Shëndet

Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

Në 35 vitet e fundit, sezoni i pikut të gripit ka ndodhur më shpesh midis tetorit dhe majit.

Published

on

Ndërsa vjeshta sjell më tepër freski, ajo sinjalizon gjithashtu edhe fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjes. Me koronavirusin nëpër këmbë është e rëndësishme të bëni çfarë mundeni, që të mbroheni kundër sëmundjeve të stinës. Aq më tepër kur tashmë dihet se mund të infektoheni njëkohësisht me koronavirus dhe grip.

Për më tepër, sa më pak pacientë të shtruar, aq më pak presion për sistemet e kujdesit shëndetësor, që punojnë për të trajtuar pacientët me COVID-19. Pra, të qëndrosh i shëndetshëm është një fitore e dyfishtë.

Çfarë është saktësisht sezoni i gripit?

Viruset e gripit në të vërtetë ekzistojnë gjatë gjithë vitit, por rastet zakonisht rriten kur moti bëhet më i ftohtë dhe kulmi arrin në mes të dimrit. Meqenëse gripi nuk largohet kurrë, identifikimi i muajit të pikut është më i dobishëm.

Në 35 vitet e fundit, sezoni i pikut të gripit ka ndodhur më shpesh midis tetorit dhe majit, dhe ka arritur kulmin në shkurt.

Si përhapet ftohja dhe gripi?

Në thelb, virusi përhapet nga një person i infektuar, përmes pështymës, sekrecioneve të hundës, kollitjes, teshtimës ose kontaktit të afërt, shpjegojnë ekspertët e shëndetit.

Edhe pse ka më pak të ngjarë, ju mund të sëmureni në mënyrë indirekte duke prekur një sipërfaqe që një person i infektuar ka prekur më parë.

Cilat janë ndryshimet kryesore midis simptomave të ftohjes dhe gripit?

Sipas ekspertëve duke qenë se virusi i gripit ndryshon vit pas viti, simptomat gjithashtu ndryshojnë, raporton portali shqip.

Megjithatë të dyja janë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme.

Shenjat dalluese të gripit janë dhimbje të forta të trupit ose muskujve, dhimbje koke, ethe, gulçim, kollë dhe një ndjesi e përgjithshme lodhjeje.

Ndërsa simptomat e ftohjes mund të vijnë më gradualisht dhe përfshijnë dhimbje fyti, rrufë, kollë, bllokim të sinuseve, lotim të syve, ethe, dhimbje të lehta të trupit dhe nganjëherë skuqje të lëkurës. Teshtima e shpeshtë gjithashtu mund të tregojë se jeni ftohur.

Mënyrat më të mira për të parandaluar gripin ose ftohjen

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të bëni vaksinën kundër gripit pa mbaruar tetori. Vit pas viti, CDC (qendra e kontrollit të sëmundjeve) ka treguar se sa e dobishme ka qenë vaksina, në parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe vdekjeve nga gripi.

Vaksina e gripit është më e rëndësishme se kurrë më parë këtë vit, pasi sezoni i gripit përplaset me pandeminë COVID-19.

Një tjetër metodë për tu mbrojtur është duke mos prekur gojën me duart e palara, të mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni dhe teshtini, lani shpesh duart dhe shmangni kontaktin e afërt me njerëzit e sëmurë.

Çfarë duhet të bëni nëse sëmureni?

Nëse mendoni se keni grip ose jeni ftohur, diagnostifikimi do t’ju ndihmojë të merrni kurën e duhur. Përndryshe, sistemi juaj imunitar do përpiqet ta luftojë vetë atë.

Ndërkohë, qëndroni në shtëpi në mënyrë që të mos e përhapni virusin tek njerëzit e tjerë.

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara