Kulturë

Snoop Dogg bleu produksionin “Death Row Records”

“Death Row Records” u themelua në vitin 1992.

Published

on

Reperi dhe sipërmarrësi amerikan, Snoop Dogg bleu produksionin “Death Row Records”, produksion ky që ia lansoi karrierën e tij.

Ylli kalifornian i hip hop-it arriti famë me albumin e tij debutues “Doggystyle” në vitin 1993, që u lansua nga “Death Row”. Ndër këngët më të njohura të albumit ishin “Gin&Juice”, “Doggy Dogg World” dhe “Murder Was The Case”.

Sipas tij, ky është “moment ekstremisht domethënës për të” dhe se mezi po pret “ta ndërtojë kapitullin e ardhshëm” të produksionit.

“Jam i emocionuar dhe shumë falënderues për mundësinë për të blerë markën ikonike dhe të rëndësishme kulturore, “Death Row Records”. Ndihem mirë që kam pronësinë e labelit pjesë e të cilit isha në fillimet e karrierës sime dhe si një nga anëtarët themelues”, deklaroi reperi.

“Death Row Records” u themelua në vitin 1992 nga Dr Dre, Suge Knight, the DOC dhe Dick Griffey./UBTNews

Kulturë

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për amerikanët

Published

on

Continue Reading

Kulturë

Si i shpëtoi burgut shkrimtari Paulo Coelho

Published

on

Paulo Coelho, romancieri i njohur brazilian është një ndër autorët më të lexuar në gjithë botën. Ai botoi më shumë se 20 libra dhe u bë i famshëm në mbarë botën pasi botoi romanin “Alkimisti”.

Një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto është “Kristal Awords” i dhënë nga forumi “World Economic”. Gazeta “Panorama” rikthen këtë figurë të vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën.

Paulo Coelho u lind në Rio de Janeiro dhe me krijimtarinë e tij fitoi famë në të gjithë botën duke u bërë me ndikimin më të madh ndërkombëtar dhe një nga shkrimtarët më të lexuar në botë. Librat e Paulo Coelho-s, të botuara në mbarë botën, kanë arritur shifrën mahnitëse prej rreth 320 milionë kopjesh të shitura në më shumë se 170 vende. Autori më i përkthyer nga portugalishtja është botuar në 88 gjuhë të ndryshme. “Alkimisti”, libri i tij më i suksesshëm, u botua në qershor 1988, fillimisht nga i njëjti botues “Eco”. Meqenëse pronari i shtëpisë botuese të parë nuk besonte shumë në suksesin e titullit, ribotimi i “Alkimisti” u bë nga botuesi tjetër “Rocco” dhe shpejt u bë një nga fenomenet më të mëdha të shitjeve në Brazil. Libri shitet rreth 1 milion kopje çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke qenë libri më i dhuruar për nxënësit që mbarojnë gjimnazin atje.

“Alkimisti” ka një rekord duke qëndruar për 427 javë rresht në listën e librave më të shitur të “The New York Times”. Në tregun e Amerikës së Veriut, ekziston një version audio i “Alkimistit” i treguar nga aktori i madh anglez Jeremy Irons, fitues i “Oscar”-it për aktorin më të mirë në vitin 1991.

VIZIONI PËR BOTËN

Që në fëmijëri, Coelho dëshironte të bëhej shkrimtar. Kur ai ia tregoi mamasë së tij këtë gjë, ajo iu përgjigj “I dashur, babi yt është një inxhinier. Ai ka një vizion të qartë për botën. A e di çfarë do të thotë të jesh një shkrimtar?”. Shkrimtari Brazilian Coelho lulëzon në kontradikta dhe ekstreme. Coelho më vonë vërejti se “Nuk ishte se ata donin të me lëndonin mua, por ata nuk e dinin se çfarë të bëja … Ata nuk e kanë bërë që të më shkatërrojnë, ata e bënë që të më shpëtojnë”. Si student, filloi të udhëtonte. Ai vizitoi Perunë, Meksikën, Bolivinë, Kilin dhe Afrikën e Veriut. Gjatë kësaj kohe, Coelho filloi të shkruante tekste për këngë të njohura. Ai ka bashkëpunuar me artistë nga Brazili, si Raul Seixas. Paulo iu nënshtrua terapisë me elektroshok gjatë qëndrimit në një institucion psikiatrik. Kjo përvojë ndikoi në romanin e tij “Veronika vendos të vdesë”.

Paulo Coelho e la atdheun e tij në vitin 1977 dhe u transferua në Londër me gruan e tij për një vit, ku u përpoq pa sukses të vendosej si autor. Pas kthimit në Brazil, ai punoi për një kohë të shkurtër si drejtor i labelit diskografik CBS në Brazil përpara se të vendoste të fokusohej në shkrime. Ndërkohë kishte kaluar në katolicizëm. Librat e parë të Coelho-s u frymëzuan nga përvojat e tij në rrugën e pelegrinazhit të Saint James në Santiago de Compostela. Asgjë nuk mund ta parashikonte suksesin e tyre të mëvonshëm kur u liruan në vitet 1980. Por sa e njeh Shqipërinë shkrimtari Brazilian? “Njoh historinë e vendit tuaj, por kurrë nuk e kam vizituar atë.

U gëzova shumë kur mora vesh se libri im Alkimisti u botua dhe në Shqipëri. Madje kur vinin në shtëpi miq të ndryshëm dhe më flisnin për suksesin e madh të Alkimistit, unë u tregoja librin e botuar në shqip. E jashtëzakonshme. Në fakt kam shumë dëshirë të vij në Shqipëri, edhe pse më kanë thënë se ka njerëz me kallashnikovë. Do doja të takoja lexuesit e mi, të bisedoja me studentët. Tri ditë në Shqipëri do të ishin diçka fantastike për mua”, u shpreh ai gjatë një interviste në vitin 2016.

RRUGA E PELIGRINAZHIT

Librat e parë të Coelho-s u frymëzuan nga përvojat e tij në rrugën e pelegrinazhit të Saint James në Santiago de Compostela. Asgjë nuk mund ta parashikonte suksesin e tyre të mëvonshëm kur u liruan në vitet 1980. Megjithatë, kur “Alkimisti” u botua në Brazil në vitin 1988, ai e çoi autorin drejt suksesit financiar. Historia e Santiagos, një të riu andaluzian që dëshiron të udhëtojë nëpër botë si bari, u bë libri më i shitur në Brazil, duke u shfaqur në listat e bestsellerëve në 18 vende njëkohësisht. Librat e Paulo Coelhos, autorit bashkëkohor brazilian më të suksesshëm në botë, nuk tregtohen si vepra të një autori brazilian pasi ai arriti të sfidojë stereotipet e autorëve brazilianë vendas. Coelho e veçon veten nga autorët e tjerë brazilianë.

Librave të tij u mungon pasuria tropikale e veprave të njohura të Jorge Amados dhe dhuna urbane e bestsellerit të Paulo Lins, “Qyteti i Zotit”, i cili, gjithashtu, u përshtat në një film. Në botën perëndimore, eksplorimet fetare të Coelhos, të cilat varionin nga misticizmi në monoteizëm, u pritën mirë. Coelho u bë i njohur si një guru i spiritualitetit letrar. Receta e tij ishte e thjeshtë dhe efektive: në vend që të humbiste kohë me pirueta gjuhësore apo analiza psikologjike, ai i jepte lexuesit rrëfime të shkruara mirë, të kombinuara me këshilla për vetëndihmë. Kritikët letrarë e kanë dënuar shpesh stilin e tij si tepër të thjeshtë, por lexuesit në mbarë botën e adhurojnë atë për fjalët e tij të thjeshta. Të famshëm si Madonna dhe fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Kenzaburo Oe janë ndër fansat e tij. Coelho prezantoi zhanrin e shëmbëlltyrës në letërsinë moderne tregtare. Shëmbëlltyra tradicionalisht ka magjepsur lexuesit sepse është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar, ndërkohë që mbetet enigmatike. Kjo ishte e vërtetë për Jezusin në Bibël dhe për ministrat në Mesjetë. Puna e Coelho-s funksionon në një gamë të gjerë nivelesh pasi librat e tij nuk janë tërësisht manuale vetëndihme, por shkojnë përtej letërsisë. Veprat e Coelho-s shfaqen në listat e bestsellerëve dhe në tavolinat e kafes së Akademisë Braziliane të Letërsisë.

JASHTË RREGULLAVE

Paulo Coelho lindi në një familje katolike në Rio de Zhaneiro më 24 gusht 1947 por u rrit kundër fesë. Ai ëndërronte që të hynte në shkollë, Coelho ëndërronte të bëhej shkrimtar. Por që herët jeta e tij kaloi nëpër spitale. Shkrimtari brazilian u shtrua në një spital mendor për tre vite me radhë kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai u trajtua për skizofreninë, por trajtimi nuk i ndihmoi dhe poeti iku. Për disa kohë, ai endej dhe më pas u kthye në shtëpi, pas së cilës u dërgua përsëri në spital. Pas kësaj, ai u arratis edhe dy herë nga spitali psikiatrik, por më vonë familja u pajtua me rrugën që ai kishte zgjedhur dhe Paulo u bë shkrimtar. Pasi shpëtoi për herë të dytë nga spitali i tyre mendor, ai iu bashkua lëvizjes teatrore amatore, e cila ishte jo vetëm një fenomen arti, por edhe një protestë sociale. Aktiviteti i tij përfundoi me faktin se ai ishte sërish në spital. Pasi u largua nga spitali për herë të tretë, Paulo u angazhua me shkrim dhe teatër.

Të afërmit e tij mund të pranonin vetëm se ai kurrë nuk do të gjente një punë “normale”. Në fillim të viteve 70, Coelho vendosi të krijojë një “Shoqëri Alternative” që do të funksiononte jashtë sistemit dhe rregullave. Parimi bazë i kësaj shoqërie dukej si “Bëj çfarë të duash – ky është i gjithë ligji”, të cilin shkrimtari e huazoi nga Aleister Crowley. Ushtria braziliane e konsideroi këtë një veprimtari subversive dhe e dënoi Paulon me burg. Paulo nuk shërbeu në burg për shumë kohë, ai u shpëtua nga një diagnozë e bërë më herët në një spital psikiatrik. Ai u shpall i çmendur dhe u la i lirë. VLERËSIMET Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë e Galicisë”. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga OKB-ja, më 2007. Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alef”, si dhe librin e tij të fundit “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.

“Sigurisht, shpresoj që në hapat e “Shigjetarit”, njerëzit do të shohin të njëjtin udhëtim që ekziston tek “Alkimisti”. Sigurisht, ata janë të ndryshëm. “Alkimisti” është një libër referues. Edhe “Shigjetari” është po kështu, por shpresoj që njerëzit ta përdorin atë për t’i ndihmuar të mësojnë bazat e jetës. E shpresoj vërtet këtë! Një ditë, isha ulur në shtëpinë time në Pirenej dhe po mendoja se sa e jashtëzakonshme është gjuajtja me hark, dhe thashë pse të mos shkruaj një libër rreth kësaj eksperience. Dëshiroja ta shkruaja, në fund të fundit, edhe për veten time, që ta lexoja më pas ose “ta kondensoja” brenda vetes sime. U përpoqa t’i mësoja vetes atë çka kisha mësuar në mënyrë instiktive. Ndonjëherë, kur ti mëson, duhet të ulesh dhe të kuptosh çfarë ishte ajo që mësove. Duke bërë këtë gjë, shkrova librin”, është shprehur gjatë një interviste shkrimtari brazilian.

Continue Reading

Magazinë

Seriali “Harry Potter” gati për xhirime – ja kush janë tre yjet e rinj

Published

on

Tre aktorë të vegjël me fytyra të reja do të sjellin sërish në jetë Harry Potter-in, seriali më i ri që do të prodhohet nga HBO.

HBO zbuloi treshen e artë: Dominic McLaughlin do jetë Harry Potter, Arabella Stanton, Hermione Granger dhe Alastair Stout do të jetë Ron Weasley.

Më shumë se 30,000 fëmijë aplikuan për role që u’a ndryshojnë jetën, pas njoftimit të HBO-së gjatë vjeshtës së kaluar. Xhirimet e serialit do të nisin këtë verë.

“Talenti i tre aktorëve të veçantë është një mrekulli për t’u parë dhe mezi presim që bota të përjetojë magjinë e tyre në ekran. I falënderojmë nga zemra të gjithë dhjetëra mijëra fëmijët që morën pjesë në audicion – ka qenë një kënaqësi të zbulojmë sa shumë talente të reja ka,” u shprehën përfaqësues të kastit.

Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint u bënë pjesë e historisë së kinemasë përmes interpretimit të këtyre roleve në filmat e Harry Potter.

HBO ka deklaruar më herët se seriali do të jetë një “përshtatje besnike” e librave bestseller dhe pritet të transmetohet në HBO Max, ndoshta që në vitin 2026.

Seriali është i bazuar mbi librat ikonikë të shkruar nga J.K. Rowling, e cila ka shitur miliona kopje në mbarë botën dhe ka ndikuar te breza të tërë lexuesish. Në këtë version të ri, HBO synon të sjellë më shumë detaje, të cilat në filma nuk kishin hapësirë të plotë.

Continue Reading

Magazinë

Gisele Bündchen thotë se e ka “rikthyer nën kontroll” jetën e saj

Published

on

Gisele Bündchen, supermodelja e njohur braziliane, ka treguar se ndihet “sërish në kontroll të jetës së saj”, vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së parë me partnerin e ri, Joaquim Valente.

Në një intervistë për revistën “Vogue France”, 44-vjeçarja rrëfeu jetën e saj të re si nënë dhe mënyrën se si po e rifiton ekuilibrin pas një periudhe të ngarkuar.

“Tani që vogëlushi im fle gjatë gjithë natës, kam rifituar kontrollin e rutinës sime. Si çdo nënë e re e di, gjumi, apo mungesa e tij, ndryshon gjithçka! Por ndihem vërtet mirënjohëse: të jem në shtëpi me fëmijët dhe të shijoj çdo moment me ta është e paçmuar”, u shpreh ajo.

Bündchen dhe Valente, mirëpritën një djalë në shkurt 2025, pasi shtatzënia u konfirmua në muajin tetor të vitit 2024.

Megjithëse nuk kanë zbuluar emrin e plotë të foshnjës, “People” ka raportuar se çifti ka zgjedhur emrin River si emër të mesëm.

Çifti ka nisur lidhjen më 2023. Për Bündchen, ky është fëmija i tretë. Ajo ka edhe dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Tom Brady, Benjamin 15 vjeç dhe Vivian 12 vjeçe. Gisele dhe Tom u divorcuan në tetor të vitit 2022, pas 13 vjetësh martesë.

Bündchen ka theksuar sa e rëndësishme është familja për të. “Të jem me familjen time, sidomos kur mund të bëjmë aktivitete jashtë së bashku… kjo më sjell më shumë gëzim”, ka thënë ajo.

Kur u pyet për ditën e saj ideale, u përgjigj duke thënë se “të kaloj kohë me fëmijët e mi është ajo që më bën më të lumtur”.

“Është bukur t’i shoh të gjithë sërish pas kësaj pauze,” tha Gisele. “Të bësh grim dhe flokët ndjehet si pushim – me një bebe në shtëpi, netët janë kaq të shkurtra, saqë mezi kam pasur kohë të krihem muajt e fundit!” Bündchen ka treguar tutje se mëmësia e ka formuar dhe forcuar ndër vite.

“Ndihem rehat në lëkurën time e kam kuptim më të qartë të prioriteteve të mia. Jam mirënjohëse për atë ku jam. Ndiej se e kam fituar këtë vend”, tha ajo.

Megjithëse shumë private, këtë muaj ajo ka ndarë për herë të parë një foto me foshnjën në Instagram, në një postim për Ditën e Nënës më 11 maj.

“Kam qenë e heshtur këtu, por shumë e zënë duke jetuar jetën… Ndonjëherë momentet më të bukura nuk ndahen, thjesht përjetohen”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Të kërkuara