Lajmet

Situata në vend, Tahiri: Kurti urgjentisht të thërras krerët e partive parlamentare

Ai tha se AAK e konsideron të rëndësishme një qasje më serioze të trajtimit në vend.

Published

on

Kryetari i Grupit Parlementar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot në emër të AAK-së, e ftoi kryeministrin Albin Kurti që urgjentisht të thërras në takim krerët e partive parlamentare, që të diskutojë gjendjen jo vetëm në veri, por siç tha, gjithandej Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, tha se AAK e konsideron të rëndësishme një qasje më serioze të trajtimit në vend.

“Shihet shumë qartë që planet e Serbisë, planet e Vuçiqit janë djallëzore, ato më tani i kanë kaluar vijat e kuqe dhe si rrjedhojë, veprimet serioze shtetërore si dhe veprimet e përbashkuara në një situatë, e cila po shifet nuk është e zakonshme, është e jashtëzakonshme, është tepër e rëndësishëm. Serbia vazhdon që të luftojë me të gjitha mekanizmat e vet, shtetin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës dhe në këtë situatë nuk mund të rrimi si spektatorë dhe si grup i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e konsiderojmë të rëndësishme një qasje shumë, shumë më serioze të trajtimit në vend”, tha ai, duke shtuar se e kanë përpiluar edhe një raport.

Tahiri, duke paraqitur punën e Grupit Parlamentar të AAK-së gjatë këtij viti dhe të një pjese të vitit të kaluar, u shpreh se viti 2022, por edhe viti paraprak është karakterizuar me mosveprim, neglizhim dhe me një arrogancë të shumicës paralamentare dhe Qeverisë, siç tha ai, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

Ai përmendi se kanë propozuar 17 rezoluta dhe amandamente.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përgjatë kësaj kohe përmes debateve parlamentare dhe interpelancave, ka propozuar 17 rezoluta, prej tyre në 9 debate parlamentare dhe në tetë interpelanca të thirrura. Kemi një nismë ligjore në funksion të përmirësimit të gjendjes dhe aspektit social të një kategorie të qytetarëve të Kosovës. Kemi propozuar një mori amandamentesh, amandamente që kanë qenë edhe në ligje, mirëpo amandamentet kryesore kanë qenë në ligjin për Buxhet, në ligjin e Pagave, në ligjin për Zyrtarë Publikë dhe po ashtu, kemi shtruar mbi 50 pytje paralamentare për anëtarët e kabinetit për ministrat dhe Kryeministrit në mënyrë që shtrojmë funksionin tonë”, vijoi ai.

Ai tha se në diskutimin dhe konsultimin politik dhe publik kanë organizuar katër tryeza, me përfshirje jo vetëm të akterëve politikë. Tahiri potencoi se AAK ka qenë subjekti i parë politik në Kuvend që e ka ngitur interpelancën dhe debatin parlamentar për ngritjen e normës së çmimeve dhe tha se reflektimi ka qenë zero.

Ai shpreh se AAK ka kërkuar që ligji i pagave për Zyrtarët Publikë të hyjë në fuqi qysh në vitin e kaluar dhe se se fatkeqësisht ende asnjë zyrtar i shtetit s’e di sa e ka pagën e vet.

Ndër të tjera, ai ceku se si temë të vazhdueshmje e kanë pasur dhe çështjen e sigurisë, përmes siç tha ai, debateve parlamentare, diskutimit në Kuvend, në mënyrë, siç u shpreh ai, që në këtë temë të adresojnë paralajmërimin e hershëm për situatën në vend.

Tahiri potencoi se përmes iniciative të ndryshme kanë adresuar çështje që lidhen me ekonominë e vendit.

“Ekonomia e Kosovës kurrë nuk ka qenë më keq, përderisa ministri i Financave targetonte dhe e këshillonte sektorin privat se si ta tarjtojë çështjen e fitimit dhe ndërmarrjeve dhe punëtorëve atje, ai nuk bëri asnjë veprim për detyrën që e ka në vendin e vet. Kemi nisur po ashtu propozime konstruktive që janë lidhur drejtpërdrejt me lehtësirat fiskale, të cilat asnjë nuk janë miratuar”, tha ai.

Tahiri potencoi se si AAK do të vazhdojnë edhe në vitin 2023 të ushtrojnë në mënyrë të drejtpërdrejt pozicionin e vet politik në Kuvend, duke adresuar çështjet më kritike, por edhe duke e ballafaqur dhe ndihmuar qeverinë në raport me temat nacionale.

Ai vijoi se është e papranueshme që në situatën që është vendi, Kuvendi të jetë në pushim, ndërsa sipas tij, Qeveria e mbyllur dhe jotransparente. Ai shtoi se AAK e konsideron tepër të rëndësishëm unitetin politik dhe kombëtar karshi Serbisë.

Ndryshe, mbrëmë është mbyllur pika kufitare në Merdarë. Bllokimi rrugës sipas Policisë, është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Policia sot ka ftuar qytetarët që tani për tani, të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara