Histori

Si e përshkruhet Ferri nga religjionet e ndryshme?

Ka shumë keqkuptime mbi atë që thonë fetë e ndryshme mbi Ferrin.

Publikuar

Shumë besime fetare kanë një pikëpamje mbi jetën e përtejme, e cila përfshin një anë të errët. Por ka shumë keqkuptime mbi atë që thonë fetë e ndryshme mbi Ferrin. Është e rrallë të gjesh një konsensus midis ndjekësve të një feje me ata që e kanë braktisur fare besimin në të. 

A është Ferri një ide e frikshme, e krijuar enkas për të kontrolluar njerëzit përmes frikës, apo ai  siguron atë ndjenjën e drejtësisë që mungon shpesh në botën tonë fizike? Nëse po, a është ai një dënim i përjetshëm, apo një vend nga ku mund të shpëtohet përmes veprave të mira? A shërben frika nga ndëshkimi hyjnor për t’i nxitur njerëzit të veprojnë në një mënyrë më etike? Ja cilat janë disa nga mënyrat sesi e përshkruajnë Ferrin fetë kryesore të botës:

Ferri sipas feve të lashta

Ideja e një mbretërie të ndëshkimit të përjetshëm, vjen nga mitologjia egjiptiane që nga mijëvjeçari IV Para Krishtit. Ferri ose “Duat”, shihej si një vend që mbështjell tokën, i mbikëqyrur nga një hyjni me kokë çakalli, Anubis. Rruga drejt ditës së gjykimit ishte e gjatë dhe e mundimshme.

Të vdekurit duhej të kalonin nëpër 12 rajone të Ferrit, dhe një mori gjarpërinjsh dhe demonësh që merrnin frymë nga zjarri përpara se të arrinin në vendin gjykimit, pra nëse mbijetonin apo jo. Ata që nuk ia dilnin mund të shkatërroheshin pa shpresë për t’u falur. Gjatë procesit të gjykimit, shpirtrat e tyre viheshin në një peshore kundrejt peshës së një pende.

Rezultati përcaktonte nëse jeta e tyre ka qenë e drejtë apo e gabuar. Zemra e njerëzve të këqij copëtohej nga demonët, ndërsa të mirët dërgoheshin në “Shtëpinë e lumturisë”. Mitologjia greke e përshkruante jetën e përtejme si botën e nëndheshme, Hades, një labirint i errësirës dhe dëshpërimit i ruajtur nga qeni i frikshëm Cerberus. Mitologjia romake flet për shpirtrat e të vdekurve që kalonin nëpër lumin Stiks. Njerëzit e këqij shkonin në fushat e torturës, Tartarus, ndërsa të mirët në Fushat Eliziane.

Krishterimi

Shumica e përfytyrimeve tradicionale të krishtera rreth Ferrit, nuk vijnë nga Bibla por nga letërsia mesjetare. Si për shembull nga kryevepra e Dantes, nga libri “Parajsa e humbur” e Xhon Miltoni dhe nga artistë të mëvonshëm si Hieronim Boch dhe Mikelanxhelo. Dhjata e Re përmban pak referenca për Ferrin.

Të krishterët konservatorë si teologu Daniel Streinxh, thonë se përmendja nga Jezusi e Gehenas, një vend real në periferi të Jeruzalemit ku ndodhnin sakrificat e fëmijëve dhe ku zjarret ishin gjithnjë të ndezura, i referohet një vendi në jetën e përtejme ku përfundonin njerëzit e ligj, përfshirë ata që e kanë refuzuar Krishtin.

Të krishterët janë në përgjithësi të ndarë nëse Ferri është apo jo një vend i vërtetë, apo nëse fokusi kryesor i Jezusit ishte te rëndësia e jetës së njerëzve në Tokë. Të krishterët liberalë priren ta përshkruajnë Ferrin si një gjendje shpirtërore që përfaqëson distancimin nga Zoti, me njerëz që zgjedhin të largohen nga parajsa. Por mundësia e ribashkimit me Perëndinë është gjithmonë aty, dhe Ferri perceptohet si një vend ri–edukimi dhe jo një vend i ndëshkimeve të pafundme.

Katolikët, e përshkruajnë Purgatorin si një vend ku ata që nuk konsiderohen mjaftueshëm mëkatarë për të përfunduar në Ferr, ndërmarrin rrugën e pendesës, derisa të shlyhen mëkatet e tyre, dhe të hyjnë përfundimisht në Parajsë. Shumë të krishterë përparimtarë, si Unitarianët dhe Universalistë, thonë se Ferri nuk ekziston dhe se të gjithë do të hyjnë përfundimisht në Parajsë.

Ferri sipas Judaizmit (Tevratit dhe Talmudit)

Brenda teologjisë hebraike ka një debat mbi konceptin e Ferrit dhe jetës së përtejme. Shumë hebrenj nuk kanë një besim të fortë për atë që ndodhë pas vdekjes, ndërsa disa këmbëngulin se Ferri nuk ekziston. Por tekste të ndryshme të shenjta në Judaizëm i referohen ferrit si një mbretëri e pendimit dhe ndëshkimit.

Pasazhet nga Samueli dhe Ezekieli  i referohen një dite kur Zoti do të “nxjerrë” trupat nga varret dhe kur në “kockat e thata” të të vdekurve do të rritet sërish mish dhe lëkurë me urdhër të tij. Cilido që vdes për lavdinë e emrit të Perëndisë duhet të marrë shpërblimin e tij, dhe kjo do të thotë se të gjitha qenieve të drejta do t’u jepet jetë e re në fund të kohës, kur Ai të ringjallë njerëzit nga vdekja.

Talmudi, libri i ligjit judaik, i referohet një jete të përtejme që i sheh të gjithë, përveç më të ligjve, të dërgohen në një vend plot zjarre, ku njerëzit digjen dhe pastrohen përkohësisht përpara se të çohen në Parajsë nga Abrahami. Diku tjetër, teksti Talmudi përshkruan se si në vend që të shkojnë në Parajsë, njerëzit nuk ekzistojnë më pasi shlyejnë mëkatet e tyre.

Përshkrimet e Ferrit në Talmud përshkruajnë një vend të quajtur Gehinnom, ku shpirti kalon 12 muaj duke u pastruar përpara se të lëshohet në Olam Ha-Ba, në botën që do të vijë. Të ligjtë e pandreqshëm ose dënohen me ndëshkime ose asgjësohen fare. Për më tepër, Talmudi flet për një të ardhme ku të vdekurit rikthehen në jetë, dhe e përshkruan sjelljen e tyre në Gan Eden, një vend barazie dhe drejtësie ku ata gëzojnë një pozitë të lartësuar në praninë e hyjnores.

Islami

Shkollat ​​kryesore të dijes islame rreth jetës së përtejme, promovojnë idenë se qeniet njerëzore do të përballen një ditë me gjykimin, kur Allahu t’i sjellë të gjithë para tij. Në atë moment do të ringjallen të vdekurit, mëkatarët do të përballen me hedhjen në zjarr kur të kalojnë urën hyjnore, dhe të drejtët do të dërgohen në Parajsë.

Gjykimi i tij është menduar të jetë përfundimtar, por ai mund të tregojë mëshirë nëse ndërhyn profeti Muhamed. Sipas Islamit, Ferri ka 7 porta, secila e rezervuar për një grup të caktuar mëkatarësh, bazuar në veprat e tyre të këqija në jetë.

Hinduizmi

Hinduizmi mëson se në vend që të jetë një vend i mundimit të përhershëm, Ferri është një mbretëri e përbërë nga 28 shtresa, ku individët shlyejnë krimet e kryera në një jetë të mëparshme. Ky proces njihet si “Naraka” ose “Yamaloka” dhe mbikëqyret nga Yama, Zoti i Vdekjes. Mëkatarët mund të torturohen, ndërsa pas pastrimit nga mëkatet, shkojnë përfundimisht në Parajsë ose “Moksha”.

Budizmi

Sipas Budizmit ekzistojnë 6 sfera të ekzistencës, njëra prej të cilave është një mbretëri që vepron si një Ferr. Brenda saj ka 8 Ferre. Aty shpirtrat priten, digjen dhe gllabërohen, përpara se të kthehen në jetë për të kaluar të njëjtat mundime, sërish nga e para, nëpërmjet ri-mishërimit.

Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al

Histori

“Kur paqja dukej e mundur“

Publikuar

nga

Nga Enrico Franceschini

Nuk ka pasur gjithmonë luftë mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ishte një periudhë në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, kur unë isha korrespondent në Jerusalem, në të cilën procesi i paqes i nisur nga Rabini dhe Arafat jepte shpresë të madhe dhe atmosfera midis dy popujve të thirrur nga historia për të ndarë të njëjtën tokë, ishte paqësore.

Bashkëpunëtorim im palestinez largohej rregullisht nga Ramallahu, kryeqyteti i Territoreve Autonome të qeverisura nga Arafati në Bregun Perëndimor, për të ardhur me makinë me të dashurën e tij dhe notuar në plazhin e Tel Avivit, e më pas ndaleshin për darkë në breg të detit.

Shumë izraelitë shkonin për të bërë pazar në Bregun Perëndimor sepse produktet ishin më të lira. Më shumë se njëqind mijë palestinezë në ditë largoheshin nga Gaza për të punuar në vende të ndryshme izraelite. Dhe pelegrinët e krishterë, pasi vizitonin Varrin e Shenjtë brenda mureve të Qytetit të Vjetër, merrnin një autobus ose taksi për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem.

Turizmi po lulëzonte, e ardhmja dukej premtuese, krijimi i një shteti palestinez të gatshëm për të jetuar në paqe dhe siguri reciproke përkrah Izraelit dukej i afërt.

Nuk ka rëndësi se kush ishte më përgjegjës për dështimin e këtij projekti dhe kthimin (për fat të keq, mjaft shpejt: ndërsa jetoja ende në Jerusalem) tek terrorizmi dhe lufta.

Por kujtimet e mia tregojnë se një zgjidhje e konfliktit është e mundur, pavarësisht se ekstremistët e shtyjnë atë. Megjithatë, si një udhëheqës izraelit ashtu edhe një udhëheqës palestinez duhet të dëshirojnë të arrijnë në zgjidhje. Duhen dy për të kërcyer tangon, siç thotë një shaka e vjetër, dhe gjithashtu për të bërë paqe mes armiqve./bota.al

Vazhdo të lexosh

Histori

George Washington u këshillua ta shpallte veten sundimtar të SHBA-së, por refuzoi

Publikuar

nga

Gjenerali George Washington para 240 vjetësh ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën.

Oficerët ishin të emocionuar ngaqë gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti, por edhe heroi i tyre.

Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve.

Washington hodhi poshtë idenë si të gabuar, duke thënë se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.

Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë, jo si sundimtar fuqiplotë, por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vazhdo të lexosh

Histori

Sot ditëlindja e Enver Hoxhës, çfarë dihet për fëmijërinë e tij

Ai ishte djalë i një familjeje modeste gjirokastrite.

Publikuar

nga

Enver Hoxha ishte djalë i një familjeje modeste gjirokastrite. Ai besohet se ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen Palorto, në familjen e Halil dhe Gjyle Hoxhës. Pavarësisht se 16 tetori ishte festa e ditëlindjes së tij, kërkimet dokumentare për të janë të rrëmujshme.

Në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënimet për lagjen “Teqe-Meçite-Hazmurat”, shënon se Enver Hoxha, ka lindur më 12 maj 1908.

Shënimi sqaron se prindërit e tij janë Halil (babai) dhe Gjylo (nëna)”. Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930).

Në Francë, figuron me ditëlindje 3 tetor ndërsa gazeta “Bashkimi” 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori, ditëlindja që ai festonte vetë u bë publike në gazetën Bashkimi më 16 tetor 1947. Por këto të dhëna s’kanë luajtur ndonjë rol në biografinë e tij. Janë me gjasë produkt i kaosit që shoqëronte Shqipërinë në atë kohë.

Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir, i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.

Enver Hoxha e kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në dy qytete të Shqipërisë, në Gjirokastër dhe në Korçë.

Gjirokastra luajti rol pothuajse modest në formimin e tij, ndërsa Korça është qyteti ku ai u formua vërtet. Transferimi i Hoxhës në Korçë ndodhi në mbarim të vitit të dytë liceal.

Në tetor 1930, Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë.

Në korrik të vitit 1936, Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vite, kurse për pjesën tjetër, Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.

Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij. Pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Vazhdo të lexosh

Histori

Historia e rebelimit të madh në burgjet amerikane

Nëntë pengje dhe më shumë se 30 të burgosur u vranë nga plumbat e policisë gjatë sulmit.

Publikuar

nga

Më 13 shtator 1971, afro 1 mijë e 500 policë dhe roje burgu sulmuan burgun shtetëror të Atikës në shtetin New York për të shtypur një nga rebelimet më të mëdha të burgjeve në historinë amerikane.

Nëntë pengje dhe më shumë se 30 të burgosur u vranë nga plumbat e policisë gjatë sulmit. Rebelimi kishte shpërthyer më 9 shtator, kur një grup të burgosurish nuk pranoi të ndahej në grupe më të vegjël për të kryer punët e zakonshme të mëngjesit.

Revolta u përhap, ndërkohë që të burgosurit filluan të thyenin dritaret dhe të digjnin orenditë e burgut. Brenda disa orësh, 1 mijë e 500 të burgosur iu bashkuan revoltës dhe morën peng dhjetëra punonjës të burgut.

Vendimi për dërgimin e policisë u mor katër ditë pas dështimit të bisedimeve të vështira për lirimin e pengjeve.

Të burgosurit u kishin paraqitur zyrtarëve një listë kërkesash, përfshirë përkujdesje më të mirë mjekësore, heqjen e censurës mbi materialet për lexim, lirinë fetare dhe një program për ”rehabilitim real” për t’i përgatitur të burgosurit për jetën jashtë mureve të burgut. Zyrtarët plotësuan disa prej kërkesave.

Mirëpo, zyrtarët kundërshtuan kërkesat e të burgosurve që ata të mos gjykoheshin për vdekjen e rojeve të burgut dhe për pjesëmarrjen në rebelim./KosovaPress/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara