Shëndet

Simptomat alarmante të Ishemisë

Published

on

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë.

Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e ishemisë.

Si Të Parandaloni Isheminë
Në këtë artikull do të mësoni mënyrat se si të minimizoni rrezikun e goditjes së ishemisë.

Ulni Tensionin e Gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i lartë rreziku që dyfishon apo katërfishon rrezikun e ishemisë. Ekspertët rekomandojnë që të mbani nën kontroll tensionin e gjakut dhe nëse ai rritet ta trajtoni. Një gjë e tillë përbën një ndryshim madhor në ruajtjen e shëndetit. Treguesit idealë të tensionit të gjakut janë 135/85, thonë ekspertët. Tensioni ulet duke kufizuar kripën, shmangur ushqimet e përpunuara, ngrënë më shumë fruta e perime, kryer aktivitet fizik dhe duke lënë duhanin.

Humbisni në Peshë
Mbipesha dhe obeziteti rrisin gjasat e goditjes nga ishemia. Konsumoni jo më shumë se 1,500-2000 kalori në ditë dhe bëni aktivitet fizik.

Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik kontribuon fort në rënien nga pesha dhe uljen e tensionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik për të paktën 5 ditë në javë, së paku ecje.

Kujdes me Alkolin
Alkoli në sasi të vogla mund të jetë normal, por nëse e teproni atëherë rreziku rritet menjëherë. Ekspertët rekomandojnë që njeriu nuk duhet të pijë më tepër se një gotë alkol në ditë. Ata gjithashtu këshillojnë konsumin e një gote me verë të kuqe që përmban antioksidantë.

Rrahjet e Çrregullta të Zemrës
Fibrilacioni arterial është forma më e zakonshme e aritmisë, pra rrahjeve të çrregullta të zemrës. Ai mund të shkaktojë trombozë në zemër e në tru. Ky problem pesëfishon rrezikun e ishemisë.

Diabeti
Niveli i lartë i sheqerit dëmton enët e gjakut dhe me kalimin e kohës nxit trombozën. Ekspertët rekomandojnë monitorimin e sheqerit në gjak, ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe medikamentet.

Lini Duhanin
Duhanpirja përshpejton formimin e trombozës. Duhani trash gjakun dhe e mpiks atë. Lënia e duhanit është një nga ndryshimet më thelbësore në stilin e jetesës që mund të pakësojë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Simptomat Alarmante të Ishemisë
Të shumtë janë njerëzit që injorojnë shenjat paralajmëruese të ishemisë sepse vënë në dyshim seriozitetin e simptomave. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shkojnë në urgjencë menjëherë nëse:

Njëra gjysmë e fytyrës varet kur buzëqeshni;
Kur ngrini krahët në ajër, njëri prej tyre lëshohet sërish poshtë
Kur keni vështirësi në artikulimin e fjalëve;
Kur nuk qëndroni dot në këmbë,
Kur keni dhimbje të pazakonta dhe shumë të forta të kokës./AgroWeb

Continue Reading

Lajmet

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Shëndet

Vjeshta në tavolinën tuaj, ushqime për zemër të fortë

Published

on

Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës janë të pasura me shije dhe lëndë ushqyese, duke u bërë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Disa prodhime të vjeshtës dallohen veçanërisht për efektin mbrojtës ndaj zemrës:

Kungulli: i pasur me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

Mollët: përmbajnë fibra dhe polifenole që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Shega: e pasur me polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Bamjet: përmbajnë fibra, vitaminë K, C dhe folate.

Boronicat e kuqe: ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

Patatet e ëmbla: kombinim i fibrave, beta-karotenit dhe kaliumit për presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, bëjnë diferencë të madhe për zemrën dhe cilësinë e jetës. Duke konsumuar rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm që mbështesim shëndetin, por fermerët vendas dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara