Shëndet

Si mund ta forconi sistemin imunitar?

Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshme.

Published

on

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se kurrë njerëzit dëgjojnë të flitet për sistemin imunitar dhe për forcimin a dobësimin e tij. Frika nga koronavirusi i ka shtyrë dashje pa dashje edhe drejt informacioneve të pafiltruara. Si mund ta forcojmë imunitetin?! Çfarë vitaminash na duhen? A ka ushqime që na ndihmojnë gjatë kësaj kohe?

E vërteta është se nuk ekziston një barnë magjike apo një ushqim specifik që forcon imunitetin tënd apo të mbron nga koronavirusi. Ka mënyra të tjera që duhet të kombinoni për t’i dhënë vetes një sistem imunitar mjaftueshëm të fortë sa për t’u përballur me një virus të tillë.

1. Ulni sa të mundni nivelin e stresit

Shqetësimi ndaj koronavirusit, e gjithë pasojave të tij, ju ka shtuar ndjeshëm nivelin e stresit në jetë. Çfarë duhet të kujtoni është se kjo gjendje vetëm e përkeqëson shëndetin tuaj.

Kujtoni që trupi punon më mirë ndaj sëmundjeve apo mikrobeve kur mbi të nuk ushtrohet stres. Gjeni pak kohë për të medituar, ose për të përmirësuar frymëmarrjen.

2. Përmirësoni gjumin

Një sistem imunitar i shëndetshëm mund ta luftojë infeksionin. Nëse keni defiçite në gjumë, duhet të dini që sistemi imunitar s’punon siç duhet. Përpiquni të bëni gjumë të mirë që do të thotë, nga 6 deri në 7 orë çdo ditë. Zbatoni me rregull oraret e tij dhe evitoni sa të mundni ushqimet para gjumit, ekranët e telefonave apo aktivitetin fizik.

3. Kontrolloni nivelin e vitaminës D

Dëgjojmë të flitet shumë për rëndësinë e vitaminës C, por krahas saj duhet të dini që marrja e vitaminës D ndihmon trupin të luftojë me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Nëse nuk e merrni si suplement e gjeni në ushqime të tilla si salmoni, peshku apo qumështi.

4. Mos konsumoni alkool

Në mënyrë absolute s’duhet ta kaloni masën e konsumit të alkoolit. Kjo s’do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë apo koktejl, por në mënyrë të moderuar. Kujtoni se nuk është vetëm e pira kronike ajo që dobëson sistemin imunitar. Për gratë normale është 1 pije në ditë, e ndërsa burrat mund të pijnë gjer në dy.

5. Mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe shmangni sa të mundni suplementet e të gjitha llojeve

Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshme. Asnjë ushqim në veçanti nuk është zbuluar se bën “mrekulli” në forcimin e imunitetit, por kombinimi i tyre po. Ushqimet e freskëta dhe jo të procesuara duhet të jenë kryefjala e ditës suaj këtë periudhë. Kjo është po aq e rëndësishme sa larja e duarve apo mosprekja e fytyrës.

Shëndet

Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin

Published

on

Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.

Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.

Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.

Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).

Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.

Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.

Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.

Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara