Sport

Sonte Kosova përballet me Moldavinë

Published

on

Kosova dhe Moldavia do të përballen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit kundër Moldavisë.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist./UBTNews

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit kundër…

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Tuesday, November 17, 2020

Sport

Sonte ndeshje finale në volejboll

Published

on

By

Në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, sonte zhvillohen ndeshje shumë të rëndësishme finale në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në volejboll.

Në konkurrencën e femrave, nga ora 20:30 luhet finalja e dytë e serisë për titullin e kampionit, ku përballen KVF Ferizaj dhe KV Fer Volley. Ky duel pritet të jetë vendimtar në garën për titull, pas ndeshjes së parë mes këtyre dy skuadrave rivale.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve, sonte nis seria e finaleve, ku në aktin e parë përballen dy skuadra nga i njëjti qytet, KV Ferizaj dhe KV Luboteni. Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe pritet të sjellë një rivalitet të fortë lokal.

Të dyja përballjet pritet të ofrojnë spektakël dhe interesim të madh nga tifozët, duke qenë se bëhet fjalë për ndeshje vendimtare në garën për titujt kampionë.

Continue Reading

Sport

Kristian Prenga përballet me Anthony Joshua në Riad, para sfidës së madhe me Fury

Published

on

By

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me një nga emrat më të mëdhenj të boksit profesionist, Anthony Joshua, në një duel që pritet të zhvillohet më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite.

Vetë Joshua ka konfirmuar rikthimin në ring për këtë përballje, e cila do të shërbejë si një test i rëndësishëm përpara sfidës së madhe që e pret më vonë gjatë vitit. Për Prengën, kjo është një mundësi e artë për t’u përballur me një kampion të njohur botëror dhe për të bërë hap të madh në karrierë.

Ndërkohë, vëmendja e botës së boksit është e përqendruar edhe te superndeshja e shumëpritur mes Joshua dhe Tyson Fury. Pas vitesh spekulimesh, dy rivalët kanë arritur marrëveshje për t’u përballur, duke e bërë këtë një nga duelet më të mëdha të kohëve të fundit.

Para kësaj përballjeje, Joshua synon të rikthehet në formë optimale pikërisht përmes meçit ndaj Prengës. Në anën tjetër, Fury tashmë është rikthyer në ring, duke fituar me pikë ndaj Arslanbek Makhmudov pas një pauze të gjatë prej 16 muajsh.

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe Joshua kalon me sukses sfidën e korrikut, përballja e madhe me Fury pritet të zhvillohet në nëntor, me shumë gjasa në Wembley Stadium, ndërsa interesimi global për këtë duel pritet të jetë jashtëzakonisht i madh.

Continue Reading

Sport

Asllani shënon, Hajdari asiston në fitoren e Hoffenheimit ndaj Hamburgut

Published

on

By

TSG Hoffenheim ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Hamburger SV me rezultat 2:1, në një ndeshje ku futbollistët shqiptarë patën rol vendimtar.

Golin e parë për Hoffenheimin e realizoi Tim Lemperle në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një asistimi të saktë nga Albian Hajdari, i cili u dallua me paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64-të, ishte Fisnik Asllani ai që vulosi fitoren, duke shënuar golin e dytë për mysafirët dhe duke qenë një nga figurat kryesore të ndeshjes.

Paraqitja e dy futbollistëve shqiptarë ishte vendimtare për këtë sukses, me Hajdarin që kontribuoi me asist dhe Asllanin që gjeti rrugën e rrjetës, duke konfirmuar formën e mirë dhe rëndësinë e tyre në skuadër.

Hamburger SV arriti të shënojë një gol, por nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur humbjen ndaj një Hoffenheimi më efikas.

Continue Reading

Sport

Samadrexha fiton për herë të parë Kupën e Kosovës në hendboll

Published

on

By

Samadrexha ka shkruar histori duke e fituar për herë të parë Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Në finalen e zhvilluar të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha triumfoi ndaj Istogu me rezultat 27:23, duke siguruar trofeun e parë të Kupës në historinë e klubit.

Ndeshja ishte e balancuar në pjesën e parë, ku istogaset kishin epërsi të lehtë, por pa arritur të krijojnë diferencë më të madhe se dy gola. Në pjesën e dytë, Samadrexha u shfaq më e organizuar dhe më efikase, duke përmbysur rezultatin dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.

Figura kryesore e ndeshjes ishte Jennifer Abreu me tetë gola, ndërsa Vitoria Oliveira shtoi shtatë të tjerë për fitueset. Në anën tjetër, për Istogun u dallua Joneide Olikaka me tetë gola, ndërsa Alda Bruna realizoi katër.

Në rrugën drejt finales, Samadrexha mposhti Ferizajn në gjysmëfinale, ndërsa Istogu eliminoi Shqiponjën.

Ky sukses shënon një moment historik për Samadrexhën, që për herë të parë ngre trofeun e Kupës së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara