Kronikë e zezë

Skenderaj, vritet një 39-vjeçar e plagosen tre të tjerë

Tre të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Published

on

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:21.

Siç tha ai, njëri nga të lënduarit viktima N. L, 39-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë ai.

Të gjitha veprimet e ndërmarra policore janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Zahiti.

Kronikë e zezë

Dy raste armëmbajtjeje pa leje në Pejë dhe Vushtrri

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të armëmbajtjes pa leje, një në Pejë dhe një në Vushtrri.

Në Pejë, një burrë është ndaluar dhe te ai është gjetur një armë zjarri me fishekë, ndërsa në Vushtrri janë ndaluar dy meshkuj dhe te njëri prej tyre është gjetur një thikë.

Të dy rastet po hetohen nga prokuroria, dhe të dyshuarit janë përfshirë në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim për posedim droge në Prishtinë

Published

on

By

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të realizuar nga njësitet policore në trupin dhe banesën e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 38.6 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 2.4 gramë substancë e dyshuar të llojit kokainë, një shumë parash si dhe një telefon, sipas Raportit të fundit të Policisë se Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshuar në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një rast i vdekjes së dyshuar është raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 2 mars rreth orës 11:30 është raportuar se një burrë, i cili kishte shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje, dy persona arrestohen

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka raportuar për tri raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar burrë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, është raportuar se një viktimë shtetase turke është kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar shtetas turk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Pejë, është raportuar se një femër kosovare është sulmuar nga një e dyshuar grua. Rasti është raportuar më 2 mars 2026, ndërsa pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, është iniciuar procedurë e rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara