Shëndet
Si të forcojmë sistemin imunitar në mënyrë natyrale?
Ja disa nga ushqimet natyrale, të cilat luajnë një veprim të rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen e trupit.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiHerpesi në buzë, ulcera, flokë të brishtë, lodhje, gjuha e bardhë, infeksione të shpeshta dhe simptoma të gripit, janë të gjitha shenja që mund të tregojnë sesi sistemi ynë imunitar nuk është në funksion të plotë.
Përveç luhatjeve të temperaturës, stresit, dietës së përshpejtuar dhe mungesës së ushqyesve të dobishëm për trupin tonë, rënia e sistemit imunitar mund të varet edhe nga mënyra sesi jemi rritur, dhe në veçanti, nga mungesa e ekspozimit ndaj baktereve, të rëndësishme për të forcuar mikroorganizmat e dobishëm që jetojnë në zorrët tona.
Ja disa nga ushqimet natyrale, të cilat luajnë një veprim të rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen e trupit.
1.Hudhra | është një nga ato ushqime që ka aftësinë për të forcuar sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie.
2.Ginseng | i dobishëm në trajtimin e stresit, stimulon lirimin e hormonit të kortizolit dhe ndihmon trupin për një sistem nervor qendror të qetë. Gjithashtu, lehtëson një rezistencë të madhe ndaj temperaturave të nxehta apo të ftohta dhe lodhjes.
3.Agrumet | Burim i shkëlqyer më sistemin imunitar, Vitamina C mbron nga sëmundjet përveçse e forcon trupin. Favorizon përthithjen e hekurit marrë nga perimet. Agrumet të shkëlqyera edhe për parandalimin e ftohjeve stinore, gripit, stomatitit, gengiviteve dhe sëmundjeve infektive.
4.Echinacea (bimë mjekësore) | Gjithmonë e këshilluar, për parandalimin e ftohjeve tipike në periudhën dimërore, por mund të përftohet edhe në formë kapsule apo si çaj. Ekstraktet e saj ndihmojnë për mbrojtjen sistemit imunitar të organizmit, që kur reagon shton aftësinë e rruazave të bardha të gjakut të shkatërrojnë bakteret dhe viruset.
5.Karota | Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.
6.Kërpudhat | Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaëe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.
7.Jo sheqerit të përpunuar | Sheqeri, veçanërisht ai i përpunuar, komprometon aktivitetin e sistemit imunitar. Ndaj duhen evituar pijet me gaz, lëngjet dhe produktet e konservuara të cilat kanë shumë.
8.Zvogëlon stresin | Stresi është shkaku kryesor i rënies së sistemit imunitar, pasi dobëson qelizat e bardha të gjakut që reagojnë më pak ndaj stimujve të jashtëm, duke e lënë trupin tonë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Thjesht kushtojini disa orë në javë yoga-s, shëtitjeve në natyrë dhe aktivitete të tjera që na lejojnë të pushojmë dhe të harrojmë ngarkesat ditore. Aktiviteti fizik është një bekim.
9.Flini më shumë | Të flini orët e duhura, e lejon trupin tonë të rigjenerohet dhe të rifitojë energjitë e konsumuara gjatë ditës.
10.Mos tymosni | Duhani është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Por duhani është një kontribuues i madh për rritjen e inflamacionit, rrit formimin e mukusit në traktin respirator. Sistemi imunitar është i lodhur dhe nuk është më në gjendje të kryejë plotësisht punën e vet.
11.Vitamina D | Është e rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare dhe parandalimin e kancerit dhe diabetit. Ndaj, konsumoni produktet e qumështit, peshk, vezë dhe perime të gjelbra. Edhe ekspozimi ndaj diellit, nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë në sasinë e duhur këtë vitaminë të çmuar. Për të mos lënë pa vëmendje, edhe Vitamina A (e pasur te radhiqet), antioksident i fuqishëm, dhe Vitamina B, e cila ndihmon metabolizmin, flokët, lëkurën dhe sytë.
12.Kukurma | Hyrë në mjekësi me termin Ayurvedic për pastrimin e përgjithshëm, tretjen, anti-inflamator, artritit dhe çrregullimet e mëlçisë, përmban vitaminë C dhe ka veti të larta antioksidante. Lufton gripin dhe sëmundjet sezonale.
13.Probiotikët | Bakteret e mira të pranishme në shumë ushqime, të tilla si kosi, janë një bekim për trupi, duke përforcuar sistemin imunitar. Probiotikët të pengojnë rritjen e mikroorganizmave të dëmshme që gjenden në zorrë, duke siguruar një mbrojtje të duhur kundër një game të baktereve patogjene, duke ruajtur përbërjen e saktë të mikroflorës dhe kontribuuese për një sistem të ekuilibruar të mukozës dhe si pasojë, të të gjithë sistemit imunitar.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Kur u vendos 1 janari, cilat data festoheshin më herët si ditë e Vitit të Ri
REL: Ku na la viti 2025, sipas statistikave?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani
Afër 70% të votave të numëruara, pesë kandidatët më të votuar te partitë më të mëdha
Viti 2025: Mbi 26 mijë raste penale, 18 vrasje dhe konfiskime mbi 112 milionë euro në Kosovë
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
