Sport

Kosova me mungesa ndaj Moldavisë, do të mungojë edhe Bernard Berisha

Publikuar

Dardanët prej që janë grumbulluar këtë vit në kohë pandemie, janë përballur me mungesa të shumta, si shkak i problemeve të ndryshme. Moslëshimet nga klubi, lëndimet e ndryshme, suspendimet, ishin disa prej arsyeve që lojtarët dardanë nuk mund ta përfaqësonin Kosovën në fushën e gjelbër.

Kështu ndodhi edhe ndaj Sllovenisë, ku Kosova ishte në pozicion të palakmueshëm sa i përket mungesave. Benjamin Kololli, Herolind Shala, Milot Rashica, Idriz Voca, Bersant Celina, Florent Muslija, Leart Paqarada, Betim Fazliji e Arbër Zeneli, munguan në sfidën me Slloveninë.

Mirëpo edhe në takimin tjetër ndaj Moldavisë pritet të ketë mungesa në Kombëtaren e Kosovës. Bernard Berisha do t’i shtohet listës së lojtarëve që do t’i mungojë Kosovës në këtë sfidë. Mirëpo është Herolind Shala ai që do të rikthehet në kampin kosovar, pasi që mungonte si shkak i suspendimit, dhe mungesa e tij në mesfushë ndeshjen e fundit, la për të dëshiruar.

Edhe Bersant Celina është në dyshime se a do të jetë pjesë e skuadrës, shkak i një lëndimi që ka pësuar, ndaj edhe është në fazën e rehabilitimit. Kësisoj Kosova, nesër e pret në “Fadil Vokrri”, Moldavinë e cila vjen për fitore, mirëpo edhe lojtarët tanë futen për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim, që ju duhet për të mbetur në divizionin C të Ligës së Kombeve./UBTNews

Sport

Renditja e re në ranglistën e FIFA, ka ndryshime te Kombëtarja e Shqipërisë

Publikuar

FIFA në fillim të muajit të ardhshëm do të publikojë renditjen e re të kombëtareve në ranglistën e saj. Mirëpo, para kësaj ajo ka njoftuar ndryshimet e disa ekipeve kombëtare në listën e re, në renditjen e ekipeve kombëtare, nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

Marrë parasysh këtë, Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar vendet në të cilat do të pozicionohen me këto ndryshime. Shqipëria që drejtohet nga trajneri italian, Edoardo Reja, pozicionohen në vendin e 66-të, pas paraqitjeve të mira në grumbullimin e fundit, gjersa Kosova nuk pritet të pësojë ndryshime, kësisoj mbetet në vendin e 117-të, në renditjen e FIFA-së.

E top kombëtaret që po dominojnë futbollin botëror, në dhjetë vendet e para janë: Belgjika, Franca, Brazili, Anglia, Portugalia, Spanja, Argjentina, Uruguaji, Meksika dhe Italia, që pozicionohen me pak ndryshime në 10-shen e parë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara