Lajmet

Sa dhe pse duhet që bizneset të kenë transparencë me punonjësit?

Published

on

Janë disa pyetje që bëhen për transaprencën në vendin e punës. Sa informacione i ndani me punonjësit për të nxitur transparencë në biznes? Çdo pronar i biznesit dhe secili menaxher vendos se sa informacion dëshirojë që ta tregojë gjatë një dite. A dëshiron që t’i bësh punonjësit ta dinë që të hyrat e kompanisë po ndryshojnë? Po në lidhje me riorganizimin ose zvogëlimin e brendshëm?

Është e rëndësishme që të ndaleni dhe t’i shikoni pasojat e të gjitha veprimeve. Nganjëherë konfidencialiteti është i nevojshëm, por mbajtja e disa gjërave sekrete mund t’i përballin punëdhënësit me probleme ligjore.

Prandaj, merrni parasysh këto katër arsye pse do t’ju duhej që ta konsideroni rritjen e transparencës në biznesin tuaj!

Transparenca e pagës i ndalon diskrepancat

Fshehja e pagës nuk është vetëm politikë e kompanisë, por edhe çështje kulturore. Punonjësit nuk i tregojnë njëri tjetrit për pagën e tyre, por as njerëzve jashtë kompanisë. Të gjithë në kompani kujdesen që të mos lënë kopje të pagës së tyre në ndonjërin cep të zyrës, sepse kjo do të ngjallte pakënaqësi të punonjësit e tjerë.

Por, pavarësisht kësaj, transparenca e pagës mund ta mbrojë biznesin nga çështjet ligjore. Nëse të gjithë e dinë pagën e dikujt tjetër, ata do ta krahasojnë pagën e tyre dhe ata do të jenë të njohur që paga e tyre ka dallim. Por në qoftëse dy kolegë bëjnë të njëjtën punë dhe kanë të njëjtin titull, por ndonjëri prej tyre e kupton që paguhet më pak, atëherë kompania do të ketë probleme.

Punonjës besnikë dhe të informuar

Kur të ardhurat janë të larta, kompania zakonisht feston, madje edhe mund të ofrojë shpërblimet si bonuset. Kur të ardhurat janë të ulëta, punonjësit mund të mos jenë të vetëdijshëm për këtë. Kjo është diçka e keqe, sepse do të thotë që dështimet do të vijnë.

Këshillë:Kur punonjësit janë të njoftuar se çfarë po ndodhë me kompaninë, ata mund të marrin vendime më të mira.

Kjo mund të shihet si rrezik, mirëpo punonjësit nuk do të mund t’i zgjidhin problemet e tyre, nëse nuk e dinë se me çfarë po përballet kompania.

Transparenca i ndalon keqpërdorimet

Keqpërdorimet mund të vijnë nga disa punonjës të cilët arrijnë t’i ndajnë një shumë të vogël të parave nga kompania pa u vërejtur. Kështu që, për ta parandaluar këtë, nëse më shumë se një person e dijë se çfarë po ndodhë, është më e vështirë për një person që të bëjë keqpërdorime.

Transparenca i ndalon humbjen tragjike të të dhënave

Biznesi juaj mbase nuk e ka nivelin e sekretit sikur të Coca Cola-s për formulën e pijes, por a janë sistemet tuaja transparente?

Çfarë ndodhë në qoftëse personi përgjegjës për marketingun vendos që të largohet nga puna, por me urrejtje dhe zhurmë? A janë të gjitha planet e marketingut edhe në laptopin e tij dhe ka vetëm ai qasje?

Ky nuk mund të përdoret si argument për të vendosur fjalëkalim, por nuk duhet që as konkurrentët të kenë qasje në gjithë atë plan. Por nuk duhet as që ta mbani aq sekret sa nëse atij personi i ndodhë diçka i gjithë plani të zhduket. /Akademi Pune

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara