Sport

Challandes do t’i mungojë Kosovës edhe në ndeshjen e nesërme

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se edhe në rezultatet e sotme në testin për COVID-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma./UBTNews

Sport

Asllani shënon, Hajdari asiston në fitoren e Hoffenheimit ndaj Hamburgut

Published

on

By

TSG Hoffenheim ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Hamburger SV me rezultat 2:1, në një ndeshje ku futbollistët shqiptarë patën rol vendimtar.

Golin e parë për Hoffenheimin e realizoi Tim Lemperle në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një asistimi të saktë nga Albian Hajdari, i cili u dallua me paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64-të, ishte Fisnik Asllani ai që vulosi fitoren, duke shënuar golin e dytë për mysafirët dhe duke qenë një nga figurat kryesore të ndeshjes.

Paraqitja e dy futbollistëve shqiptarë ishte vendimtare për këtë sukses, me Hajdarin që kontribuoi me asist dhe Asllanin që gjeti rrugën e rrjetës, duke konfirmuar formën e mirë dhe rëndësinë e tyre në skuadër.

Hamburger SV arriti të shënojë një gol, por nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur humbjen ndaj një Hoffenheimi më efikas.

Continue Reading

Sport

Samadrexha fiton për herë të parë Kupën e Kosovës në hendboll

Published

on

By

Samadrexha ka shkruar histori duke e fituar për herë të parë Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Në finalen e zhvilluar të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha triumfoi ndaj Istogu me rezultat 27:23, duke siguruar trofeun e parë të Kupës në historinë e klubit.

Ndeshja ishte e balancuar në pjesën e parë, ku istogaset kishin epërsi të lehtë, por pa arritur të krijojnë diferencë më të madhe se dy gola. Në pjesën e dytë, Samadrexha u shfaq më e organizuar dhe më efikase, duke përmbysur rezultatin dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.

Figura kryesore e ndeshjes ishte Jennifer Abreu me tetë gola, ndërsa Vitoria Oliveira shtoi shtatë të tjerë për fitueset. Në anën tjetër, për Istogun u dallua Joneide Olikaka me tetë gola, ndërsa Alda Bruna realizoi katër.

Në rrugën drejt finales, Samadrexha mposhti Ferizajn në gjysmëfinale, ndërsa Istogu eliminoi Shqiponjën.

Ky sukses shënon një moment historik për Samadrexhën, që për herë të parë ngre trofeun e Kupës së Kosovës.

Continue Reading

Sport

Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Albi Mall Superliga e Kosovës, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i cili i jepet futbollistit më të dalluar të javës në kampionatin elitar kosovar.

Për javën e 30-të të edicionit aktual, ky çmim i është ndarë për herë të tretë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili shkëlqeu me dy gola në fitoren 3:2 ndaj FC Prishtina e Re.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka shpërblyer paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në këtë xhiro të kampionatit.

Pas marrjes së çmimit, Uka u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores dhe reagimin e ekipit në pjesën e dytë të ndeshjes. Ai tha se skuadra, pas disavantazhit 1:0 në pjesën e parë, arriti të rikthehet fuqishëm falë angazhimit të lojtarëve dhe stafit teknik, duke përmendur edhe bashkëpunimin brenda ekipit dhe mentalitetin e ri që po krijohet në klub.

Uka shtoi se synimi kryesor i klubit mbetet Kupa e Kosovës, por nuk përjashtojnë as objektiva të tjera në vazhdim të sezonit, duke theksuar se ekipi po punon me seriozitet dhe përkushtim në çdo ndeshje.

Ky çmim vlerësohet si një tjetër konfirmim i formës së mirë të Kreshnik Ukës në këtë edicion të Superligës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, në një vendim unanim të miratuar në seancën e 27 prillit 2026.

Për këtë projektligj, i cili mban numrin 10/L-040 dhe ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, votuan 93 deputetë pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Lojërat Mesdhetare, të themeluara në vitin 1951, janë një ngjarje shumë-sportive që zhvillohet çdo katër vjet nën mbështetjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë vend nikoqir i këtij eventi madhor sportiv, që konsiderohet organizimi më i madh sportiv në historinë e saj.

Vendimi për t’ia besuar organizimin Kosovës u mor më 8 shtator 2024, kur Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) votoi kandidaturën “Prishtina 2030” me 55 vota pro, 8 kundër dhe 3 të pavlefshme, në një takim të mbajtur në Heraklion të Greqisë.

Kosova, ndonëse pa dalje në det, u lejua të kandidojë pas ndryshimeve në statutin e ICMG-së, të cilat hapën mundësinë që edhe vendet pa bregdet të organizojnë Lojërat Mesdhetare.

Në këtë proces, Shqipëria ka marrë përsipër të ofrojë mbështetje të rëndësishme, duke vënë në dispozicion bregdetin e saj për zhvillimin e garave të sporteve ujore, duke forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në organizimin e këtij eventi historik.

Continue Reading

Të kërkuara