Lajmet

Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall?

Published

on

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, Plani Marshall mbetet padyshim një nga programet më të rëndësishme të investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike në histori. Aq sa ka hyrë edhe në zhargonin mediatik dhe atë politik. Kur ndodhemi përballë situatave emergjente është e zakonshme t’i drejtohemi kësaj klisheje të leksikut politik: “Tani na duhet një Plan Marshall”. Por më shumë sesa paratë, për Evropën, marrja e afro 13 miliardë dollarëve në 3 vjet, nënkuptoi lidhjen politike me sferën e ndikimit të SHBA-së. Nga ai moment të dyja anët e Atlantikut ishin të përfshira në një kontekst të përbashkët politik, ideologjik dhe kulturor.

Nga Mauro Indelicato

Plani Marshall ishte një program ekonomik për të mbështetur rimëkëmbjen e Evropës menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Plani parashikonte ndarjen e disa miliarda dollarëve për financimin e programeve për rindërtimin dhe ristrukturimin e ekonomisë së Kontinentit të Vjetër, e cila kishte dalë e shkatërruar nga konflikti.

Plani mori emrin e Xhorxh Marshall, atë të Sekretarit amerikan të Shtetit gjatë presidencës Truman, i cili ishte i pari që foli për nevojën e një plani të madh për rindërtimin e Evropës gjatë një fjalimi të mbajtur më 5 qershor 1947 në Universitetin e Harvardit.

Në Kontinentin e Vjetër, Lufta e Dytë Botërore, përveçse vrau mbi 60 milionë njerëz, la si trashëgimi vende dhe popullsi të rrënuara. Si fituesit po ashtu edhe humbësit kishin humbur infrastrukturën, fabrikat dhe industritë. Rindërtimi dukej të ishte një punë e gjatë në kohë dhe shumë komplekse.

Kjo sepse në sfond kishte tensione të reja politike,të cilat potencialisht mund të ngadalësoninveprimet e qeverive apo të rrezikonin të nisnin luftëra të reja. Ndërkohë Evropa vuante nga ndarja në2 blloqe, të cilat përputheshin me sferat përkatëse të ndikimit të dy superfuqive fituese:nga njëra anë Shtetet e Bashkuara dhe në anën tjetër Bashkimi Sovjetik.

E para kishte në dorë Evropën Perëndimore, e dyta Evropën Lindore. Pra, bota ishte në prag të nisjes së Luftës së Ftohtë. Si në Uashington po ashtu edhe në Moskë, ndjehej vlera politike e rindërtimit. Vendet evropiane kishin shumë nevojë për ndihmë,dhe të vetme nuk ishin në gjendje të gjenin burimet e nevojshme për t’u rimëkëmbur.

Fillimi i Luftës së Ftohtë i përshpejtoi planet e SHBA-së për një plan të madh rindërtimi, që do të ishte i aftë të sillte ri–ngritjen e ekonomisë evropiane. Marshall u shpreh ndër të tjera në fjalimin e tij të famshëm se për SHBA-në “sakrifica” e investimit të disa miliardadollarëve, kompensohej nga mundësia e shmangies së rrëshqitjes së kontinentit evropian drejt kalbjes politike dhe sociale.

Kjo e fundit, jo vetëm që do ta privonte SHBA-të nga pasja e aleatëve të qëndrueshëm, por do t’u jepte përparësi partive komuniste në Perëndim. Plani u hartua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Thesarit, dhe anëtarë të tjerë të administratës Truman.

Pas fjalimit të qershorit 1947, u zbuluan detajet e para. Në veçanti, u fol për një fond gjigant për kohën prej gati 14 miliardë dollarësh, që do të investoheshin në 3–4 vitet që do të pasonin, dhe që do të ndaheshin bazuar në planet afatgjata për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Debatet në Kongres ishin të forta, dhe më në fund, më 3 prill 1948, u miratua ligji për zbatimin e planit. Shumat e disbursuara nga Uashingtoni u derdhën në Administratën e Bashkëpunimit Ekonomik, një organ i krijuar posaçërisht për shpërndarjen e ndihmës financiare. Një objektiv madhor i Planit Marshall, kishte të bënte me rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

Në këtë mënyrë, shtetet evropiane do të kishin mundësi të rrisnin tregtinë dhe të integroninekonomitë e tyre. Përmes këtij plani, qeveritë e kontinentit u inkurajuan jo vetëm të bashkëpunonin midis tyre, por edhe të ndërmerrnin veprime që synonin t’i bënin të ndërvarura nga njëra-tjetra ekonomitë kombëtare.

Plani Marshall zgjati 3 vjet. Gjithsej 12.7 miliardë dollarë u ndanë në 3 këste deri në vitin 1951. Pjesa më e madhe i shkoi Britanisë së Madhe, me një total prej 3.2 miliardë dollarësh.

Pas saj vinte Franca me 2.2 miliardë, Gjermania Perëndimore me 1.4 miliardë dollarë, dheItalia me 1.2 miliardë. Ndërkohë mbi 1 miliardë dollarë përfitoi Holanda.

Në total, nga Plani Marshall përfituan 18 qeveri, si ato të Luksemburgut, Belgjikës, Austrisë, Danimarkës, Greqisë, Islandës, Irlandës, Norvegjisë, Portugalisë, Suedisë, Zvicrës dhe Turqisë.

Si të gjitha planet e mëdha, Akti i Bashkëpunimit Ekonomik, ka pasur ndër vite vlerësime pozitive dhe negative. Në grupin e parë përfshihen mendimet e shprehura, sidomos disa vite pas përfundimit të programit, nga ata që besojnë se Plani Marshall ka pasur sukses nërimëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Kjo tezë konfirmohet nga fakti se midis viteve 1952–1953, indeksi i produktivitetit industrial në Evropë ishte më i lartë se në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Pra me paratë e dhëna nga SHBA, Kontinenti i Vjetër ishte në gjendje të pajisej me mjetet infrastrukturore dhe industriale të nevojshme për të sjellë bumin e ardhshëm ekonomik pa pasur nevojë për ndihmë nga Uashingtoni.

Ndërkohë në grupin e dytë, përfshihen shumë ekonomistë që mendojnë se Plani Marshall, favorizoi me të vërtetë rimëkëmbjen, por falë kostos së ulët të punës. Prandaj nuk pati rritje të të ardhurave dhe as ringjallje reale të konsumit.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, Plani Marshall mbetet padyshim një nga programet më të rëndësishme të investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike në histori. Aq sa ka hyrë edhe në zhargonin mediatik dhe atë politik. Kur ndodhemi përballë situatave emergjente është e zakonshme t’i drejtohemi kësaj klisheje të leksikut politik:“Tani na duhet një Plan Marshall”.

I ngjashëm ishte edhe fondi i BE-së për rimëkëmbjen e ekonomive evropiane nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Por më shumë sesa paratë, për Evropën, marrja e afro 13 miliardë dollarëve në 3 vjet, nënkuptoi lidhjen politike me sferën e ndikimit të SHBA-së. Nga ai moment të dyja anët e Atlantikut ishin të përfshira në një kontekst të përbashkët politik, ideologjik dhe kulturor.

Me Planin Marshall, qeveria e Uashingtonit nuk eksportoi vetëm dollarë dhe mallra konsumi që dilnin nga fabrikat e saj, por edhe sistemin e saj ekonomik, social dhe kulturor. / “Il Giornale” – Bota.al

lajme

UBT organizon Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Më 23 deri më 25 tetor 2026, UBT do të organizojë Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të mbledhë mbi 155 pjesëmarrës dhe do të prezantojë më shumë se 50 punime shkencore me fokus në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Programi shkencor mbulon tema të avancuara si inteligjenca artificiale, mësimi makinerik, siguria kibernetike, inxhinieria softuerike, IoT, blockchain dhe zbatimi i teknologjive inteligjente në arsim e shëndetësi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UBT, Besnik Qehaja, theksoi rolin e veçantë që kanë studentët në këtë ngjarje shkencore.

“Rreth 70% e pjesëmarrësve pritet të jenë studentë të niveleve Bachelor dhe Master, duke dëshmuar rëndësinë që UBT i kushton përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, zhvillimit të tyre akademik dhe krijimit të mundësive për prezantimin e rezultateve të hulumtimeve të tyre”, ka thënë Qehaja.

Duke folur për synimet kryesore të këtij organizimi, dekani Qehaja nënvizoi se kjo platformë shërben për të lidhur arsimin me inovacionin e ardhshëm:

“Përmes kësaj konference, UBT synon të forcojë lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, arsimit universitar dhe inovacionit teknologjik, duke krijuar një platformë për prezantimin e ideve të reja dhe avancimin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë”, shprehet Qehaja.

Konferenca do të shërbejë si një udhëkryq i rëndësishëm bashkëpunimi mes akademikëve, hulumtuesve dhe studentëve vendorë e ndërkombëtarë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore.

 

Continue Reading

Vendi

Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, pjesë e Konferencës së Mjekësisë Sportive në UBT

Published

on

By

Nesër, më 21 tetor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Mjekësisë Sportive (ICSM 2026), e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference do të jetë edhe Prof. Dr. Fabio Pigozzi, President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe një nga figurat e njohura ndërkombëtarisht në mjekësinë sportive dhe shëndetin olimpik.

Pjesëmarrja e tij i jep konferencës një dimension të veçantë ndërkombëtar, duke krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe diskutim të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë.

Në kuadër të programit të konferencës, si ligjerues kryesor do të jenë:

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe President i UBT-së, me fokus në inovacionin në arsim, teknologji dhe zhvillimin e shoqërisë inteligjente.

Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Prof. Dr. Norbert Bachl, Zëvendëspresident i FIMS-it dhe specialist i fiziologjisë së ushtrimeve dhe mjekësisë sportive,

Prof. Dr. Ilir Ahmetgjekaj, profesor dhe specialist i radiologjisë;

Christian Stammel, Drejtor Ekzekutiv i Wearable Technologies;

Dr. Arian Bujupi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë.

Konferenca do të trajtojë tema kyçe që ndërlidhin mjekësinë sportive me shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe rolin e inovacionit në praktikën klinike dhe sportive. Aktiviteti është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Regjistrimi bëhet përmes Platformës Digjitale të OMK-së, ndërsa detajet e plota të konferencës gjenden në ueb-faqen zyrtare: icsm.ubt-uni.net/2026/.

 

 

Continue Reading

Rajoni

Nisin përplasjet në protestën në Tiranë

Published

on

By

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë nisur në Tiranë, pas përshkallëzimit të situatës gjatë marshimit drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta fillimisht ishte e qetë, me studentët dhe mësimdhënësit që marshuan në mënyrë paqësore nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit. Megjithatë, situata u tensionua kur protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë.

Policia reagoi duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por protestuesit nuk u larguan nga Rruga e Durrësit. Ata vazhduan të qëndronin pranë efektivëve të policisë, duke kërkuar rikthimin para Ministrisë së Arsimit.

Tensionet vijnë pas disa ditësh protestash në Shqipëri, gjatë të cilave janë përdorur gaz lotsjellës, ujë, gurë dhe, në disa raste, edhe plumba gome.

Foto: REL

D.L

Continue Reading

Lajmet

Konferenca e MBE-së në UBT: Fokusi në transformimin digjital

Published

on

By

Këtë fundjavë më 24 tetor, do të mbahet Konferenca e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE), në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të bëjë bashkë hulumtues, akademikë dhe ekspertë nga Kosova dhe bota për të diskutuar prirjet e reja ekonomike, financiare dhe menaxheriale.

Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, Muhamet Gërvalla, njoftoi se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se programi sjell një larmi tematike.

“Për ne është e rëndësishme që konferenca të jetë jo vetëm një mundësi për prezantimin e rezultateve shkencore, por edhe një hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe krijim të bashkëpunimeve të reja akademike. Temat kryesore përfshijnë transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik, financat, inovacionin dhe ndërmarrësinë”, ka thënë Gervalla.

Hulumtimet e prezantuara nga akademikët vendorë u kushtojnë vëmendje të veçantë sfidave konkrete të tregut vendas, si përdorimi i inteligjencës artificiale në biznese, zhvillimi i NMM-ve, turizmi, politikat tatimore dhe pjesëmarrja e grave në menaxhment.

Lidhur me dobinë e kërkimeve vendore, dekani Gërvalla nënvizoi se këto punime lidhen me sfidat konkrete të Kosovës dhe përpjekja për të ofruar analiza që mund të ndihmojnë në përmirësimin e vendimmarrjes.

Përveç studiuesve kosovarë, konferenca ka tërhequr edhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Maroku, Kameruni, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të ndryshme evropiane, të cilët do të trajtojnë tema të tregjeve financiare, rritjes së gjelbër dhe teknologjisë.

Dekani Muhamet Gërvalla e vlerësoi lart këtë ndërthurje përvojash ndërkombëtare:

“Konferenca e MBE-së synon të lidhë hulumtimet që trajtojnë sfidat konkrete të Kosovës me perspektiva dhe përvoja ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik”, shprehet Gervalla.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara