Magazinë

Skandal për Sydney Sweeney: Përballet me akuza për përfshirje në propagandë naziste

Published

on

Fushata e re reklamuese e Sydney Sweeney ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë njerëz në mediat sociale që akuzojnë aktoren dhe kompaninë për promovimin e “propagandës naziste” dhe “aluzioneve raciste”.

Fushata titullohet “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”. Loja me fjalët gjene dhe xhinse është fokusi kryesor i fushatës, por kjo qasje ka shkaktuar një valë zemërimi. Në njërën nga reklamat, 27-vjeçarja shihet e veshur tërësisht me xhinse ndërsa ecën drejt një billboardi gjigant me foton e saj.

Atje, ajo fshin fjalën Gjene me bojë të bardhë dhe e zëvendëson atë me Xhinse. Në një video tjetër, shihet duke i mbyllur xhinset, ndërsa një zë shpjegon se si gjenet ndikojnë në tipare të tilla si ngjyra e flokëve, personaliteti dhe ngjyra e syve.

Sydney, e cila ka sy blu, më në fund shikon në kamera dhe thotë: “Xhinset/gjenet e mia janë blu”. Nuk është e qartë se cilën nga dy fjalët po përdor, pasi shqiptohen njësoj.

Kjo shprehje u pa si problematike nga shumë në TikTok, të cilët argumentuan se fushata nënkuptonte që tiparet gjenetike si flokët bjonde dhe sytë blu konsideroheshin superiore ndaj të tjerëve, një motiv që historikisht është shoqëruar me ideologjinë e supremacisë racore.

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanye West në Rusi, biletat kushtojnë deri në 1.600 euro

Published

on

Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin Ye, pritet të mbajë dy koncerte në Shën Petersburg të Rusisë gjatë muajit tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga kanali në Telegram i Gazprom Arena, stadiumit ku parashihet të zhvillohen koncertet.

West është përballur gjatë këtij viti me anulimin e disa koncerteve dhe ndalimin e performancave në disa vende evropiane, pas një sërë deklaratash antisemitike, përfshirë lavdërimet për Adolf Hitlerin dhe përdorimin e simboleve naziste.

Në janar, reperi kishte kërkuar falje për deklaratat e tij, duke thënë se ato kishin qenë të lidhura me probleme personale dhe shëndetësore.

Nëse koncertet zhvillohen sipas planit, Kanye West do të jetë një nga emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës që viziton Rusinë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Dy koncertet janë planifikuar të mbahen më 10 dhe 11 tetor. Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, biletat më të lira, me çmim prej rreth 92 eurosh, janë shitur brenda vetëm një ore.

Ndërkaq, çmimi i biletave më të shtrenjta arrin deri në 1.600 euro./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara