Magazinë

Kate Middleton u detyrua të zbulonte diagnozën për kancerin?

Published

on

Kate Middleton u detyrua të dilte publikisht të fliste për diagnozën e saj të kancerit, pasi kishte kërcënime që ky lajm do të rridhte në internet nga të tjerët, kanë pohuar burimet.

Princesha e Uellsit konfirmoi se është duke u trajtuar për kimioterapi parandaluese në një video-mesazh drejtuar vendit më 22 mars, pas javësh spekulimesh për shëndetin e saj.

Pallati Kensington thuhet se u nxitua të dilte publikisht për diagnozën e Kate pasi të dhënat mjekësore u morën nga një person i panjohur, tha një burim për Daily Mail. Kjo thuhej se nuk i la opsion, Princeshës së Uellsit që të dilte publikisht për të treguar për diagnozën e saj.

Mbetet e paqartë se kush ishte përgjegjës se kush hyri për t’i marrë informacionet për gjendjen e Kate Middleton apo nëse informacioni është marrë gjatë qëndrimit të Kate në Klinikën e Londrës për operacionin e saj abdominal në janar apo diku tjetër.

Princesha e Uellsit u detyrua të dalë publikisht me diagnozën e saj, pasi përdoruesit në rrjetet sociale, kishin shpërthyer me teori konspirative për gjendjen e saj shëndetësore.

 

Aktualitet

TikTok dhe YouTube mbyllin 4.7 milionë llogari të fëmijëve në Indonezi

Published

on

By

Platformat e njohura TikTok dhe YouTube kanë mbyllur rreth 4.7 milionë llogari të fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi. Ky vendim erdhi pas rregullave të reja dhe rrepta që ka vendosur qeveria atje.

Ministrja e Komunikimit e Indonezisë njoftoi se rrjeti TikTok ka çaktivizuar 4.1 milionë llogari, ndërsa YouTube ka mbyllur 600 mijë të tilla. Përveç tyre, kufizimet kanë prekur edhe platformat e tjera si Instagram, X dhe Roblox.

Qeveria indoneziane mori këtë vendim për të mbrojtur fëmijët nga varësia ndaj rrjeteve sociale dhe nga dhuna në internet. Autoritetet thanë se duan që këto kompani të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj të miturve.

Indonezia ka ndjekur shembullin e Australisë, e cila vitin e kaluar ndaloi plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët. Edhe Britania e Madhe ka njoftuar se po planifikon të vendosë kufizime të ngjashme së shpejti. /Euronews/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta legjenda e rock-ut David Clayton-Thomas

Published

on

David Clayton-Thomas, këngëtari kanadez dhe frontmeni i grupit legjendar Blood, Sweat & Tears, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Fituesi i çmimit Grammy u nda nga jeta në mënyrë paqësore të mërkurën në një spital në Toronto, ka bërë të ditur publicisti i tij, Eric Alper. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Clayton-Thomas ishte një nga zërat më të njohur të muzikës jazz-rock dhe interpretoi hite si “You’ve Made Me So Very Happy”, “And When I Die” dhe “Spinning Wheel”. Gjatë karrierës së tij shiti mbi 40 milionë disqe dhe konsiderohet një nga artistët që ndikoi në zhvillimin e këtij zhanri muzikor.

Ai iu bashkua grupit Blood, Sweat & Tears në vitin 1968. Albumi me të njëjtin emër u shit në mbi 10 milionë kopje në mbarë botën, qëndroi shtatë javë në krye të klasifikimit Billboard dhe fitoi pesë çmime Grammy, përfshirë edhe çmimin për Albumin e Vitit, duke lënë pas edhe albumin Abbey Road të The Beatles.

Në vitin 1970, grupi u bë formacioni i parë rock që zhvilloi një turne në Evropën Lindore, pas një kërkese të Departamentit Amerikan të Shtetit. Më vonë u zbulua se Clayton-Thomas ishte përballur me një ultimatum për ta zhvilluar turneun në këmbim të qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Ai u largua nga grupi në vitin 1972 për shkak të lodhjes nga turnetë e shumta, por më vonë publikoi mbi një duzinë albumesh solo dhe iu rikthye Blood, Sweat & Tears në fillim të viteve 1980.

David Clayton-Thomas lë pas dy vajzat e tij, Ashleigh Clayton-Thomas dhe Christine Graham. Sipas publicistit të tij, në një datë të mëvonshme do të organizohet një koncert përkujtimor në nder të jetës dhe muzikës së tij, ndërsa të ardhurat do t’i dedikohen organizatës bamirëse Peacebuilders Canada. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Spekulimet shtohen, Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të martohen në Madison Square Garden

Published

on

Spekulimet për martesën e këngëtares me famë botërore Taylor Swift dhe yllit të NFL-së, Travis Kelce, janë shtuar pas raportimeve se është paraqitur një kërkesë për mbylljen e disa rrugëve pranë Madison Square Garden në New York gjatë fundjavës së 4 Korrikut.

Zëdhënësja e zyrës së kryetarit të New Yorkut, Dora Pekec, konfirmoi për BBC se në fillim të qershorit është dorëzuar një kërkesë për mbylljen e rrugëve rreth arenës nga 2 deri më 4 korrik. Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur se kush e ka paraqitur kërkesën, ndërsa CNN raportoi se emrat e Swift dhe Kelce nuk figurojnë në dokumentacion.

Sipas The New York Times, disa lojtarë të ekipit Kansas City Chiefs, ku luan Kelce, kanë rezervuar dhoma hoteli në afërsi të arenës. Po ashtu, policët e Amtrak, që kujdesen për sigurinë në stacionin Penn Station poshtë Madison Square Garden, janë njoftuar të jenë të përgatitur për një dasmë të mundshme të Swift gjatë fundjavës festive.

Raportimet thonë se më 2 korrik mund të organizohet një ceremoni private me rreth 100 të ftuar, ndërsa më 3 korrik një festë më e madhe, ku nuk përjashtohen edhe performanca muzikore.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta mes fansave. Disa e kanë cilësuar Madison Square Garden si një zgjedhje të pazakontë për një martesë, duke menduar se Swift do të zgjidhte një ambient më romantik, si rezidenca e saj në Rhode Island. Të tjerë, megjithatë, e konsiderojnë arenën një vend simbolik, pasi ajo lidh botën e muzikës dhe sportit, dy fushat ku çifti ka ndërtuar karrierën.

Një tjetër arsye që përmendet është siguria e lartë që ofron arena, me hyrje private dhe masa të rrepta që do ta bënin të vështirë fotografimin e çiftit dhe të ftuarve nga paparacët.

Taylor Swift dhe Travis Kelce njoftuan fejesën e tyre në muajin gusht, ndërsa deri më tani nuk kanë konfirmuar zyrtarisht datën apo vendin e martesës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Karl Stefanovic drejt largimit nga Nine Entertainment pas reagimeve për podcastin

Published

on

Njëri nga prezantuesit më të njohur televizivë në Australi, Karl Stefanovic, raportohet se është pranë largimit nga rrjeti Nine Entertainment, pas reagimeve të forta ndaj podcastit të tij, veçanërisht pas një interviste me aktivistin britanik të ekstremit të djathtë, Tommy Robinson.

Stefanovic, i njohur prej vitesh si prezantuesi kryesor i programit të mëngjesit Today, kishte nisur në janar një podcast të pavarur ku ka intervistuar figura të ndryshme kontroverse. Megjithatë, episodi i fundit me Robinson është tërhequr nga platformat online vetëm disa orë pas publikimit, pas reagimeve negative të publikut dhe reklamuesve në Australi.

Sipas mediave lokale, Nine Entertainment është në negociata për përfundimin e kontratës së tij, e cila ishte paraparë të skadonte në fund të vitit. Edhe pse kompania nuk e ka konfirmuar zyrtarisht largimin, ajo është distancuar publikisht nga përmbajtja e podcastit, duke theksuar se bëhet fjalë për një prodhim të pavarur.

Gjatë intervistës 55-minutëshe, Stefanovic deklaroi se e admironte “vendosmërinë” dhe “guximin” e Robinsonit për të mbrojtur bindjet e tij. Në materialin promovues të episodit, ai u pa gjithashtu duke e përqafuar Robinsonin dhe duke përdorur një term ofendues ndaj kryeministrit britanik në largim, Keir Starmer.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta në Australi, ku gazetarë të Nine dhe disa reklamues kanë shprehur shqetësime për ndikimin e podcastit në reputacionin editorial të rrjetit.

Stefanovic ka pasur edhe më herët momente kontroverse gjatë karrierës së tij të gjatë në televizion, përfshirë një paraqitje në transmetim live pas konsumimit të alkoolit dhe një incident ku u detyrua të kërkonte falje për komente të bëra ndaj një kolegeje.

Ai u tërhoq nga emisioni Today në vitin 2018 për shkak të rënies së shikueshmërisë dhe vëmendjes mediatike rreth jetës së tij personale, por u rikthye një vit më vonë.

Pavarësisht polemikave, Stefanovic mbetet një nga figurat më të njohura të televizionit australian.

Burimi: BBC/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara