Aktualitet

Simovski: Në Maqedoni të Veriut ka pasur ndikim të madh politik në regjistrimin e popullsisë

Po ashtu, u theksua se nga ky proces do të nxjerrën shumë të dhëna, që përcaktojnë politikat e së ardhmes.

Published

on

Ka vijuar dita e dytë e Javës së Regjistrimit të Popullsisë, fushatë kjo e projektit nacional që do të organizohet vitin e ardhshëm.

Gjatë së mërkurës janë ndarë përvojat e organizimit të këtij procesi nga Maqedonia e Veriut, ku u tha se nuk duhet të lejohet ndikimi politik në regjistrimin e popullsisë. Po ashtu, u theksua se nga ky proces do të nxjerrën shumë të dhëna, që përcaktojnë politikat e së ardhmes.

Drejtori i Entit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, Apostol Simovski tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po humbin popullatën e re, për shkak të migrimeve. Sipas tij, nevojitet një fotografi e qartë që të merren masat e nevojshme.

“Censusi mund të na tregojë fotografinë e qartë dhe kjo është gjëja thelbësore. Na duhet një fotografi e qartë, jo vetëm një fotografi, e cila mund të bëjmë disa intervenime, por na duhet një fotografi e qartë që të krijojmë politika më të mira për zhvillim. Kjo është gjëja thelbësore dhe duhet që ta kuptojmë këtë. Nëse nuk e kuptojmë këtë, atëherë mos e bëni regjistrimin. Ky është rekomandimi im. Pra, ne kemi qenë në atë situatë, nuk kemi pasur të dhëna për 20 vjet dhe na është dashur regjistrimi. Fatkeqësisht në atë periudhë kohore kemi pasur situatë mjaft të keqe politike, por edhe kemi pasur edhe pjesën e COVID-it. E kemi bërë censusin në mes të situatës me COVID dhe me situatë mjaft të keqe politike. Ka pasur ndikim të madh politik”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Simovski shtoi se për këtë proces duhen përgatitje dhe reforma që të fillohet faza e regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, planifikimet për të ardhmen duhet të bazohen në të dhënat që mblidhen nga regjistrimi.

“Po ashtu kemi vendosur që të mos përdorim letrën. Jemi në shekullin 21, komponentët e teknologjisë informative janë rritur shumë, ka shumë mundësi të ndryshme që të mos e përdorim letrën. Që do të thotë, punë shumë më e lehtë dhe më e lirë”, ka shtuar ai.

Relevanca, paanshmëria, objektiviteti, e besueshmëria, janë disa nga parimet që ka përmendur zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha, mbi të cilat duhet të organizohet procesi i regjistrimit të popullsisë.

“Sistemi statistikor, në bazë të misionit, do tu ofrojë institucioneve qeveritare, komuniteteve dhe institucioneve kërkimore-akademike, komunitetit ndërkombëtar, komunitetit të bizneseve, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë, informata cilësore dhe statistikore. Ky mision i sistemit statistikor është obligim ligjor bazuar në ligjin 04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në nenin 3 të Ligjit të Sistemit të Statistikave Zyrtare janë të përcaktuara parimet themelore të statistikave zyrtare”, u shpreh ai.

Ramije Topxhiu Mustafa nga Këshilli Statistikor i Kosovës, ka folur për regjistrimin dhe nevojat për të dhënat e freskëta.

“Ka shumë të dhëna që dalin nga regjistrimi i popullsisë dhe aq janë të rëndësishme, sa që është sfidë çfarë të zgjedhësh dhe çka të propozohet në këtë konferencë. Unë jam fokusuar në disa aspekte, në disa ndikime të të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Unë jam fokusuar vetëm në çështje të cilat kanë ndikim në ekonomi, në shoqëri, mandej në ndikimin e tyre në të drejtat e njeriut, mandej në ndikimin e tyre në fushën e ambientit dhe në ndikimin e tyre në çështjet gjinore”, ka thënë Mustafa.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të organizohet vitin e ardhshëm, nga data 1 shtator deri më 16 tetor./KP

lajme

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kapen me marihuanë dy persona në Fushë Kosovë dhe Podujevë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Dy raste të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës është ndaluar një grua, pasi gjatë kontrollit tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3.75 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, një rast tjetër është shënuar në rrugën “Dr. Bajram Krasniqi” në Podujevë, ku policia ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 3.64 gramë marihuanë dhe dy thika. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe banesa e tij, ku janë sekuestruar edhe 2.7 gramë marihuanë dhe 130 euro para të gatshme. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara