Robert Muharremi, Fisnik Korenica e të tjerë.

Continue Reading

Vendi

Mali i Zi bllokon afërsisht 103 tonë mish viçi të destinuar për Kosovën

Published

on

By

Autoritetet e Malit të Zi kanë bllokuar një tjetër ngarkesë me mish të skaduar viçi në Portin e Tivarit, e cila kishte destinacion tregun e Kosovës dhe kompaninë “Apetiti SH.P.K.”. Me këtë rast të fundit, sasia e përgjithshme e mishit të ndaluar brenda vetëm 10 ditëve ka arritur në 102,491 kilogramë, apo gati 103 tonë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Doganave të Malit të Zi, në kontejnerin e ndaluar të enjten u gjetën 1,321 paketime me mish viçi të ngrirë, me peshë bruto prej 24,650 kilogramësh. Gjatë kontrollit u konstatua se afati i përdorimit të këtij mishi kishte skaduar më 14 maj 2026.
Kjo pasoi rastin e 15 shtatorit, kur autoritetet malazeze ndërprenë tranzitin për tre kontejnerë të tjerë me mbi 77.8 tonë mish viçi. Në atë rast u zbulua një skemë manipulimi ku deklaratat origjinale me afat të skaduar ishin hequr dhe ishin zëvendësuar me etiketa të falsifikuara për të fshehur datën e skadencës.
Dogana malazeze bëri të ditur se parregullsi me të njëjtën kompani kosovare janë evidentuar edhe në Portin e Durrësit pas shkëmbimit të informacioneve me administratat doganore të rajonit. Për këtë mënyrë të tentimit për shpërndarjen e mishit të skaduar është alarmuar edhe Organizata Botërore e Doganave.
Mishi i bllokuar nga rasti i parë pritet të asgjësohet sapo të përfundojnë formalitetet ligjore.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Të kërkuara