Magazinë

Magjia e Tulipanëve në Holandë

Published

on

Një guidë nga një eksperte lokale për të parë tulipanët më të bukur në Holandë

Nienke Panis-Ringersma ka ndërtuar një karrierë duke ndjekur lulëzimin e famshëm të rajonit. Ja mënyrat e saj të preferuara për të përjetuar sezonin, nga udhëtimet rrugore te mbledhja e bulbeve.

Pak pamje janë aq mbresëlënëse sa tulipanët shumëngjyrësh që çelin nga toka e errët e dimrit. Në Holandë – eksportuesi më i madh në botë i kësaj luleje magjike – tulipanët janë një mënyrë jetese. Në javët që kalojnë nga dimri i ftohtë në pranverë, fusha të tëra mbulohen me ngjyra, sidomos në rajonin Bollenstreek (“Rajoni i Bulbeve”), mes qyteteve Haarlem dhe Leiden, drejt Detit të Veriut.

Me tulipanët vijnë edhe turistët, të etur për të parë këtë mrekulli nga afër. Nienke Panis-Ringersma, fotografe dhe autore e blogut “Tulips in Holland”, tregon për përvojat më të mira me tulipanët.

“Njerëzit në Holandë janë shumë të thjeshtë,” thotë ajo. “Ata janë mësuar me fushat e luleve. E kupton kur është sezoni turistik, sepse rrugët mbushen me njerëz me biçikleta që nuk janë mësuar të ngasin.”

Ajo e adhuron këtë lule: “Gjithçka fillon në dhjetor kur tulipanët dalin në dyqane. Në fund të janarit festojmë Ditën Kombëtare të Tulipanëve në Amsterdam, ku vendosen rreth 300,000 tulipanë. Është fillimi i një sezoni magjik festivalesh.”

  1. Më e mira në përgjithësi: Keukenhof

“Numri një? Vizitoni Keukenhof,” thotë ajo.
I themeluar në 1949, ky park është përvoja më e famshme me tulipanë në Holandë, me mbi 7 milionë bulbe të mbjella çdo vit dhe mbi një milion vizitorë.

Vizitorët mund të bëjnë piknik, të shohin ekspozita dhe të shijojnë shëtitje me varka të qeta nëpër kopshte. Parku është i hapur vetëm rreth dy muaj (zakonisht nga mesi i marsit deri në fillim të majit). Koha më e mirë për vizitë zakonisht është mesi i prillit.

  1. Përvoja më kulturore: Parada e luleve (Bloemencorso)

Kjo është një festë e madhe me karroca të zbukuruara me lule, muzikë dhe atmosferë festive. Parada zhvillohet çdo vit në prill, nga Noordwijk në Haarlem.

Këshilla: shikojeni nga Noordwijk për të shmangur turmat e mëdha. Ndërkohë, mund të provoni ëmbëlsira tradicionale si stroopwafel.

  1. Përvoja më interaktive: Vizita në një fermë tulipanësh

Vizitorët shpesh duan të hyjnë në fusha, gjë që nuk lejohet – prandaj është më mirë të vizitoni ferma të dedikuara.

  • Tulip Experience (Noordwijkerhout): mbi 1 milion tulipanë dhe mundësi për të mbledhur vetë lule
  • Tulip Barn (Hillegom): ideale për foto “Instagram”
  • De Tulperij (Voorhout): vizitë edukative me kultivuesit e bulbeve
  1. Më e mira për fëmijë: Mbledhja e tulipanëve

Në fermat e posaçme mund të hyni në fusha dhe të merrni tulipanët bashkë me bulbin. Një përvojë shumë argëtuese për familjet.

  1. Për adhuruesit e tulipanëve: Hortus Bulborum

Një “muze i gjallë” në Limmen, ku ruhen lloje tulipanësh që nga shekulli i 16-të. Ka mbi 4,500 varietete të rralla.

“Është një vend i vogël, shumë i veçantë. Dhe kanë byrek molle fantastik,” thotë Panis-Ringersma.

Ky udhëzues tregon se sezoni i tulipanëve në Holandë nuk është vetëm një spektakël natyror, por edhe një përvojë kulturore, historike dhe familjare që nuk duhet humbur.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara