Sport

Vajzat e Kosovës luajnë sot kundër Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka përmbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka zhvilluar të enjten seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, përpara sfidës kundër Maqedonisë së Veriut, e cila luhet sot në Shkup, në kuadër të Grupit 6 të Ligës C.

Në stërvitje përzgjedhësi Sermaxhaj dhe stafi i tij kanë punuar në detaje taktike, derisa gjatë tri ditëve stërvitje Dardanet kanë punuar me përkushtim maksimal për ta nisur këtë cikël me rezultat pozitiv dhe për të bërë hapin e parë drejt objektivit kryesor – rikthimit në Ligën B.

Pas stërvitjes, dy lojtare të Kombëtares, Blerta Smaili dhe Djellza Mehmeti, ndanë pritshmëritë e tyre për këtë sfidë:

Blerta Smaili: “Besoj që jemi përgatitur shumë mirë. Kemi ushtruar tri ditë me intensitet. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe shpresojmë në fitore. I kemi pasur përballë disa herë këtë kundërshtar kohët e fundit dhe kemi fituar, por kjo nuk do të thotë se do të jetë një ndeshje e lehtë. E marrim si çdo ndeshje tjetër me seriozitet maksimal. Synojmë për t’u kthyer në Ligën B dhe po punojmë në realizimin e këtij objektivi”.

Djellza Mehmeti: “Është një ndjenjë shumë e mirë. Të kalosh nga grupmosha U19 në ekipin e parë është thjesht ndjenjë e papërshkrueshme. Është kënaqësi dhe privilegj të jesh pjesë e Kombëtares A me këto vajza të mrekullueshme, të cilat kanë treguar sukses. Në bazë të stërvitjeve dhe harmonisë së ekipit, besoj se do të dalim me rezultat pozitiv në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut”.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet në ora 14:00 në Shkup, ndërsa sfidën e dytë Dardanet do ta luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Letonisë.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara