Lajmet

Si të përdorni empatinë për ta përmirësuar vendin tuaj të punës?

Published

on

E thënë shkurt, empatia është aftësia për t’i kuptuar ndjenjat dhe emocionet e njerëzve të tjerë. Empatia në vendin e punës është aplikim i ndjeshmërisë së përgjithshme dhe disa njerëz nuk mund ta imagjinojnë veten duke vepruar ndryshe nga kjo.

Kjo nuk është diçka që lidhet me moralin, prandaj mos u shqetësoni nëse nuk i perceptoni natyrshëm emocionet e atyre që ju rrethojnë! Mirëpo, empatia është diçka e cila mësohet. Sipas një studimi nga Universiteti i Miçiganit, studentët sot janë 40% më pak empatikë, sesa studentët e kolegjit të viteve 1980 dhe 1990.

Empatia në vendet e punës

Një studim nga Businessolver për emaptinë në vendet e punës, tregon që 82% e CEO-ve kanë pohuar se një vend pune empatik ka ndikim pozitiv në paraqitjen e biznesit, motivimin e punonjësve dhe rritjen e produktivitetit. Ndërsa, 76% e punonjësve u pajtuan që një organizatë emaptike frymëzon më shumë motivimin për punonjësit.

4 mënyra për t’u bërë empatikë që ta përmirësoni vendin tuaj të punës

Psikologja dhe ekspertja e emocioneve në vendet e punës, Marcia Reynolds nxit 4 hapa që duhet të bëhen për të krijuar empati.

Qëndroni të qetë

Nëse truri juaj vazhdimisht mendon edhe gjërat më pak të rëndësishme, është e vështirë që të ndaleni dhe të shihni se çfarë po ndodhë përreth jush në vendin e punës. E kur ndodhë kjo, kur jeni kaq “të zënë” dhe stresoheni, do t’i harroni edhe ndjenjat tuaja e lëre më të tjerëve.

Nëse arrini të mendoni edhe për familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj, përveç punës, do të arrini që edhe punën ta kuptoni në mënyrën e shëndetshme. Kështu që, çdo ditë, ndaloni merrni frymë, ose bëni një shëtitje në drekë vetëm për ta pastruar kokën. Kjo qetësi ju ndihmon që ta kuptoni se çfarë mendoni dhe ndjeni vërtetë.

Shikoni po aq mirë sa edhe dëgjoni

Dëgjimi nuk do të thotë që të dëgjosh fjalë, por t’i kuptosh ato që po thuhen. E po aq sa dëgjimi i rëndësishëm është edhe të shikuarit. Ai është kritik për ta krijuar empatinë për të tjerët, sepse gjuha e trupit shpesh mund të tregojë më shumë për atë që njerëzit mendojnë dhe ndjejnë, sesa fjalët e tyre.

Për ta krijuar këtë empati duhet që t’i vëzhgoni kolegët, shefat dhe raportet e drejtpërdrejta për t’i kuptuar ata drejt. P.sh., nëse njëri nga kolegët në kushte normale ecën drejt dhe i përshëndetë të gjithë, por një ditë ecën i kërrusur dhe kolegët i kalojnë pa i përshëndetur, atëherë mund të thoni që ai/ajo sot nuk është mirë sepse nuk është vetvetja.

Por si mund të krijoni ndjeshmëri në vendin e punës nëse të gjithë punoni nga shtëpia, ose ekipi juaj është i shpërndarë në disa vende? Përdorimi i video -konferencave mund t’ju ndihmojë të shikoni dhe dëgjoni kolegët tuaj. Disa njerëz i rezistojnë idesë së video konferencave, sepse nuk ndihen rehat para kamerës. Kjo është e kuptueshme, por ky siklet mund t’i ndihmojë të gjithë të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë.

I rëndësishëm është po ashtu edhe toni juaj i zërit kur flisni me njëri tjetrin, në vend që të flisni me email, ose shërbime të tjera të mesazheve. Kjo ju ndihmon që të krijoni ndjeshmëri, sepse e kuptoni se çfarë po mendon dhe ndjen kolegu juaj, nëse jo plotësisht, të paktën i njihni ato pak më mirë.

Pyesni veten se çfarë po ndjeni

Duhet që t’i kuptoni ndjenjat tuaja fillimisht për t’i kuptuar ndjenjat e të tjerëve. Nëse pyesni veten si po ndihem pasi e mora një përgjegjësi tjetër të madhe? Atëherë të njëjtën mund ta zbatoni te të tjerët. Nëse të njëjtën detyrë e merr edhe dikush tjetër atëherë do të arrini që ta kuptoni se si po ndihet ai/ajo gjatë kësaj kohe. Kështu që, nuk do ta paragjykoni, por edhe do të mund t’i ndihmoni duke krijuar lidhje më të fortë me të.

Provoni instinktet tuaja për t’u bërë empatikë

Pasi ta keni menduar rastin e kolegut ose koleges tuaj që ka marrë një projekt intensiv dhe i keni menduar ndjenjat tuaja, pasi e keni marrë një detyrë të ngjashme, ju dëshironi që ta kuptoni nëse ai ose ajo po ndihet njësoj.

Pse keni nevojë që ta dini këtë?Nëse është thjesht diçka e keqe atëherë ajo duhet harruar, por nëse tashmë keni njohuri për projektin dhe tashmë keni shoqëri, atëherë kontrollimi i punës bashkë me të do t’iu ndihmojë që ta mbështesni.

Prandaj, afrohuni te kolegu apo kolegia që ka marrë atë projekt dhe thoni “Sapo kam dëgjuar që ke marrë projektin e ri. Kjo është diçka shumë e madhe! Unë do të ndihesha e tronditur paksa nga kjo, por gjithashtu shumë e emocionuar. Ti si po ndihesh?”

Pavarësisht nga përgjigja ju jeni atje për ta mbështetur. Urojeni atë dhe ofroni çdo ndihmë që mund t’ia jepni! Nëse thotë që këtë e ka bërë edhe më herët, atëherë thuaj që keni besim të ajo dhe nuk është çudi që ai projekt aq i madh i është dhënë atij/asaj!

Por nëse ndodhë plotësisht e kundërta, ata shpërthejnë në vaj duke thënë që ai projekt po i humbet mundësi në punë dhe po i mban larg nga familja, atëherë është koha që të shfaqni ndjeshmëri. Qëndroni afër për të folur me të, por pa i shtyrë më shumë, kjo sjellje krijon vend pune më pak të këndshëm dhe empatik./Akademi Pune

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara