

Aktualitet
Smajl Latifi emëron ekzekutivin e Komunës së Rahovecit
Sipas një njoftimi Latifi ka emëruar Fatmir Iska në pozitën e nënkryetari dhe Ali Morinën shef të kabinetit të kryetarit.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i zgjedhur për të qeverisur komunën për periudhën katër vjeçare 2022-2026, ka filluar emërimin e stafit politik.
Sipas një njoftimi Latifi ka emëruar Fatmir Iska në pozitën e nënkryetari dhe Ali Morinën shef të kabinetit të kryetarit.
“Besnik Hoti – Drejtoria për Administratë;
Berat Duraku – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;
Afrim Dina – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport;
Nora Boshnjaku – Drejtoria e Punëve Inspektuese;
Saranda Sallteku – Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
Avni Morina – Drejtoria Komunale e Arsimit;
Afrim Limani – Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Albnor Mullaabazi – Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit;
Erhan Morina – Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm;
Afrim Oruqi – Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi – Drejtoria e Shërbimeve Publike. Ende nuk është emëruar drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim” thuhet në njoftim.
Bota
Putini viziton rajonin e Kurskut, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës
Published
15 minutes agoon
May 21, 2025By
UBTnews
Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi qytetin Kurchatov në rajonin e Kurskut, i cili ishte pjesërisht i pushtuar nga forcat ukrainase për disa muaj vitin e kaluar, tha sot Kremlini.
Ky ishte udhëtimi i parë i liderit rus në rajon – që nga inkursioni ukrainas vitin e kaluar.
Putini u takua dje në mbrëmje me guvernatorin rajonal, Alexander Khinshtein, organizatat vullnetare dhe zyrtarët lokalë.
“Presidenti rus premtoi mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e rindërtimit, veçanërisht për banesat e dëmtuara gjatë konfliktit”, tha Kremlini.
Putini vizitoi gjithashtu një njësi në Centralin Bërthamor Nr. 2 të Kurskut, i cili është aktualisht në ndërtim e sipër.
Gushtin e kaluar, trupat ukrainase nisën një ofensivë të papritur në rajonin e Kurskut dhe pushtuan një pjesë të vogël të territorit për disa muaj.
Ushtria ruse e shpalli rajonin “plotësisht të çliruar” në fund të prillit./atsh
Bota
Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë
Published
18 minutes agoon
May 21, 2025By
UBTnews
Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si “shqetësuese dhe tronditëse”.
“Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët“, tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit.
Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në javët e para të papatit të tij.
Ai e bëri këtë lutje në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur.
Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që po mbahen nga grupi militant Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Izraeli tha të hënën se do ta lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë pas një bllokade 11-javore ndaj enklavës, por Kombet e Bashkuara thanë se deri të martën nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.
Izraeli bëri të ditur se synon t’i intensifikojë operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe të marrë nën kontroll të gjithë Gazën, e cila është shkatërruar nga një luftë ajrore dhe tokësore izraelite që nga sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetor 2023.
Ai thotë se bllokada ka për qëllim, pjesërisht, t’ua pamundësojë militantëve palestinezë devijimin dhe konfiskimin e ndihmave humanitare. Hamasi e ka mohuar këtë gjë./REL/
Bota
Trump njofton sistemin mbrojtjes “Kupola e Artë” prej 175 miliardë dollarësh
Published
3 hours agoon
May 21, 2025By
UBTnews
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar programin e tij të ardhshëm të mbrojtjes nga raketat “Golden Dome” (Kupola e Artë) – një sistem shumështresor me vlerë 175 miliardë dollarë – që për herë të parë do të vendosë armët amerikane në hapësirë, sipas AP.
Duke folur dje nga Zyra Ovale, presidenti Trump tha se pret që sistemi mbrojtës të jetë plotësisht funksional para përfundimit të mandatit tim, i cili përfundon në vitin 2029, dhe të ketë aftësinë për të kapur raketat – edhe nëse ato lëshohen nga hapësira.
Trump, i ulur pranë një posteri që tregon SHBA-në kontinentale të lyer me ar dhe me përshkrime artistike të raketave interceptuese, njoftoi gjithashtu se Gjenerali Michael Guetlein – i cili aktualisht shërben si zëvendësshef i operacioneve hapësinore – do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e progresit të sistemit mbrojtës raketor “Golden Dome”- “Kupola e Artë” .
“Golden Dome”-“Kupola e Artë” parashikohet të përfshijë aftësi tokësore dhe hapësinore që janë në gjendje të zbulojnë dhe ndalojnë raketat në të katër fazat kryesore të një sulmi të mundshëm: zbulimin dhe shkatërrimin e tyre para një lëshimi, kapjen e tyre në fazën e tyre më të hershme të fluturimit, ndalimin e tyre në mes të rrugës ajrore ose ndalimin e tyre në minutat e fundit ndërsa zbresin drejt një objektivi.
Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi këtë muaj se vetëm komponentët hapësinorë të “Golden Dome”- “Kupolës së Artë” mund të kushtojnë deri në 542 miliardë dollarë – gjatë 20 viteve të ardhshme.
Trump ka kërkuar një fond fillestar prej 25 miliardë dollarësh për programin – në projektligjin e tij të propozuar për lehtësimin e taksave – që tani i ka kaluar për miratim Kongresit.
Pentagoni ka paralajmëruar për vite me radhë se raketat e reja të prodhuara nga Kina dhe Rusia ishin aq të përparuara saqë kundërmasat e përditësuara ishin të nevojshme.
Satelitët dhe interceptorët e shtuar të “Golden Dome” – të cilat përbëjnë pjesën më të madhe e kostos së programit – do të përqendrohen në ndalimin e këtyre raketave të avancuara në fillim ose në mes të fluturimit të tyre.
Armët hapësinore të parashikuara për “Golden Dome”-“Kupolën e Artë” përfaqësojnë kërkesa të reja dhe në zhvillim për misione që nuk janë kryer kurrë më parë nga organizatat hapësinore ushtarake”, u tha dje gjenerali Chance Saltzman, kreu i Forcës Hapësinore të SHBA-së, ligjvënësve në një seancë dëgjimore.
Kina dhe Rusia kanë vendosur armë sulmuese në hapësirë, të tilla si satelitë me aftësi për të çaktivizuar satelitët e rëndësishëm të SHBA-së, të cilët mund ta bëjnë SHBA-në të prekshme ndaj sulmeve.
Vitin e kaluar, SHBA-ja tha se Rusia po prodhonte një armë bërthamore hapësinore që mund të qëndronte në hapësirë për periudha të gjata kohore, e cila më pas do të shpërthehej për të shkatërruar satelitët përreth saj.
Trump tha dje se ende nuk kishte folur me presidentin rus, Vladimir Putin në lidhje me programin “Kupola e Artë”, por shtoi se do ta bënte në kohën e duhur”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë./atsh
Bota
Mjekët pa Kufij: Izraeli po lejon sasi mjerisht joadekuate ndihmash në Gazë
Published
3 hours agoon
May 21, 2025By
UBTnews
Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekëve pa Kufij.
Izraeli po përballet me trysni masive ndërkombëtare për të hequr dorë nga fushata e tij e ashpërsuar ushtarake dhe për të lejuar ndihmat në Gazë, ku agjencitë humanitare thonë se një bllokadë totale ka shkaktuar mungesa kritike të ushqimeve dhe të ilaçeve, raporton AFP.
“Vendimi i autoriteteve izraelite për të lejuar një sasi të pamjaftueshme ndihmash në Gazë, pas muajsh rrethimi absolut, sinjalizon synimin e tyre për të shmangur akuzën se po i lë të vdesin urie njerëzit në Gazë, ndonëse në të vërtetë mezi po i lë të mbijetojnë”, tha Pascale Coissard, koordinator emergjencash i Mjekëve pa Kufij në Han Junis të Gazës.
“Autorizimi aktual për 100 [kamionë me ndihma] në ditë, kur situata është aq e mjerueshme, është mjerisht joadekuat”, thanë Mjekët pa Kufij, nëpërmjet një komunikate.
“Ndërkohë, urdhrat për evakuim për vazhdojnë të zhvendosin popullatën, përderisa forcat izraelite ende po i sulmojnë në mënyrë intensive objektet shëndetësore”, tha grupi humanitar.
Të hënën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë, duke thënë se ishte përballur me trysni për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.
Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të hënën se ishte lejuar të dërgonte ndihma për herë të parë prej kur Izraeli vendosi një bllokadë totale më 2 mars.
Izraeli tha se 93 kamionë ishin futur në Gazë nga territori i tij gjatë së martës, por OKB-ja njoftoi se ndihmat ishin bllokuar.
Agjencitë e OKB-së thanë se disa kamionë që kanë hyrë nuk janë as afër përmbushjes së nevojës masive për ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera.
Rreth 600 kamionë në dytë kishin hyrë gjatë një armëpushimi, më parë këtë vit.
Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur 58 pengje që besohet të jenë gjallë, pasi shumica e pjesës tjetër janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 53.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj.
Lufta ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës së Gazës, shumicën prej tyre disa herë./REL/

Putini viziton rajonin e Kurskut, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës

Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë

Presidentja Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

KQZ-ja vendos për ndalesën e fondeve ndaj partive politike

Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë

Dështimi i 19-të për konstituimin e Kuvendit, Kusari-Lila fajëson opozitën

A është mishi i kuq i dëmshëm për zemrën?

Çitaku: Kurti duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare
Të kërkuara
-
Lajmet1 month ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati