Margot Robbie arriti shumësukses pasi luajti në filmin e shumënjohur, “The Wolf of Wall Street” përkrah aktorit Leonardo DiCaprio në vitin 2013.
Regjisori Martin Scorsese i filmit “The Wolf of Wall Street”, ka zbuluar se si 30-vjeçarja mori rolin e saj në film.
Margot në Wolf of the Wall Street, 2013
Scorsese zbuloi në numrin e revistës Time Magazine “100 njerëzit më me ndikim”, Margot doli jashtë skenarit të ofruar dhe e goditi shuplakë aktorin Leonardo në fytyrë gjatë audicionit të saj.
“Ajo e mori pjesën e saj në Wolf of the Wall Street gjatë takimit tonë të parë – duke tërhequr dhe duke i dhënë Leonardo DiCaprios një shuplake në fytyrë, [ishte] një improvizim që na shtangi të gjithëve” tha ai.
Margot është bërë një nga yjet më të famshme në Hollywood sot.
Margot Robbie, Wolf of the Wall Street, 2013
Vitin e kaluar, një menaxher zbuloi shumën marramendëse që aktorja po fiton potencialisht për miratimet e saj komerciale.
Duke folur për News Corp Australia, agjenti australian me bazë në SHBA tha se Margot po merr të paktën 1.5 milion dollarë për përdorimin e statusit të saj të famshëm për promovimin e produkteve.
“Të gjithë duan të punojnë me të,” tha ai. “Ajo përshtatet në tregun e tyre kryesor të synuar që është mosha 20 deri 40”, tha ai,
Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio premierën e “Once Upon A Time In Holllywood’.
Ajo është australiane e suksesshme edhe në SHBA, kështu që flet në të dy tregjet dhe është në fazën ku konsiderohet si njëra nga aktorët më të talentuara dhe të kërkuara të Hollywood-it” shtoi agjenti.
Margot u bë me famë pasi luajti në Channel Ten’s Neighbours, si Donna Freedman deri në 2011.
Me kalimin e viteve, popullariteti i saj solli marrëveshjet e saj me marka të mëdha ndërkombëtare./UBTNews
Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.
Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.
Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.
Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.
Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/
Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.
Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.
Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.
“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.
Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.
Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.
“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.
Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka përmbyllur me sukses edicionin e 17-të, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita, muzikë dhe aktivitete kulturore.
Edicioni i sivjetmë prezantoi 217 filma nga 46 vende të botës, të ndarë në 11 kategori programore, përfshirë gjashtë gara konkurruese.
Fituesit kryesorë:
Gara Ndërkombëtare: “To the Woods” – Agnes Patron.
Gara e Studentëve: “My Good Boy” – Sara Priorelli.
Gara Ballkanike: “Paradaïz” – Matea Radi.
Gara e Video-Animacioneve Muzikore: “Jay & Bee” – David Kellner.
Best Human Rights Animation: “At Night” – Pooya Afzali.
Gara e të Rinjve: “The Great Dreamscape” – Rémi Durin.
Çmimi i Publikut: “Wish You Were Ear” – Mirjana Balogh.
Në kuadër të platformës Pitch It!, çmimet u ndanë për projektet:
Vendi i parë: “Crow Funeral” – Durim Klaiqi.
Vendi i dytë: “Through the Cracks” – Jeta Sokoli.
Vendi i tretë: “Gjith Ktu” – Hana Kasemi.
Me përfundimin e edicionit të 17-të, Anibar rikonfirmoi rolin e tij si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, duke bashkuar artistë dhe profesionistë nga e gjithë bota./A.K/