Lajmet

Tahiri: Qeveria Kurti me rekorde të shkeljeve kushtetuese

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shënuar rekord të shkeljeve kushtetuese.

Në debatin për qeverisjen katër vjeçare të Kurtit, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se “skandal e dështim i madh janë edhe kontratat njëburimore”.

“Kjo qeveri është qeverisja më rekorde e shkeljeve kushtetuese, gjatë këtij mandati nëntë raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje anti-kushtetuese të cilat në esencë një nga një, qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëmtimin e ekonomisë së lirë. Skandali i dytë apo dështimi i dytë ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandalet më korruptive të historisë së Kosovës, të tendereve njëburimorë. Gjatë periudhës 22 mars 2021 deri më 1 shtator 2024 kjo qeveri ka lidhur gjithsej 2.123 kontrata me procedurë të negociuar me lidhje të shkurtë pa publikim të kontratës një burimore, me një vlerë totale prej 272 milionë euro, 954 mijë e 724 euro ”, tha ai.

Tahiri përmendi edhe aktakuzën ndaj ish-kryesuesit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Çështja e katërt ndërlidhet me skandalin në KEK, Nagip Krasniqi sot ka një aktakuzë, rasti është në prokurori ndërsa, hajnia, menaxhimi dhe keqmanxhimi është marramendës deri tek situata ku parapolitika na e tregon se kur të ndalet dhe lëshohet rryma. Më tutje ndërlidhet me blerjen e energjisë e cila me shpërndarjen e tenderëve ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në treg, dhe sot raporti dallon në aspektin diametral të kundërt. Sot kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se si u fal borxhi i ujit, pse u fal, cila është procedura dhe cila është kjo situatë“, tha Tahiri.

Tutje gjatë fjalimit të tij përmendi edhe pagën minimale.

“Sot kryeministri i Kosovës duhet t’i tregoi skandalin e madh të pagës minimale, të lidhjes me veteranët e UÇK-së, a ka qenë ai që ka urdhëruar kryetaren e grupit parlamentar që të flas me Radojçiqin dhe njerëzit që kanë të drejtë nën ndikim të pagës minimale. Sot kryeministri i Kosovës duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës pse sot Kosova është e vetmja nën sanksione të BE-së si është e mundur që për katër vite këmba e tij nuk ka shkelur as në State Department, as në Pentagon, as në Shtëpinë e Bardhë, në shtetin që na ka mbrojtur, që na kanë ndihmuar në liri, a është kërkesë e tij, qejfi i tij apo nuk e kanë pranuar”, u shpreh ai.

Besnik Tahiri tha se sot nga kryeministri Kurti presin ballafaqim me fakte dhe “jo të flas për veriun e Kosovës”.

“Kryeministër ky ballafaqim duhet të jetë ballafaqim me argumente, unë e di që këtu do të dalësh e do të flasësh për veriun e Kosovës, unë e di që do të mundohesh të ikësh nga të gjitha këto por sot ne presim që të ballafaqohesh në fakte dhe t’i demantosh”, theksoi ai.

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara