Magazinë

“Smoke”, serial i bazuar në ngjarje të vërteta

Published

on

Janë publikuar pamjet e para të serialit të zhanrit dramë kriminalistike, “Smoke”, i cili ribashkon ekipin kreativ prapa projektit “Black Bird” dhe në rolin kryesor e sjell aktorin britanik, Taron Egerton. Ai shërben edhe si producent ekzekutiv i serialit.  

Krijuar dhe shkruar nga Dennis Lehane, s dhe i frymëzuar nga ngjarje të vërteta, “Smoke” sjell historinë e një hetuesi zjarrvëniesh, i cili rastësisht bashkohet me një detektiv për të zbuluar rastet e fundit që kanë tronditur qytetin.

Mirëpo, përpjekja e tyre për të ndaluar dy zjarrvënës, shkakton një lojë të rrezikshme sekretesh dhe dyshimesh.

Me Egertonin në rolin kryesor të hetuesit, Dave Gudsen, dhe aktoren e nominuar për çmim “Emmy”, Jurnee Smollett, në rolin e detektives së quajtur Michelle Calderone, kasta e serialit përbëhet edhe nga aktorët, Rafe Spall, Ntare Guma Mbaho Mwine, Hannah Emily Anderson, Anna Chlumsky, Adina Porter, Greg Kinnear dhe John Leguizamo.

“Smoke” e shënon debutimin në platformën “Apple TV+” më 27 qershor.

Magazinë

Madonna rikthehet në publik pas sëmundjes së rëndë, surprizon me paraqitjen e thjeshtë

Published

on

Madonna mbajti një profil të ulët gjatë një daljeje të rrallë publike në Londër, ku u pa në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen mes Chelseat dhe Liverpoolit, në shoqërinë e të dashurit të saj, Akeem Morris.

Ajo dhe partneri i saj u përzien me turmën e tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, që fitoi me rezultatin 2-1.

E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte lënë mënjanë pamjen e saj karakteristike glamuroze, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë dhe diskret. Akeem qëndronte pranë saj gjatë gjithë kohës, shkruan DailyMail.

Çifti është parë më parë në ndeshje të Chelseat, lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024, pas muajsh të tërë spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan së bashku për revistën Paper.

Paraqitja e fundit e këngëtares vjen pas periudhës së vështirë që kaloi për shkak të një sëmundjeje kërcënuese për jetën, e cila e detyroi të qëndronte katër ditë në kujdes intensiv. Në një intervistë Madonna rrëfeu se kishte pësuar një infeksion bakterial që u shndërrua në sepsë gjatë përgatitjeve për turneun e saj “Celebration Tour”.

Ajo pranoi se rikuperimi ishte i gjatë dhe i vështirë, por shprehu mirënjohje për mbështetjen e fansave duke shtuar:

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi, dhe i dyti ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që kishte besuar tek unë.”

Dy vjet pas incidentit, Madonna duket në formë të mirë, duke u rikthyer ngadalë në jetën publike dhe skenën muzikore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Vanessa Hudgens tregon për kiminë me Zac Efron në “High School Musical”

Published

on

Aktorja Vanessa Hudgens ka rrëfyer për kiminë e vërtetë që kishte me kolegun Zac Efron gjatë xhirimeve të “High School Musical” (2006), e cila e bëri skenat të dukeshin shumë reale.

Hudgens, 36 vjeçe, luante Gabriella Montez, ndërsa Efron ishte Troy Bolton. Ata patën një lidhje edhe jashtë filmave nga 2005 deri në 2010.

Në podcastin “Get Your Head In The Game”, Hudgens tha se emocionet gjatë skenave të para, përfshirë skenën e karaokes, ishin të vërteta: “Kimia mes nesh ishte shumë reale. Po, kjo vërtet ndihmonte punën, sidomos kur je i ri dhe gjithçka është e pafajshme dhe e ëmbël.”

Aktorja kujtoi edhe audicionin për rolin e Gabriellas, ku lidhi menjëherë kontakt me Efronin.

Ajo riktheu rolin e Gabriellas edhe në dy filmat e tjerë të serisë, megjithëse ka pasur momente kur donte të shihej ndryshe si adoleshente.

Aktualisht, Hudgens është shtatzënë me fëmijën e dytë me bashkëshortin Cole Tucker. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Halloween në Netflix! Top 5 filma horror që duhet të shikoni

Published

on

Ka ardhur tetori, muaji i përsosur për maratonat e filmave horror.

Në këtë stinë, adhuruesit e zhanrit kërkojnë të përfshihen në atmosferën e frikës dhe tensionit. Netflix ka përgatitur surpriza të shumta.

Platforma ofron përzgjedhje filmash – që nga klasikët që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë së horrorit, deri te produksionet moderne që premtojnë emocione të forta.

Pra, qoftë nëse preferoni frikën e ngadalshme dhe atmosferën e errët të klasikëve apo tronditjen e menjëhershme të filmave të rinj, këtu do të gjeni gjithçka.

Fear Street, Prom Queen, His House, The Ritual, Cobweb dhe Apostle. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Vajzat e Emily Blunt nuk e marrin seriozisht famën e saj

Published

on

Aktorja Emily Blunt ka zbuluar me humor se vajzat e saj nuk e marrin gjithmonë seriozisht punën e saj si aktore, pavarësisht suksesit të madh në Hollywood.

Gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live!”, 42-vjeçarja, e cila së fundmi ka luajtur në “The Smashing Machine”, rrëfeu se njëra nga vajzat e saj madje u ndje e turpëruar kur e pa me grimin e plotë pas një fotosesioni.

Blunt, nënë e Hazel, 11 vjeçe, Violet, 9 vjeçe, tregoi se vajzat ishin prapa skenës për ta përkrahur, para se ajo të dilte dhe të bënte shaka me publikun.“Ato ishin aty duke bërë me duar shenjën e zemrës para se të dilja. Pastaj bëra sikur po vjellja… dhe dola në skenë,” rrëfeu ajo.

Edhe Kimmel, i cili ka katër fëmijë, pranoi se ata nuk e marrin seriozisht punën e tij. Ai e pyeti Bluntin nëse mendon se fëmijët e kuptojnë sa argëtues është të marrësh fëmijët me vete në punë. “Çfarë mendon? A kuptojnë fëmijët sa qejf është kur i marrim në punë, krahasuar me kur ne shkonim te puna e prindërve tanë?” pyeti Kimmel.

Aktorja u përgjigj se shpreson që një ditë vajzat e saj ta vlerësojnë këtë, duke kujtuar se sa mbresëlënëse ishte për të të shikonte babanë e saj si avokat penal. Blunt tregoi një moment të çuditshëm pas një fotosesioni për kopertinën e një reviste, kur hyri në shtëpi ende me grim.

“Kam kaluar ditën me njerëz që më thoshin: ‘Sa e fortë je! Dukesh mahnitëse! Je e bukur, Emily’. Por kur hyra në apartament, vajza ime e madhe, Hazel, tha: ‘Ew’. E vogla, Violet, tha: ‘Mendoj se dukesh bukur, mami’. Pra, të paktën njërën e ktheva në anën time,” rrëfeu aktorja.

Kimmel qeshi dhe shtoi se ka një fëmijë që të del i mirë, por pranoi se nuk impresionohen nga asgjë dhe kjo është normale.

Emily e përkrahu këtë, duke thënë se e sheh si diçka të “shëndetshme”. Megjithatë, ajo pranoi se shpesh janë prindërit e shoqeve të vajzave të saj ata që reagojnë ndaj famës së saj.

“Nganjëherë prindërit përpiqen t’i bindin duke u thënë: ‘Ajo është Mary Poppins’. Ndërsa unë jam aty me veshje sportive, dhe vajzat e mia thonë: ‘Jo, s’është. Apo shpresoj të mos jetë’,” tregoi Blunt.

Emily Blunt ka dy vajza me bashkëshortin e saj, aktorin dhe regjisorin John Krasinski. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara