Lajmet

​Dështimi i formimit të qeverisë, Krasniqi ka këtë kërkesë për Vjosa Osmanin

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet që sa më parë të shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas dështimit të formimit të Qeverisë Konjufca, ai tha para mediave se nuk ka kohë për t’u humbur dhe se vendi ka nevojë për institucione legjitime dhe funksionale.

“Pas këtij dështimi të paralajmëruar e pas kësaj blerjeje kohë të panevojshme të 15 ditëshit të fundit me kinse mandatarin e dytë Konjufca, presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë ta shpall datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë e vlefshme edhe më tej sepse qytetarët kanë nevojë për institucione legjitime dhe funksionale. Edhe propagandimi i të pavërtetave të shumta që u tentua të bëhet sot me seancën e parë, nuk pinë ujë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e Bashkimit Evropian me mos votimin e sotëm, as nuk e ka rrezikuar kreditë e Bankës Botërore me mos votimin e sotëm, e as qytetarët e Kosovës nuk mbesin pa pagat e tyre në vitin e ardhshëm për mos votimin e buxhetit të sotëm. Në fakt ajo që ka mundur të ndodhte sot me votimin e atyre pikave do të ishte një përligjje e mentalitetit anti-kushtetutes, një përligjje e qasjes e cila nuk mërzitet për ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thekson se “mentaliteti bllokues i Albin Kurtit e ka sjellë Kosovën në këtë situatë”.

“Kanë kaluar mbi nëntë muaj që qytetarët e Kosovës kanë folur me votën e tyre dhe i patën thënë një jo të madhe të ashtuquajturit referendum të Albin Kurtit, duke i thënë jo po ashtu mentalitetit të qeverisjes një partiake e autokratike. Po ashtu kanë kaluar më shumë se shtatë muaj kur jemi mbledhur si të zgjedhurit e popullit këtu në Kuvendin e Kosovës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për t’i dhënë përsëri qytetarëve institucione legjitime. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Më vjen keq që për herë të parë këtu para jush, qysh më 27 prill, apo ndoshta më 23 prill që ky ngërç do të vazhdojë nëse nuk tërhiqet zotëri Kurti nga mentaliteti i tij bllokues dhe përfundimi do të jetë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kam kërkuar qysh atëherë që këto zgjedhje të mbahen më herët, në qershor në mënyrë që qytetarët ta thonë fjalën e tyre edhe herë për të dhënë drejtimin që ata e kërkojnë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse ky mentalitetit bllokues i LVV-së dhe i zotëri Kurti e ka sjellur Kosovën pikërisht në këtë situatë”, tha ai.

Kabineti qeveritar i prezantuar nga mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca mori vetëm 56 vota. Ai dështoi të formojë qeverinë e re, kështu vendi do të mbajë zgjedhje sërish.

Pro qeverisë Konjufca votuan vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo, Alternativa, si dhe tetë deputetë të komuniteteve jo shumicë.

Ndërkaq kundër votuan 53 deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, kurse tre deputetët e Nisma Socialdemokrate abstenuan./KP

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara