Lajmet

​Komuna e Rahovecit me vendim për banorët që nuk kanë qasje në rrugë

Published

on

Kuvendi i Rahoveci ka mbajtur seancën e rregullt në të cilën u votuan gjashtë pika dhe pika e parë ishte për konstituimin e së drejtës së kalimit nëpër dy parcela komunale, të cilat nuk kanë dalje në rrugë publike, krijimi i të drejtës së kalimit për pronarët e parcelave, të cilët nuk kanë qasje në rrugët kryesore.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Afrim Oruqi, ka thënë se me këtë vendim u japin të drejtë banorëve të kenë qasje, por kjo vlen vetëm për pronat të cilat menaxhohen nga komuna. Ai ka thënë se për shkak të zhvillimeve që Komuna e Rahovecit ka ndërmarrë, janë detyruar të bëjnë disa ndryshime në këtë drejt-kalim duke formuar dy parcela me qëllim të qasjes më të lehtë për qytetarët.

“Bëhet fjalë për drejt kalimin për rrugë, për banorët që kërkojnë dhe nuk kanë qasje në rrugë, ne po marrim vendim që ti japim të drejtë banorëve mirëpo në prona komunale, Kuvendi Komunal i Rahovecit ka të drejtën ligjore që të jep drejtë kalimi vetëm në pronat të cilat i menaxhon vetë. Pikën e parë të cilën e kemi votuar ka pasur një drejt-kalimi në të cilën ka marrë vendim kuvendi, por ne për shkak të zhvillimeve që ndodhin në terren që është duke u ndërtuar shtëpia e shëndetit, ndërsa tani ka filluar ndërtimi i çerdhes së qytetit, për shkak të nevojave tona ne e kemi ri-dizajnuar të drejtën e këtij kalimi. Më herët këtë vendim ka prekur një parcelë, tani janë formuar dy parcela dhe këtyre banorëve iu ka dhënë mjaft kohë dhe komuna vazhdon t’iu garantojë edhe me këtë vendim, mirëpo prej këtyre dy parcelave edhe gjatësia e kalimit është pak më e gjatë për arsye se aty është veç se një objekt dhe po ndërtohet edhe një objekt tjetër”, tha ai.

Sipas Oruqit, qytetarët gëzojnë të drejtat e tyre për kërkesa në Komunën e Rahovecit duke shtuar se ai së bashku me kuvendin dhe komunën janë të gatshëm për bashkëpunim.

“Qytetarët e Komunës së Rahovecit kanë të drejtë që çdo ditë të bëjnë kërkesa dhe kuvendi bashkë me kryetarin aty ku kanë mundësi, aty ku nuk pengohet mbarëvajtja e procesit edukativo arsimor atëherë e qon dhe e propozon pa ndryshim pronari, pronar vazhdon të mbetet Komuna e Rahovecit, mirëpo atyre njerëzve iu jepet e drejta për të kaluar në këtë sipërfaqe”, ka thënë ai.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka përgëzuar Oruqin për përmbushjen e premtimeve.

“Unë e kam një përgëzim për drejtorin Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe e inkurajojë që me qenë një nga ekspertët të agjencisë kadastrale të Republikës së Kosovës dhe shkollën nuk e di a e ka për këtë por sqarime më të thuktë dhe më të thjeshta edhe kaq mirë, unë e kam ditë që është i mirë”, ka thënë ai.

Në seancën u përgëzua edhe klubi i hendbollit Rahoveci për triumfin kampion i Kosovës.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara