Lifestyle

29 prilli – Dita Botërore e Vallëzimit

Published

on

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit.

Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave që të festojnë së bashku.

Duke qenë se vallëzimi konsiderohet si një formë komunikimi, atëherë edhe kjo ditë ka për qëllim që t’i afrojë më shumë njerëzit.

29 prilli është shënuar si Ditë e Vallëzimit për shkak se është ditëlindja e themeluesit të baletit modern Zhan- Zhorzh Nover.

Lifestyle

Gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lajmë flokët

Published

on

Mënyra e duhur e larjes siguron që flokët të jenë më të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të fortë.

Shumica prej nesh ndjekin këtë proces kur i lajmë flokët, aplikojmë shampo, i fërkojmë flokët dhe i shpëlajmë, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për t’i pastruar. Megjithatë, mund të mos jetë aq efektive sa mendojmë dhe mund të ketë efekte të kundërta në shëndetin e flokëve.

Gabimi më i zakonshëm është të aplikojmë shampon në gjithë gjatësinë e flokëve, duke filluar nga rrënjët deri te majat, pa marrë parasysh natyrën e pjesëve të ndryshme të flokëve. Sipas ekspertëve, në fund të fundit, kujdesi i duhur i flokëve fillon nga skalpi dhe jo nga majat.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë, skalpi është vendi ku përqendrohet sebumi. Kur pastrojmë rrënjët, lëkura e kokës mbetet e shëndetshme, ndërsa flokët mbeten të freskët dhe më pak të yndyrshëm. Gjatësia dhe majat e flokëve, që janë më të thata, nuk kanë nevojë për sapun shtesë, pasi shampoja që shpëlahet nga skalpi i kokës heq natyrshëm papastërtitë dhe yndyrën e tepërt edhe nga pjesa tjetër e flokëve.

Procedura për rezultat të shëndetshëm është të aplikoni shampon në lëkurën e kokës dhe ta lini të rrjedhë përgjatë flokëve gjatë shpëlarjes. Majat e flokëve, të cilat janë më të ndjeshme dhe të thata, nuk kanë nevojë për sapun shtesë, pasi ato mund të bëhen më të thata dhe më të brishta nëse pastrohen tepër.

Sekreti numër 1 për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim nuk është larja e shpeshtë me shampo gjatë gjithë gjatësisë, por fokusimi në lëkurën e kokës.

Continue Reading

Lifestyle

Ec si një ushtar, mënyra e re për të forcuar trupin

Published

on

Ecja mbetet një nga format më të lehta dhe të përhapura të aktivitetit fizik, nuk kërkon pajisje të veçanta, ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, përmirëson gjumin dhe gjendjen emocionale, dhe është një mënyrë e thjeshtë për të marrë ajër të pastër çdo ditë.

Për ta bërë këtë aktivitet edhe më tërheqës e sfidues, së fundmi ka fituar popullaritet një trend i ri në rrjetet sociale: “rucking”.

Kjo formë ecjeje po konsiderohet si mënyrë efektive për të shtuar intensitetin dhe përfitimet fizike të një shëtitjeje të zakonshme.

”Rucking është thjesht ecje me peshë në trup – zakonisht në shpinë”, shpjegon Nichele Cihlar, drejtoreshë e trajnimeve në GORUCK, një kompani që prodhon pajisje për këtë aktivitet. Mjafton një çantë shpine me pak peshë brenda dhe jeni gati për të filluar.

Mathew Welch, fiziolog i ushtrimeve në Spitalin për Kirurgji Speciale në New York, rucking është ushtrim me ndikim të ulët, rrjedh nga trajnimet ushtarake.

”Ushtria përgatitet për qëndrueshmëri, dhe përveç vrapimeve, ata ecin me ngarkesa të rënda-prej andej vjen koncepti i rucking-ut”, shpjegon ai.

Përveç përfitimeve të zakonshme që ofron ecja, rucking ndihmon edhe në forcimin e muskujve, rrit djegien e kalorive dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike. Nëse po kërkoni mënyrë të thjeshtë, por më sfiduese, rucking mund të jetë zgjidhja e duhur, mund të filloni menjëherë, me atë që keni në shtëpi.

Continue Reading

Lifestyle

Dielli plak lëkurën/ Dermatologët: Kremi mbrojtës ul rrisqet për disa sëmundje

Published

on

Në një kohë që temperaturat e larta kanë pushtuar vendin, dhe sytë janë nga plazhi, specialistët rrëzojnë mitet e krijuara se aplikimi i kremit kundra diellit mund të ketë efekte anësore të parikuperueshme.

Sipas tyre është e rëndësishme që kremi kundra diellit të sigurohet nëpërmjet farmacive.

“E kam dëgjuar këtë mit, por nuk jam dakord, që dielli shkakton kancer të lëkurës. Është e mira që të merret në farmaci, sepse është i kontrolluar me kërkime shkencore, dhe ka firmë nga FDA-ja. “

Kremi duhet të aplikohet çdo stinë, por verës specialistët kërkojnë vëmendje të shtuar, kjo për shkak të rrezatimit të fortë.

Dermatologia Rozana Çela tregon për abc neës se çfarë ndodh me lëkurën tonë, nëqoftëse nuk aplikojm kremin mbrojtës.

“Dëmtimet nga dielli janë afatshkurtër, por edhe efekte afatgjatë. Duke marr parasysh që krijon probleme që nga fotoplakja, krijimi i njollave kafe….lezionet. Sidomos kancerin e lëkurës, si faktor kryesor rrezatimi nga dielli. Në këtë kontekst roli i kremit kundra diellit është i domosdoshëm, duhet vendos me patjetër sidomos gjatë verës.”

Kremi kundra diellit këshillohet për çdo moshë, dhe duhet të përshtatet me tipologjinë e lëkurës.

“Kremërat janë në bazë të tipologjisë së lëkurës. Mund të jetë me akne, a mature. Ndryshon në varësi të lëkurë, por edhe të moshës. Duhet të përshtatet me problemet e lëkurës, me akne apo jo. Kremi sa më pak shkëlqim nëse është me akne, nëse merr një krem tjetër mund të shkaktoj hiperhidrim. Ekziston edhe mundësia e alergjisë.”

Sa i takon mënyrës së përdorimit, në ditë normale, dermatologët këshillojnë aplikimin e kremit 20 minuta para ekspozimit, ndërsa gjatë kohës që jemi në plazh, shpeshtësia e aplikimit të tij duhet të jetë më i lartë, kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit në diell.

Continue Reading

Lifestyle

25 qershori, “Dita e Detarit”

Published

on

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), 25 qershorin e ka shpallur si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrifica të mëdha në jetën e tyre personale dhe të familjeve të tyre.

Dita e Detarit u festua për herë të parë më 2011, duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershor të vitit 2010, në Manila të Filipineve, me rezolutën e pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët të vitit 1978.

Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara.

Dita e Detarit është një mundësi për të edukuar publikun rreth çështjeve me të cilat përballen detarët në ditët e sotme, si pirateria, por gjëja më e rëndësishme është mundësia që bota të thotë “Faleminderit detarë”.

Detarët janë shtylla e tregtisë botërore, duke transportuar mbi 80% të mallrave që konsumohen në botë. Pa punën e tyre, ekonomia globale do të ndalonte – nga ushqimet dhe energjia deri te teknologjia dhe materialet e ndërtimit.

Për më tepër, ata sigurojnë që zinxhiri i furnizimit të funksionojë pa ndërprerje, duke qenë shpesh të papërfillur në jetën e përditshme të njerëzve.

Megjithatë, puna në det është e rrezikshme dhe kërkon një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi. Sfida si pirateria, aksidentet detare, dhe stresin psikologjik të izolimit larg familjes janë vetëm disa nga vështirësitë që ata përballojnë çdo ditë.

Dita e Detarit ofron një mundësi për të edukuar publikun për këto sfida, dhe për të kërkuar kushte më të mira dhe mbështetje për komunitetin e detarëve.

Continue Reading

Të kërkuara