Lajmet

Si u krijuan mumiet?

Një analizë e thellë mbi procesin e ndërlikuar se si u krijuan mumiet.

Published

on

Shkencëtarët kanë zbuluar një objekt të lashtë balsamimi në Egjipt, një zbulim i paprecedentë që ofron një pasqyrë të thellë mbi procesin e ndërlikuar se si u krijuan mumiet.

Objekti që është rreth 30 kilometra në jug të Kajros, daton rreth viteve 664-525 p.e.s dhe ka një strukturë mbitokëse dhe disa dhoma nëntokësore deri në 30 metra nën tokë. Substancat e gjetura brenda objektit janë me prejardhje nga Azia Juglindore e largët.

Një recetë e fshehur

Deri më tani, shumicën e informacioneve lidhur me procesin e mumifikimit shkencëtarët i kanë marrë nga tekstet e vjetra të papirusit, historianët grekë dhe vetë mumiet egjiptiane. Këto burime tregojnë se balsamimi është një proces kompleks që realizohet me përzierje të ndryshme vajrash të veçantë, rrëshirave dhe katranit.

Edhe pse shkencëtarët e përcaktuan lirshëm pse dhe ku disa nga këto substanca përdoreshin për balsamim, ata nuk mund t’i bënin këto dallime për të gjithë përbërësit. Edhe pse në tekstet e vjetra ka emra përbërësish, megjithatë përkthimi i tyre është sfidues. Andaj ende vazhdon debati se cilat janë ato substanca, ku dhe si përdoren.

Në një studim të ri të botuar të mërkurën në revistën Nature, autorët gjetën dhe analizuan saktësisht se çfarë u nevojitet studiuesve për të mbushur këto boshllëqe, 31 enë qeramike, mbetje, nga një punëtori balsamimi e vitit 600 para Krishtit. Disa madje përmbajnë udhëzime se si dhe ku të përdoren substancat specifike.

Për shembull, në një enë shkruhej se substanca duhet përdorur për balsamimin e kokës. Kurse një tjetër i udhëzoi balsamuesit që të përdorin këtë substancë për një erë më “të këndshme”.

“Para këtij studimi ne i dinim emrat e disa substancave, por ne kurrë nuk e dinim se çfarë ishin ato”, tha Salima Ikram, një profesore e Egjiptologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro për DW. Ajo nuk ishte e përfshirë në këtë hulumtim.

Më shumë informacion mbi gjuhën egjiptiane

I kryer në Saqqara, një nekropol antik masiv, studimi mblodhi së bashku arkeologë, ekspertë të gjuhës së lashtë dhe kimistë.

“Ne [klasifikuam përbërësit] duke identifikuar substancat kimike brenda anijes dhe duke e lidhur atë me jashtë”, tha në një konferencë për shtyp bashkëautori Philipp Stockhammer, një profesor i arkeologjisë në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut, Gjermani.

Këto korrelacione i mundësuan studiuesve të debatojnë mbi kuptimet e mëparshme të termave egjiptiane, sikurse “antiu”, i cili identifikohet me mirrën dhe “sefet”, i përshkruar tradicionalisht si një vaj i paidentifikuar.

Këtu studiuesit zbuluan se “antiu” nuk ishte mirrë, por më tepër një përzierje vajrash halorë të përzier me yndyrë shtazore – një substancë – dhe se “sefet” ishte gjithashtu një substancë aromatike që përmban aditivë bimorë si vaj selvi ose elemi.

Shkencëtarët gjetën gjithashtu rrëshira tropikale si elemi, të cilat kanë prejardhje nga Azia Juglindore ose pyjet tropikale afrikane, dhe dammar, gjithashtu nga Azia Juglindore. Të dyja janë të njohura për aromat e tyre të këndshme dhe vetitë antibakteriale dhe antifungale.

“Kjo na tregon se në thelb industria e balsamimit ishte një vrull që çoi përpara globalizimin e hershëm, sepse do të thoshte se ju duhej vërtet t’i transportonit këto substanca në distanca të mëdha nga e gjithë Azia Juglindore”, tha Stockhammer.

Një bashkëpunim Egjipt-Evropë

Kontejnerët qeramikë të rikuperuar duhej të përgatiteshin dhe analizoheshin, por ligji egjiptian nuk i lejon studiuesit të heqin mostrat e lashta nga vendi.

Kështu, shkencëtarët bashkëpunuan me Qendrën Kombëtare të Kërkimit në Kajro, një qendër lokale kërkimi dhe zhvillimi, për të analizuar mostrat në Egjipt.

“Mungesa e këtij lloji të bashkëpunimit është arsyeja pse kërkimet e mëparshme të këtij lloji nuk kanë qenë të mundshme deri më tani”, tha bashkautori Susan Beck në një konferencë për media./UBTNews/

Continue Reading

Vendi

Bypass apo stent? Kur kirurgjia e zemrës bëhet zgjedhja më e përshtatshme për pacientin

Published

on

By

Shëndeti i zemrës nuk përcaktohet vetëm nga një diagnozë, por nga kompleksiteti i dëmtimeve, gjendja e përgjithshme e pacientit dhe mënyra më e sigurt për të rikthyer qarkullimin e duhur të gjakut në muskulin e zemrës. Për këtë arsye, jo çdo problem i arterieve koronare mund të zgjidhet me vendosjen e një stenti apo vetëm përmes trajtimit medikamentoz.

Në rastet kur bllokimet janë të shumta, të përhapura ose anatomikisht komplekse, kirurgjia e bypass-it mund të jetë një alternativë e rëndësishme terapeutike, e cila vendoset pas vlerësimit të plotë të pacientit nga ekipi specialistik.

Pikërisht për këtë çështje, Dr. Sulejman Kusi, specialist i kardiologjisë/kardiokirurgjisë në United Hospital, shpjegon se vendimi ndërmjet stentit dhe bypass-it duhet të bazohet në karakteristikat konkrete të sëmundjes koronare dhe në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit. Zgjedhja e trajtimit nuk është një vendim që merret në mënyrë të njëjtë për të gjithë, por kërkon ekzaminime, vlerësim të enëve koronare dhe gjykim të specializuar mjekësor.

Rikuperimi pas bypass-it kërkon kujdes dhe disiplinë

Pas një operacioni bypass, rikthimi në aktivitetet e përditshme është një proces gradual. Kujdesi për plagën operative, aktiviteti fizik i kontrolluar dhe ushqyerja e shëndetshme janë pjesë të rëndësishme të periudhës së rikuperimit.

Pacientët këshillohen që plagën operative ta mbajnë të pastër dhe të thatë, të ecin çdo ditë sipas udhëzimeve të mjekut dhe të kryejnë ushtrimet e frymëmarrjes pa e sforcuar organizmin. Po ashtu, një regjim ushqimor i balancuar, me më shumë fruta, perime dhe peshk dhe me kufizim të kripës së tepërt, mund të jetë pjesë e rëndësishme e kujdesit afatgjatë për shëndetin kardiovaskular.

Rikuperimi kërkon durim, terapi dhe monitorim

Periudha pas operacionit të zemrës nuk duhet parë si një kthim i menjëhershëm në ritmin e mëparshëm të jetës. Ajo kërkon disiplinë, durim dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore. Ecja e përditshme, ushtrimet e frymëmarrjes, marrja e rregullt e terapisë së përshkruar dhe pushimi i mjaftueshëm janë ndër elementet që mund ta mbështesin rikuperimin.

Në javët e para mund të shfaqen lodhje, shqetësime të menaxhueshme në kraharor, çrregullime të gjumit apo ulje e oreksit. Megjithatë, çdo simptomë e re, e fortë ose që përkeqësohet duhet t’i komunikohet ekipit mjekësor dhe nuk duhet të trajtohet vetëm me vetëkujdes.

Mosha e shtyrë nuk është kriteri i vetëm për kirurgjinë

Një prej pyetjeve të rëndësishme për pacientët dhe familjarët është nëse operacioni në zemër është i sigurt te personat në moshë të shtyrë. Sipas Dr. Sulejman Kusit, mosha në vetvete nuk e përcakton sigurinë e ndërhyrjes. Vlerësimi duhet të marrë parasysh gjendjen e përgjithshme shëndetësore, funksionimin e organeve, sëmundjet shoqëruese, gjendjen e zemrës dhe kompleksitetin e problemit koronar.

Për këtë arsye, vendimi për ndërhyrje kirurgjikale duhet të merret individualisht, pas një vlerësimi të plotë specialistik dhe pas peshimit të përfitimeve dhe rreziqeve për secilin pacient.

Në fund, mesazhi kryesor është i qartë: kujdesi për zemrën nuk përfundon me ndërhyrjen kirurgjikale. Bypass-i apo stenti mund të jenë pjesë e trajtimit, por kontrolli i faktorëve të rrezikut, terapia e përshkruar, aktiviteti fizik i përshtatur dhe ndjekja mjekësore mbeten thelbësore për shëndetin afatgjatë.

Për informacione dhe konsultime në United Hospital:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Vendimi ndërmjet trajtimit medikamentoz, stentit dhe bypass-it duhet të merret vetëm nga mjeku/ekipi specialistik pas vlerësimit individual të pacientit./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave

Published

on

By

Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se në Zubin Potok, në lokacionet ku dyshohet se ka varre masive, bazuar në vlerësimet preliminare janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.

“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër të Vogël, mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.

Ky grup, i njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës” është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik dhe gërmimet janë kryer në Kalludër të Vogël, Jakubë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë, në veri të Kosovës.

Gërmimet nisën pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

15 gusht, autoritetet kishin njoftuar se në Kalludër ishin gjetur mbetje eshtërore të të paktën tre personave.

“Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës.

Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.
/REL/

Continue Reading

Vendi

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara