Aktualitet

Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës ruse

Published

on

Sllovakia ndaloi sot përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova, tha se mbi 18.500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë.

Në muajin mars, Sllovakia ka blerë 200.000 doza Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që furnizohet me të tilla.

Sputnik V nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA. Katër vaksinat e miratuara nga kjo agjenci janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson.

Blerjet e Sputnik V kanë shkaktuar reagime të mëdha politike në Sllovaki, ndërsa kërkesa për këtë vaksinë ka qenë e ulët. Tre anëtarë të koalicionit qeverisës me katër parti kanë qenë kundër blerjeve. Polemikat kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Igor Matoviq, dhe të ministrit të Shëndetësisë, Marek Krajci.

Qeveria e ristrukturuar, e kryesuar nga Eduard Heger, është formuar më 1 prill. Në një intervistë për AFP në muajin qershor, Heger ka thënë se vendimi i Sllovakisë për blerjen e vaksinës ruse është marrë për shkak të presionit për furnizim në atë kohë dhe se ai nuk do të përsëritet.

“Vendimi është marrë nën ndikimin e fortë, ndoshta ndikimin më të fortë të pandemisë. Ne kishim nevojë për shumë vaksina”, ka thënë Heger. Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar 394.923 raste me koronavirus që nga fillimi i epidemisë, pranverën e kaluar. Prej tyre, 12.548 pacientë kanë humbur jetën.

lajme

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Aktualitet

Flamur Xhafa – CTO nga kompania Behamics, ndan përvojën nga industria me studentët e Sistemeve të Informacionit

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Analiza dhe Dizajnimi i Sistemeve të Informacionit (SI)”, në Fakultetin Sistemet e Informacionit në UBT, u mbajt një ligjëratë tematike me guest speaker Flamur Xhafa, CTO nga kompania Behamics.

Gjatë ligjëratës, Xhafa ndau me studentët përvojën e tij profesionale rreth industrisë së teknologjisë, mënyrës së realizimit të projekteve reale, si dhe praktikave që përdoren në punën e përditshme në kompani. Ai theksoi rëndësinë e mendimit analitik, punës në ekip dhe komunikimit të qartë në procesin e analizës dhe dizajnimit të sistemeve, duke i lidhur konceptet e lëndës me raste konkrete.

Në fokus të veçantë ishte edhe pjesa e këshillave dhe motivimit për studentët, ku u diskutua se si të përgatiten për tregun e punës, si të ndërtojnë profilin e tyre profesional, si të angazhohen në projekte praktike dhe si të shfrytëzojnë mundësitë për të hyrë sa më herët në një ambient real pune.

Ky bashkëpunim shërben si një urë lidhëse mes studentëve dhe industrisë, duke krijuar hapësirë për mundësi praktike, rrjetëzim profesional dhe një kuptim më të qartë të kërkesave të tregut.

 

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara